25°08′12″N 85°26′38″E / 25.13667°N 85.44389°E / 25.13667; 85.44389

Rrënojat e Nalanda Mahavihara-s

Nalanda ishte një Mahavihara e shquar, një manastir i madh budist në mbretërinë e lashtë të Magadha-s (në Biharin modern) në Indi. Siti është i vendosur rreth 95 kilometra në jug-lindje të Patna-s afër qytetit të Bihar Sharif-t dhe ishte një qendër studimi nga shekulli i V të e.s. deri në rreth vitit 1200.[1] Metodat mjaft të standardizuara të mësimit vedik ndihmuan në stabilizimin e institucioneve të mëdha të studimit si Taxila, Nalanda dhe Vikramashila[2] që shpesh konsiderohen si universitetet më të hershme të Indisë.[3][4][5][6][7] Nalanda lulëzoi nën patronazhin e perandorisë Gupta në shekujt e V dhe të VI të e.s. dhe më vonë nën patronazhin e Harsha-s, perandori i perandorisë Kannauj.[8] Traditat kulturore liberale të trashëguara nga periudha Gupta rezultuan në një periudhë rritjeje dhe prosperiteti deri në shekullin e IX. Shekujt pasues ishin një kohë rënieje graduale, një periudhë gjatë të cilës drejtimet tantrike Vajrayana të budizmit u bënë më të theksuara në Indinë lindore nën perandorinë Pala.[9] Në kulmin e saj shkolla mblidhte studiues dhe studentë nga afër dhe larg me disa udhëtarë nga Tibeti, Kina, Korea dhe Azia qendrore.[10] Të dhënat arkeologjike vënë gjithashtu në dukje kontaktet me dinastinë Shailendra të Indonezisë, një nga mbretërit që ndërtoi një manastir në kompleks. Shumë nga njohuritë mbi Nalandan vijnë nga shkrimet e murgjërve pelegrinë nga Azia lindore si Xuanzang dhe Yijing që udhëtuan për te Mahavihara në shekullin e VII. Vincent Arthur Smith thekson se "një histori e detajuar e Nalandas do të ishte një histori e budizmit Mahayanist". Shumë emra të listuar nga Xuanzang në shënimet e tij të udhëtimit si produkte të Nalandas janë emrat e atyre që zhvilluan filozofinë Mahayana.[9] Të gjithë studentët në Nalanda studionin Mahayana ashtu si dhe tekstet e tetëmbëdhjetë sekteve (Hinayana) të budizmit. Kurrikulumi i tyre përfshint edhe lëndë të tjera si vedat, logjikën, gramatikën e sanskritishtes, mjekësinë dhe Samkhya-n.[2][11][12][13] Nalanda me shumë gjasa u plaçkit dhe shkatërrua nga një ushtri e dinastisë myslimane mamluke nën drejtimin e Ikhtiyar ad-Din Muhammad bin Bakhtiyar Khilji-t rreth vitit 1200.[14] Ndërsa disa burime vërejnë se Mahavihara vazhdoi të funksionoi në një mënyrë të ndryshuar për një farë kohe, për tu braktisur dhe harruar deri në shekullin e XIX kur siti u studiua dhe gërmimet paraprake u drejtuan nga Archaeological Survey of India (ASI). Gërmimet sistematike filluan në vitin 1915 dhe të cilat zbuluan njëmbëdhjetë manastire dhe gjashtë tempuj me tulla të vendosur në mënyrë të organizuar në një zonë prej 12 hektarësh. Në rrënojat e sitit u zbuluan një numër skulpturash, monedhash, vulash dhe mbishkrimesh shumë nga të cilat janë të shfaqura në muzeun arkeologjik të Nalandas të vendosur në afërsi të sitit. Nalanda tashmë është një destinacion i shquar turistik dhe pjesë e cirkuitit turistik budist.

