Bodh Gaja
24°41′42″N 84°59′29″E / 24.695102°N 84.991275°E
Bodh Gaya
बोधगया | |
---|---|
qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 45 349 |
{{{postal_code_type}}} | 824231 |
Targat | BR-02 |
Bodh Gaya është një vend pelegrinazhi fetar të ludhur me Kompleksi Tempullor Mahabodhi në distriktin Gaya në shtetin indian të Biharit. Është i famshëm si vendi ku Gautama Buda thuhet se arriti ndriçimin (në gjuhën pali: bodhi) nën atë që u bë e njohur si Pema Bodhi.[2]
Për budistët, Bodh Gaya është më i rëndësishmi nga katër sitet kryesore të pelegrinazhit të lidhura me jetën e Sidharta Gautamas, të mbiquajtur Buda, ku tre të tjerat janë Kushinagari, Lumbini, dhe Sarnathi. Në vitin 2002, Tempulli Mahabodhi, i vendosur në Bodh Gaya, u bë një Monument i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.[3]
Historia
RedaktoBodh Gaya është vendi më i shenjtë për ndjekësit e besimit budist në të gjithë botën. E vendosur afër bregut të Lumit Neranjana vendi atëherë ishte i njohur si Uruwela. Mbreti Ashoka ishte i pari që ndërtoi një tempull këtu.[4]
Sipas traditës, Buda lindi në vitin 563 p.e.s. në Nepalin e sotëm[5][6] gjatë Baisakhi Purnimas. Si Siddhartha, ai hoqi dorë nga familja e tij në moshën 29 vjeçe në vitin 534 p.e.s.[7][8] dhe udhëtoi dhe meditoi në kërkim të së vërtetës. Pasi praktikoi vetë mohimin për gjashtë vjet në Urubela (Buda Gaya) në Gaya, ai e braktisi atë praktikë pasi nuk i dha atij vimukthi. Pastaj ai zbuloi Rrugën e Tetë-fishtë Fisnike pa ndihmën e ndonjërit dhe e praktikoi atë, pastaj arriti Buddhatva-n ose ndriçimin. Ndriçimi është një gjendje e të qenit tërësisht i lirë nga dëshirat epshore (raga), urrejtja (dosa) dhe iluzioni (moha). Duke arritur ndriçimin hyhet në Nibbana, stadi përfundimtar i të cilës është Parinibbana.
Në këtë vend, Buda u braktis nga pesë njerës që kishin qenë shoqëruesit e tij të asketizmit. Të gjithë ata e konsideronin një njeri të zakonshëm; ata e tallnin pamjen e tij prej të mirë-ushqyeri. Kur ata i kujtuan atij betimet e mëparshme, Buda u përgjigj, "Asketizmi vetëm ngatërron mendjen. Në ezaurimin dhe trullosjen mendore në të cilën ai çon, personi nuk mund t’i kuptoi më gjërat e zakonshme të jetës, akoma më pak të vërtetën që qëndron përtej shqisave. Unë kam braktisur ekstremet si të salltanetit ashtu dhe të asketizmit. Kam zbuluar Rrugën e Mesme". Kjo rrugë që nuk është gjishtashtu e lehtë (një princ i pasur) as e vështirë (që jeton në kushte të kursyera duke praktikuar vetë-mohimin). Duke dëgjuar këtë, pesë asketikët u bënë dishepujt e parë të Budës në Parkun e Drerit në Sarnath, 13 km në veri-lindje të Varanasit.
Dishepujt e Siddhartha Gautamas filluan ta vizitojnë vendin gjatë hënës së plotë në muajin e Vaisakh-ës (prill–maj), sipas kalendarit hindu. Përgjatë kohës, vendi u bë i njohur si Bodh Gaya, dita e ndriçimit si Buddha Purnima dhe pema si Pema Bodhi.