Etimologjia

Redakto

Rreth etimologjisë së emrit ekzistojnë një numër teorish. Sipas udhëtarit kinez të dinastisë Tang, Xuanzang, ai vjen nga Na alam dā që dotë thotë i pafund në dhurata ose bamirësi pa ndërprerje. Yijing, një tjetër udhëtar kinez, megjithatë e derivon atë nga fjala Nāga Nanda lidhur me emrin (Nanda) e një gjarpëri (naga) në depozitën vendore.[15] Hiranand Sastri, një arkeolog që drejtoi gërmimet e rrënojave, ia atribuon emrin bollëkut të nālas (këcej zambaku) në zonë dhe beson se Nalanda në këtë mënyrë përfaqëson dhuruesin e kërcejve të zambakut.[16]

Historia e hershme

Redakto
 
Një statujë e Gautama Budas në Nalanda në 1895.

Nalanda ishte fillimisht një fshat i begat pranë një rruge të rëndësishme tregëtare që shkonte përmes qytetit të afërt të Rajagriha-s (Rajgiri modern) që atëherë ishte kryeqyteti i mbretërisë Magadha.[17] Thuhet se tirthankara xhainiste Mahavira, kaloi 14 stinë shirash në Nalanda. Gautama Buda thuhet po ashtu se predikoi në një pemishte të afërt mangoje të quajtur Pavarika dhe një nga dishepujt e tij kryesor, Shariputra, kishte lindur në zonë dhe më vonë këtu do të arrinte nirvanan.[18][19] Kjo lidhje tradicionale me Mahavira-n dhe Budën daton fortësisht ekzistencën e fshatit të paktën nga shekulli i V–VI p.e.s.. Nuk dihet shumë për Nalanda në shekujt e mëpasëm. Taranatha, lama tibetian i shekullit të XVII, pohonte se perandori mauryan budist i shekullit të III p.e.s., Ashoka, ndërtoi një tempull të madh në Nalanda në sitin e chaityas së Shariputra-s. Ai i vendoste gjithashtu të diturit e shekullit të III si filozofi Mahayana, Nagarjuna dhe dishepullin e tij, Aryadeva, në Nalanda me të parin që drejtonte institucionin. Taranatha përmend gjithashtu një Nagarjuna bashkëkohës të quajtur Suvishnu që ndërtoi 108 tempuj aty. Ndërsa kjo do të implikonte se në Nalanda ndodhenj një qendër e lulëzuar budiste përpara shekullit të III, nuk janë zbuluar të dhëna arkeologjike ta konfirmojnë këtë këtë pohim. Kur Faxian, një udhëtar i hershëm budist kinez udhëtoi në Indi, vizitoi Nalo-n, sitin e parinirvanas së Shariputra-s, në shekullin e V të e.s., e gjithë çfarë ai përmend si të rëndësishme për tu përmendur ishte një stupa.[20][21]

 
Pamje e mbrapme e rrënojave të tempullit Baladitya në vitin 1872.

Historia e datueshme e Nalandas fillon nën perandorinë Gupta[22] dhe një vulë identifikon një monark të quajtur Shakraditya si themeluesin e saj. Si Xuanzangu ashtu dhe udhëtari korean i quajtur Prajnyavarman ia atribuojnë themelimin e një sangharama (manastiri) në sit atij.[23] Shakraditya është identifikuar me perandorin Gupta të shekullit të V të e.s., Kumaragupta I (mbretëruar në vitet 415-455 të e.s.), monedhat e të cilit janë zbuluar në Nalanda.[8][24] Pasuesit e tij, Buddhagupta, Tathagatagupta, Baladitya dhe Vajra, më vonë i zgjeruan institucionet duke ndërtuar manastire dhe tempuj të tjerë.[25] Dinastia Gupta ishte një dinasti tradicionalisht brahmanike. Narasimhagupta (Baladitya) megjithatë, ra nën ndikimin e filozofit mahayanist, Vasubandhu. Ai ndërtoi një sangharama në Nalanda dhe gjithashtu një vihara 91 m të lartë me një statujë të Budës brenda të cilës, sipas Xuanzangut, ngjasonte me "viharan e madhe të ndërtuar nën pemën Bodhi". Murgu kinez vëren gjithashtu se djali i Baladitya-s, Vajra, i cili projektoi gjithashtu një sangharama, "zotëronte një zemër të qëndrueshme në besim".[26][27]