Historia e Bodh Gaya-s është dokumentuar nga shumë mbishkrime dhe përshkrime pelegrinazhi. Më të shquarat nga këto janë përshkrimet e pelegrinëve kinezë Faxian në shekullin e V dhe Xuan Zang në shekullin e VII. Zona ishte zemra e një qytetërimi budist për shekuj, deri sa u pushtua nga ushtritë turke në shekullin e XIII. Emri i vendit, Bodh Gaya, filloi të përdorej që nga shekulli i XVIII. Historikisht, ajo njihej si Uruvela, Sambodhi, Vajrasana ose Mahabodhi.[9] Manastiri kryesor i Bodh Gaya-s zakonisht quhej Bodhimanda-vihara (në gjuhën pali). Tani ai quhet Tempulli Mahabodhi.
Më 7 korrik 2013 në afërsi të Tempullit Mahabodhi shpërthyen pesë bomba. 4 bomba u shpërthyen gjithashtu në qytet, ndërsa tre u çaktivizuan.
Tempulli Mahabodhi
Redakto- Artikulli kryesor: Tempulli Mahabodhi
Kompleksi, i vendosur rreth 110 kilometra nga Patna, në koordinatat 24°41′43″N 84°59′38″E / 24.69528°N 84.99389°E,[10] përmban Tempullin Mahabodhi me fronin e diamantit (të quajtur Vajrasana) dhe Pemën e shenjtë Bodhi. Kjo pemë ishte fillimisht një fidan i pemës Sri Maha Bodhi në Sri Lanka, e rritur ventë nga një fidan i Pemës origjinale Bodhi.
Besohet se perandori Ashoka e vizitoi Bodh Gaya-n rreth 280 vjet pas ndriçimit të Budës. Ai konsiderohet si themeluesi i Tempullit origjinal Mahabodhi. Ai konsistonte në një majëz të gjatë të kurorëzuar nga një stupa në miniaturë dhe një chhatravali mbi një platformë. Dy palë shkallë të çojnë në platformë dhe shenjtëroren e sipërme. Modelimet në majëz përmbajnë imazhe të Budës në nike. Disa historianë besojnë se tempulli u ndërtua ose rikonstruktua në shekullin e I, gjatë Periudhës Kushane. Me rënien e Budizmit në Indi, tempulli u braktis dhe u harrua, i mbuluar nën shtresa dheu dhe rëre.
Tempulli u restaurua më vonë nga Sir Alexander Cunningham në fundin e shekullit të XIX. Në vitin 1883, Cunningham bashkë me J. D. Beglar dhe Dr. Rajendralal Mitra e gërmuan në mënyrë të përpiktë sitin. Për ta rikthyer Bodh Gaya-n në lavdinë e saj të dikurshme u krye një punë e gjërë restauruese. Ai ka një lartësi prej 55 metrash, që mund të shihet që nga 11 km largësi.
Tempuj të tjerë budistë
RedaktoKittisirimegha e Sri Lankës, bashkëkohës i Samudraguptas, ngriti me lejen e Samudraguptas, një manastir Sangharama pranë Tempullit Mahabodhi, kryesisht për tu përdorur nga murgjit sinhalezë që shkonin për të adhuruar pemën Bodhi. Rrethanat në lidhje me Sangharama-n janë përshkruar nga Xuan Zang (Samuel Beal, vep. cit., fq. 133) që jep një përshkrim të saj si ai e kishte parë. Me gjasa ishte këtu që Buddhaghosa u takua me Revata e Madh që e bindi atë të shkonte në Cejlon.