Periudha post-Gupta

Redakto

Periudha post-Gupta pa një varg mbretërish që vazhduan të ndërtojnë në Nalanda "duke përdorur të gjitha aftësitë skulpturore". Në njëfarë pike, një "mbret i Indisë qendrore" ndërtoi një mur të lartë bashkë me një portë rreth ndërtesave të shumta të tanishme të kompleksit. Një tjetër monark (me gjasa i dinastisë Maukhari) i emërtuar Purnavarman që është përshkruar si "i fundit i rracës së Ashoka-raja-s", ngriti një imazh bakri 24 m të lartë të Budës për të mbuluar të cilin ai ndërtoi gjithashtu një pavjon prej gjashtë katesh.[28] Megjithatë, pas rënies së dinastisë Gupta, padroni më i shquar i Mahavihara-s ishte Harsha, perandori i shekullit të VII të Kannauj-it. Harsha u konvertua në budist dhe e konsideronte vetëveten një shërbyes të murgjërve të Nalandas. Ai ndërtoi një manastir prej tunxhi brenda Mahaviharas dhe i dhuroi të ardhurat e 100 fshatrave. Ai drejtoi po ashtu 200 banesa në këta fshatra për të furnizuar institucionin e murgjërve me sasinë e kërkuar të orizit, gjalpit dhe qumështit në një bazë ditore. Rreth një mijë murgjër nga Nalanda ishin të pranishëm në kongregacionin mbretëror të Harsha-s në Kannauj.[25][29] Shumë nga çfarë dihet për Nalandan para shekullit të VIII është e bazuar në shënimet e udhëtimit të murgjërve kinezë, Xuanzang (Regjistrimet e Mëdha Tang mbi rajonet perëndimore [Si-Yu-Ki]) dhe Yijing (Një Regjistrim i Besimit Budist siç Praktikohej në Indi dhe Arkipelagun Malay).

Xuanzangu në Nalanda

Redakto
 
Mural i shekullit të VII në shpellat Dunhuang që paraqet rikthimin e Xuanzangut nga India
 
Një faqe nga Regjistrimet e Mëdha Tang mbi Rajonet Perëndimore ose Da Tang Xiyuji i Xuanzangut

Xuanzangu (i njohur edhe si Hiuen Tsang) udhëtoi rreth Indisë midis viteve 630 dhe 643 të e.s.,[30] dhe vizitoi Nalanda për herë të parë në vitin 637 dhe përsëri në vitin 642, duke kaluar një tërësi prej rreth dy vitesh në manastir.[31] Ai u prit ngrohtësisht në Nalanda ku ai mori emrin indian të Mokshadeva-s[32] dhe studioi nën drejtimin e Shilabhadra-s, kreu i veneruar i institucionit në atë kohë.[33] Ai besonte se synimi i udhëtimit të tij të guximshëm përgjatë Indisë ishte arritur pasi te Shilabhadra ai kishte gjetur më në fund një mësues të pakrahasueshëm për ta mësuar atë në Yogachara, një shkollë mendimi që atëherë ishte transmetuar vetëm pjesërisht në Kinë. Përkrah studimeve budiste, murgu ndoqi edhe kurse të gramatikës, logjikës dhe sanskritishtes dhe më vonë dha po ashtu leksione në Mahavihara.[34] Një përmbledhje të hollësishme të qëndrimit të tij në Nalanda, udhëtari përshkruan pamjen e dritares së dhomës së tij kështu,[35]

Për më tepër, i gjithë stabilimenti është i rrethuar nga një mur me tulla, që e rrethon gjithë konventin nga jashtë. Një portë e madhe hapet në kolegjin e madh, nga i cili janë të veçuara tetë holle të tjera që qëndrojnë në mes (të Sangharama-s). Kullat e zbukuruara gjerësisht dhe frëngjitë që dukeshin të magjishme, kryet me majë të kodrave janë afruar së bashku. Vëzhguesit duket se humbasin në mjegullën (e mëgjesit) dhe kulla e dhomave të sipërme sipër reve.

Xuanzangu ishte bashkëkohës dhe një i ftuar i vlerësuar i Harshas dhe katagoloi bujarinë e perandorit në disa hollësi.[28] Sipas biografit të Xuanzangut, Hwui-Li, Nalanda përbuzej nga disa Sthavira për theksin e saj te filozofia Mahayana. Ata e kritikonin vazhdimisht mbretin Harsha për padronizmin e Nalandas gjatë njërës nga vizitat e tij në Odisha, duke filozofinë e "lules qiellore" të mësuar aty dhe duke sugjeruar se ai mund të padronizonte shumë mirë tempullin Kapalika.[36] Kur ndodhi kjo, Harsha njoftoi kancelarin e Nalandas, i cili dërgoi murgjërit Sagaramati, Prajnyarashmi, Simharashmi dhe Xuanzangun për hedhur poshtë pikëpamjet e murgjërve nga Odisha.[37] Xuanzangu u rikthye në Kinë me 657 tekste budiste (shumë nga ta mahayanist) dhe 150 relike të mbajtura nga 20 kuaj në 520 sëndukë dhe përktheu vetë 74 nga tekstet.[30][38] Në tridhjetë vitet pas kthimit të tij, njihej jo më pak se njëmbëdhjetë udhëtarë nga Kina dhe Korea që e kanë vizituar Nalandan.[39]

 
Një hartë e Nalandas dhe rrethinave të saj nga raporti i Alexander Cunningham-it në vitet 1861–62 që tregon një numër pellgjesh (pokhar) rreth Mahaviharas.

Yijingu në Nalanda

Redakto

I frymëzuar nga udhëtimet e Faxianit dhe Xuanzangut, Yijingu (i njohur edhe si I-tsing), pasi studioi sanskritisht në Srivijaya, arriti në Indi në vitin 673 të e.s.. Ai qëndroi aty për katërmbëdhjetë vjet, dhjetë nga të cilët ai i kaloi në Nalanda Mahavihara.[40] Kur ai u rikthye në Kinë në vitin 695, ai kishte me vete 400 tekste sanskrite të cilët u përkthyen në vazhdim.[41] Ndryshe nga paraardhësi i tij, Xuanzang, që e përshkoi gjithashtu gjeografinë dhe kulturën e Indisë së shekullit të VII, shënimet e Yijingut përqëndrohen më së pari mbi praktikimin e budizmit në tokën e zanafillës së tij dhe përshkrime të hollësishme të zakoneve dhe rregullat e murgjërve në manastir. Në kronikën e tij, Yijing vëren se të ardhurat nga 200 fshatra (në dallim nga 100 të kohës së Xuanzangut) ishin caktuar për mirëmbajtjen e Nalandas.[29] Ai përshkruan se aty ndodheshin tetë holle me deri në 300 apartmente.[42] Sipas tij, jeta e përditshme në Nalanda përfshinte një seri ritesh që ndiqeshin nga të gjithë. Çdo mëngjes, një zile binte për të sinjalizuar orën e larjes që bënte që qindra ose mijëra murgjër duke dalë nga viharat e tyre shkonin drej një numri të madh pellgjesh apo pishinash në dhe rreth kampusit ku laheshin të gjithë. Kjo ndiqej nga një tjetër gong që sinjalizonte ritualin e pastrimit të imazhit të Budës. Chaityavandana kryhej në darkë dhe përfshinte një "shërbim tre-pjesësh", këndimi i himneve të paracaktuara, shloka-t dhe pjesë nga shkrimet. Ndërsa zakonisht kryhej në një vendndhodhje qendrore, Yijingu pohon se numri i madh i rezidentëve në Nalanda i bënte mbledhjet e mëdha të përditshme të vështira. Kjo rezultoi në një ritual të përshtatur që përfshinte një prift, të shoqëruar nga shërbyes dhe fëmijë që mbanin temjan dhe lule, duke ecur nga një holl në tjetrin duke kënduar liturgji. Ritulit përfundonte rreth muzgut.[43]