Mjaft tempuj dhe manastire budiste janë ndërtuar nga njerëz nga Butani, Kina, Japonia, Mianmari, Nepali, Sikimi, Sri Lanka, Taivani, Tailanda, Tibeti dhe Vietnami një një zonë të gjerë përreth Tempullit Mahabodhi. Këto ndërtesa pasqyrojnë stilin arkitekturor, dekorimet e jashtme dhe të brendshme të vendeve përkatëse. Statuja e Budës në Tempullin Kinez është 200 vjeçare dhe u soll nga Kina. Tempulli Nippon i Japonisë ka formën e një pagode. Tempulli Burmez (Mianmari) ka po ashtu formë pagode dhe përngjasues i Bagan-it. Tempulli Tailandez ka një çati tipike të pjerrët të lakuar, të mbuluar me tjegulla të arta. Brenda, tempulli mban një statujë të stërmadhe prej bronxi të Budës. Pranë Tempullit Tailandez ndodhet një statujë 25 metra e Budës,[11] e vendosur brenda një kopshti që ekziston të paktën që prej mbi 100 vjetësh.
Seria e shpërthimeve në Tempullin Mahabodhi
RedaktoMë 7 korrik 2013, rreth orës 5:15 të mëngjesit, ndodhi një shpërthim bombe me intensitet të ulët në Kompleksin 1500 vjeçar të Tempullit Mahabodhi. Kjo u ndoq nga një seri prej nëntë shpërthimesh me intensitet të ulët ku u plagosën dy murgj, një tibetian dhe tjetri burmez. Këto shpërthime u organizuan nga organizata terroriste islamike, për tu hakmarr për vrasjen e myslimanëve në Burma. Seria e shpërthimeve nuk i shkaktoi dëmtime tempullit ose pemës nën të cilën Buda arriti ndriçimin. Dy bomba të tjera, një nën statujën 25 m të Budës dhe tjetra afër Tempullit Karmapa u çaktivizuan nga policia.[12][13] Hetimi i shpërthimve iu dha National Investigating Agency të Indisë. Në kompleksin tempullor u gjetën edhe tre bomba të tjera të pa shpërthyera.
Demografia
RedaktoSipas censusit të vitit 2001,[14] Bodh Gaya kishte një popullsi prej 30 883 banorësh. Meshkujt përbënin 54% të popullsisë ndërsa femrat 46%. Sipas statistikave të vitit 2015 Bodh Gaya kishte 45 349 banorë. Bodh Gaya ka një nivel mesatar alfabetizmi prej 51%, më i ulët se mesatarja kombëtare prej 59.5%; me alfabetizmin mashkullor prej 63% ndërsa atë femëror 38%. 8% e popullsisë është nën moshën 6 vjeçe.
Transporti
Redakto- Bodh Gaya ndodhet rreth 12 km nga qyteti i Gaya-s. Bodh Gaya lidhet me Gaya-n nëpërmjet Autostradës Kombëtare 83.
- Departamenti i Turizmit të shtetit mundëson shërbime udhëtimi nga Patna për në Bodh Gaya.
- Shërbimet e trenave dhe autobusëve për në Gaya janë të disponueshëm nga Kalkuta, që është një udhëtim natën.
- Autobusët janë futur nga shoqëria e transporit të Biharit midis Patnas dhe Bodh Gayas nëpërmjet Rajgir-it.[15]
- Një shërbim i veçant karavan i quajtur Wonder on Wheel, midis Patnas dhe Bodh Gaya-s, është futur nga departamenti i turizmit të Biharit.[16]
Aeroporti ndërkombëtar i Gaya-s
RedaktoAeroporti i Gaya-s është i vendosur 7 km nga Bodh Gaya dhe afërsisht 10 km nga Stacioni Hekurudhor i Gaya-s.
Imazhe
Redakto-
Tempull hindu në Gyah, Bahar (1847)[17]
-
Bodh Gaya përpara restaurimit.
-
Tempulli Tailandez në Bodh Gaya.
-
Tempulli Butanez në Bodh Gaya.
-
Një statujë e Mucalinda-s duke mbrojtur Budën në Liqenin Mucalinda në Tempullin Mahabodhi, Bodh Gaya, Indi
-
Pema Anandabodhi në manastirin Jetavana.