Nalanda në periudhën Pala

Redakto

Perandoria Pala e vendosur në Indinë veri-lindore nga Shekulli VIII deri në shekullin e XII. Megjithëse ata ishin një dinasti budiste, budizmi në kohën e tyre ishte një përzjerje e Mahayana-s të praktikuar në Nalanda dhe Vajrayana-s, një version i ndikuar nga Tantra i filozofisë mahayaniste. Nalanda ishte një trashëgimi kulturore nga periudha e lulëzuar e dinastisë Gupta dhe çmohej dhe përkrahej. Dinastia Pala ishin ndërtues të mëdhenj dhe sundimi i tyre përfshinte stabilimentet e katër mahaviharave të tjera të modeluara sipas Nalanda Mahaviharas në Jagaddala, Odantapura, Somapura dhe Vikramashila përkatësisht. Veçanërisht Odantapura ishte e themeluar nga Gopala, pararendësi i linjës mbretërore të dinastisë Pala, vetëm 9.7 km larg nga Nalanda.[44] Mbishkrimet në Nalanda sugjerojnë se djali i Gopala-, Dharmapala, që themeloi Mahaviharan në Vikramshila, shfaqet gjithashtu si një bamirës i manastirit të lashtë në disa forma. Megjithatë do të ishte djali i Dharmapalas, perandori dhe themeluesi i Mahaviharas së shekullit të IX në Somapura, Devapala, që duket se ka qenë padroni më i shquar i Nalandas në këtë kohë. Një numër figurash metalike që përmbajnë referenca për Devapalan janë gjetur në rrënojat e tij ashtu si dhe dy mbishkrime të shquara. I pari, një mbishkrim në pllakatë bakri i zbuluar në Nalanda, detajon një dhurim nga mbreti i dinastisë Shailendra, Balaputradeva të Suvarnadvipa-s (Sumatra moderne në Indonezi). Ky mbret Srivijayan, "i tërhequr nga shkëlqimi i shumëfishtë i Nalanda" kishte ndërtuar një manastir aty dhe kishte kërkuar që Devapala të dhuronte të ardhurat e pesë fshatrave për nevojat e saj, kërkesë që u pranua. Mbishkrimi Ghosrawan është mbishkrimi tjetër nga koha e Devapalas dhe përmend se ai mor dhe patronizoi një studiues të ditur vedik të quajtur Viradeva që më vonë u zgjodh kreu i Nalandas.[45][46][47] Tani pesë seli të ndryshme studimi të budizmit në Indinë lindore formonin një rrjet shtetëror dhe ishte e zakonshme për studiuesit e mëdhenj të lëviznin lehtësisht nga një pozicion në një tjetër midis tyre. Secili stabiliment kishte vulën e tij zyrtare me një dharmachakra të shoqëruar nga një drer në të dy krahët, një motiv që i referohet ceremonisë së parkut të drerit të Budës në Sarnath. Poshtë këtij imazhi ishte emri i institucionit që në rastin e Nalandas lexonte: "Śrī-Nālandā-Mahāvihārīya-Ārya-Bhikṣusaḿghasya" që përkthehet "e komunitetit të murgjërve të nderuar të manastirit të madh në Nalanda".[48][49] Ndërsa ka dëshmi të gjera epigrafike dhe tekstuale për të treguar se dinastia Pala vazhdoi ta patronizoi lirisht Nalandan, Mahavihara ishte më pak e rëndësishme gjatë kësaj kohe pasi stabilimentet e dinastisë Pala duhet të kenë tërhequr një numër të rëndësishëm murgjërish nga Nalanda. Ndikimi Vajrayana mbi budizmin u forcua nën sundimin Pala dhe kjo duket se ka patur ndikim edhe në Nalanda. Çfarë kishte qenë dikur një qendër e studimit liberal me një fokus mahayanist u lidh më shumë me doktrinat tantrike dhe ritet magjike. Historia e shekullit të XVII të Taranatha-s pohon se Nalanda mund të ketë qenë nën kontrollin e kreut të Vikramshila Mahavihara-s në njëfarë mase.[50][51]

Mahavihara

Redakto

Ndërsa rrënojat e saj të gërmuara sot zënë vetëm një zonë prej rreth 488 m X 244 m ose afërsisht 12 hektarë, Nalanda Mahavihara zinte një zonë mjaft më të madhe në kohët mesjetare.[52] Është konsideruar një kryevepër arkitekturore dhe përmbante një mur të lartë dhe një portë. Nalanda kishte tetë komplekse dhe dhjetë tempuj, bashkë me shumë salla të tjera meditimi dhe klasa për mësim. Në terren kishte liqene dhe parqe. Nalanda ishte një shkollë rezidenciale, do të thotë., kishte konvikte për studentët. Në kulmin e saj, është pohuar se akomodonte mbi 10,000 studentë dhe 2,000 mësues. Udhëtarët kinezë e vlerësonin numrin e studentëve midis 3,000 dhe 5,000.[53] Lëndët që mësoheshin në Nalanda mbulonin çdo fushë të dijes dhe tërhiqte nxënës dhe studiues nga Korea, Japonia, Kina, Tibeti, Indonezia, Persia dhe Turqia.[54] Xuanzangu la përshkrime të detajuara të shkollës në shekullin e VII. Ai përshkruan si kullat e shpërndara rregullisht, pylli me pavjone, harmikat dhe tempujt dukeshin se "fluturonin mbi mjegullë në qiell" kështu që nga qelat e tyre mugjërit "mund të shikonin lindjen e erërave dhe reve".[55] Udhëtari pohon: "Një pellg i kaltër rrethonte manastiret, të zbukuruar me lule plotësisht të zhvilluara zambakësh blu; lulet e kuqe mahnitëse të havajane të varura aty këtu dhe jashtë pemishtet e magove u ofronin banorëve hijen e tyre të dentur mbrojtëse".[56]

 
Avalokiteshvara Bodhisattva, dorëshkrimi Ashtasahasrika Prajnyaparamita Sutra nga periudha Pala e Nalandas

Libraria

Redakto

Ëshë e dukshme nga numri i madh i teksteve që Yijingu mori me vete pas qëndrimit të tij 10 vjeçar në Nalanda, si Mahavihara duhet të ketë patur një librari të pajisur mirë. Burimet tradicionale tibetiane përmendin ekzistencën e një librarie të madhe në Nalanda të quajtur Dharmaganja (tregu i besimit) që përfshinte tre ndërtesa të mëdha shumë-katëshe, Ratnasagara-n ('Oqeani i xhevahireve), Ratnodadhi-n (Deti i xhevahireve), dhe Ratnaranjaka-n (e zbukuruara me xhevahire). Ratnodadhi ishte nëntë kate e lartë dhe bujtëte dorëshkrime të shenjta duke përfshirë Prajnyaparamita Sutra-n dhe Guhyasamaja-n.[4][57] Numri i saktë i volumeve të librarisë së Nalandas është i panjohur, por është vlerësuar se kanë qenë qindra mijëra.[58] Libraria koleksiononte jo vetëm dorëshkrime fetare por edhe tekste në lëndë të tilla si gramatika, logjika, letërsia, astrologjia, astronomia dhe mjeksia.[59] Libraria e Nalandas duhet të ketë patur një skemë klasifikuese që me gjasa ishte e bazuar në një skemë të klasifikimit të teksteve të zhvilluar nga gjuhëtari i sanskritishtes, Panini.[60] Tekstet budiste ishin të ndarë me gjasa më së shumti në tre grupe bazuar në tre ndarjet kryesore Tripitaka: Vinaya Pitaka, Sutra Pitaka dhe Abhidhamma Pitaka.[61]