-
Oferta të gjetura në Bodh Gaya nën "Fronin e Ndriçimit të Budës", me një monedhë të dekoruar të perandorit Kushan, Huvishka, shek. III i e.s. (British Museum)[18]
-
Tempulli Vietnamez në Bodh Gaya.
-
Kopje miniaturë nga shek. XI e Tempullit të Bodh Gaya-s , Pacific Asia Museum
Shiko edhe
RedaktoShënime
RedaktoReferime
Redakto- ^ "पत्रांक-213 : राजगीर क्षेत्रीय आयोजना क्षेत्र एवं बोधगया आयोजना क्षेत्र के सीमांकन एवं घोषणा" (PDF). Urban Development Housing Dept., Government of Bihar, Patna. 15 prill 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 qershor 2015. Marrë më 18 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gopal, Madan (1990). K.S. Gautam (red.). India through the ages. Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India. fq. 176.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Decisions adopted by the 26th Session of the World Heritage Committee" (PDF). World Heritage Committee. fq. 62. Marrë më 10 korrik 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bodh Gaya | Dambadiva Buddha Vandana Buddhist Pilgrims". Buddhapilgrims.wordpress.com. Marrë më 2 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Buddha Purnima - Festival of Buddhist". Shaadi.com. Marrë më 2 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The True Lord Buddha: His enlightment i.e. attainment of supreme wisdom, in 588 BC". Thetruelordbuddha.blogspot.com. Marrë më 2 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Barua, Sukomal (2012). "Buddha Purnima". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (bot. Second). Asiatic Society of Bangladesh.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Spectrum | Sundayobserver.lk - Sri Lanka". Sundayobserver.lk. 22 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "A History of Bodh Gaya by Venerable S. Dhammika". Buddhanet.net. Marrë më 2 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Information Dossier for nomination of Mahabodhi Temple Complex, Bodhgaya as a World Heritage Site" (PDF). Government of India. fq. 4. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2009. Marrë më 10 korrik 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Buddha statue". Umdiewelt.de. 16 maj 2008. Marrë më 2 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Serial Blasts rock Mahabodhi temple in Bodha gaya: terror attack, Center says". The Times of India. 7 korrik 2013. Marrë më 7 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nine blasts in Bodh Gaya, 2 injured". The Hindu. 7 korrik 2013. Marrë më 7 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Census of India 2001: Data from the 2001 Census, including cities, villages and towns (Provisional)". Census Commission of India. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2004. Marrë më 1 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BSTDC halts AC Bus Services to Bodhgaya devoid of Passengers". Marrë më 31 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bihar launches Tourist Caravan Service called Wonder on Wheel". The Biharprabha News.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hindoo Temple at Gyah, Bahar". Wesleyan Juvenile Offering. IV: Vignette. janar 1847. Marrë më 17 nëntor 2015.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ British Museum Collection
Bibliografia
Redakto- Barua, Sukomal (2012). "Buddha Purnima". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (bot. botimi i dytë). Asiatic Society of Bangladesh.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - David Geary; Matthew R. Sayers; Abhishek Singh Amar (2012). Cross-disciplinary perspectives on a contested Buddhist site: Bodh Gaya jataka. Londër, New York: Routledge.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gopal, Madan (1990). K.S. Gautam (red.). India through the ages. Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India. fq. 176.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Jacob N. Kinnard: When Is The Buddha Not the Buddha? The Hindu/Buddhist Battle over Bodhgayā and Its Buddha Image; 1998, Journal of the American Academy of Religion 66 (4), fq. 817-839
- "Hindoo Temple at Gyah, Bahar". Wesleyan Juvenile Offering. IV: Vignette. janar 1847. Marrë më 17 nëntor 2015.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Historia e hollësishme e Bodh Gaya-s nga S. Dhammika (anglisht).
- Foto të Tempullit Mahabodhi & Bodh Gaya-s