Kurrikulumi

Redakto

Në biografinë e tij për Xuanzangun, Hwui-Li pohon se të gjithë studentët e Nalandas studionin Mjetin e Madh (Mahayana) ashtu si dhe vepra të tetëmbëdhjetë sekteve të budizmit (Hinayana). Përveç këtyre, ata studionin lëndë të tjera si vedat, Hetuvidyā-n (logjikën), Shabdavidya-n (gramatikë dhe filologji), Chikitsavidya-n (mjeksinë), vepra mbi magjinë (Atharvaveda) dhe Samkhya-n.[13] Xuanzangu vetë studioi një pjesë të këtyre lëndëve në Nalanda nën mësimin e Shilabhadra-s dhe të tjerëve.[62] Përkrahë teologjisë dhe filozofisë, debateve dhe diskutimeve të shpeshta nevojiteshin njohuri në logjikë. Një student në Mahavihara kishte për tu mirë-formuar në sistemin e logjikës të lidhur me gjithë shkollat e ndryshme të mendimit të kohës pasi pritej që ai të mbronte sistemin budist përkundrejt të tjerëve.[63] Në Nalanda besohet se janë mësuar edhe lëndë të tjera si ligji, astronomia dhe urbanistika.[2] Tradita tibetiane konsideron se ishin "katër doksografi" (në gjuhën tibetiane: grub-mtha’) që mësoheshin në Nalanda:[64]

  1. Sarvastivada Vaibhashika
  2. Sarvastivada Sautrantika
  3. Madhyamaka, filozofia Mahayana e Nagarjuna-s.
  4. Chittamatra, filozofia Mahayana e Asanga-s dhe Vasubandhu-së

Në shekullin e VII, Xuanzangu regjistroi numrin e mësuesve në Nalanda në rreth 1510. Nga këta, afërsisht 1000 ishin të aftë të shpjegonin 20 koleksione sutrash dhe shastrash, 500 ishin të aftë të shpjegonin 30 koleksione dhe vetëm 10 mësues ishin të aftë të shpjegonin 50 koleksione. Xuanzangu ishte mes të paktëve që ishin të aftë të shpjegonin 50 koleksione ose më shumë. Në këtë kohë, vetëm murgu Shilabhadra i kishte studiuar të gjitha koleksionet kryesore të sutrave dhe shastrave në Nalanda.[65]

Administrimi

Redakto

Murgu kinez Yijing shkroi se çështjet e diskutimit dhe administrimit në Nalanda kërkonin mbledhjen dhe konsensusin mbi vendimet nga pjesëmarrësit në mbledhje ashtu dhe murgjërit rezidentë:[66]

Nëse murgjërit kishin disa çështje, ata do mblidheshin ta diskutonin çështjen. Pastaj ata urdhëronin zyrtarin, Vihārpāl, të qarkullonte dhe raportonte çështjen te murgjërit rezidentë një nga një me duar të mbledhura. Me kundërshtimin e një murgu të vetëm, ajo nuk kalonte. Nuk ishte zakon të godiste apo të bënte potere për të shpallur mendimin e tij. Në rast se një murg bënte diçka pa konsensusin e rezidentëve, ai do të detyrohej të largohej nga manastiri. Nëse kishte dallime në mendime mbi një çështje të caktuar, ata do të jipnin arsyet për të bindur (grupin tjetër). Për tu bindur nuk përdorej as shtrëngimi as forca.

Xuanzangu vërente gjithashtu se:[56]

Jetët e të gjithë këtyre burrave të virtytshëm ishin të qeverisura natyrshëm nga zakonet e llojit më solemn dhe më strikt. Në këtë mënyrë në shtatëqint vjetë të ekzistencës së manastirit asnjë nuk i kishte shkelur rregullat e disiplinës. Mbreti e mbulonte atë me shenjat e respektit dhe venerimit të tij si dhe ka caktuar të ardhura nga njëqint qytete për të paguar për mbajtjen e murgjërve.

 
Buddha Shakyamuni ose Bodhisattva Maitreya, aliazh bakri i praruar, fillimi i shek të VIII, Nalanda

Ndikimi mbi budizmin

Redakto

Një sasi e madhe e asaj që do të përfshinte budizmin tibetian, si traditat Mahayana ashtu dhe ato Vajrayana, burojnë nga mësues dhe tradita të Nalandas. Shantarakshita, i cili përhapi i pari budizmin në Tibet në shekullin e VIII ishte një studiues i Nalandas. Ai u ftua nga mbreti tibetian, Khri-sron-deu-tsan dhe vendosi një manastiri në Samye, duke shërbyer si murgu i tij i parë. Ai dhe dishepulli i tij Kamalashila (i cili ishte i dalë po ashtu nga Nalanda) esencialisht i mësoi tibetianët se si të bëjnë filozofi.[67] Padmasambhava, i cili ishte po ashtu i ftuar nga Nalanda Mahavihara nga mbreti në vitin 747 të e.s., konsiderohet si themelues i budizmit tibetian.[68] Studiuesi Dharmakirti (rreth shekullit të XVII), një nga themeluesit budist të logjikës filozofike indiane, ashtu si dhe një nga teoricienët e parë të atomizmit budist, dha mësim në Nalanda.[69] Forma të tjera të budizmit, si budizmi mahayana i ndjekur në Vietnam, Kinë, Kore dhe Japoni, lulëzoi brenda mureve të shkollës së lashtë. Një numër studiuesish i kanë lidhur disa tekste mahayana si Shurangama Sutra, një sutra e rëndësishme në budizmin e Azisë lindore, me traditën budiste në Nalanda.[70][71] Ron Epstein vëren po ashtu se pozicioni i përgjithshëm doktrinar i sutra-s përputhet me çfarë njihet rreth mësimeve budiste në Nalanda afër fundit të periudhës Gupta kur u përkthye.[72] Murgjit e ikur morën disa nga dorëshkrimet e Nalandas dhe kështu pak prej tyre kanë mbijetuar dhe janë ruajtur në koleksione të njohura siç janë ata në:

Figurat historike të lidhura me Nalandan

Redakto

Burimet tradicionale pohojnë se Nalanda u vizitua si nga Mahavira ashtu dhe nga Buda rreth shekujve të VI dhe të V p.e.s..[76] Është gjithasthu vendi i lindjes dhe i arritjes së nirvans nga Shariputra, një nga dishepujt e famshëm të Budës.[3] Më poshtë është një list e figurave të njohura të lidhura me Nalandan:

  • Aryabhata[77]
  • Aryadeva, student i Nagarjuna-s[6]
  • Atisha, studiues i mahayanas dhe Vajrayanas
  • Chandrakirti, student i Nagarjunas
  • Dharmakirti, logjikan[69]
  • Dharmapala i Nalandas
  • Dignaga, themelues i logjikës budiste
  • Nagarjuna, formalizues i konceptit të Shunyata-s[6]
  • Naropa, student i Tilopa-s dhe mësues i Marpa Lotsawa-s.
  • Shilabhadra, mësues i Xuanzangut[78]
  • Xuanzangu, udhëtar budist kinez[79]
  • Yijingu, udhëtar budist kinez[80]

Renia dhe fundi

Redakto

Rënia e Nalandas është e shoqëruar me braktisjen e budizmit në Indi. Kur Xuanzangu udhëtoi përgjatë Indisë në shekullin e VII, ai vuri re se ky besim ishin në rënie të ngadaltë dhe madje kishte paralajmërime kërcënuese të braktisjes së ardhshme të Nalandas.[81] Budizmi kishte humbur popullaritet në mënyrë të qëndrueshme me laikët dhe lulëzoi falë patronazhit mbretëror, vetëm në manastiret e Biharit dhe Bengalit. Gjatë periudhës Pala, format tradicionale mahayana dhe Hinayana të budizmit ishin mbushur me praktika tantrike që përfshinin rituale sekrete dhe magjinë. Ngritja e filozofive hindu në nënkontinent dhe zbehja e dinastisë budiste Pala pas shekullit të XI nënkuptonte se budizmi ishte i kufizuar në fronte të shumë-fishta, politike, filozofike dhe morale. Goditja përfundimtare u dha kur manastiret e tij akoma në lulëzim, simbolet e fundit të dukshme të ekzistencës së tij në Indi, u shkatërruan gjatë pushtimit mysliman që vërshoi përgjatë Indisë veriore në fillim të shekullit të XIII.[82][83][84][85] Rreth vitit 1200, Bakhtiyar Khilji, një prijës turk në kërkim të famës ishte në shërbim të një komandanti në Awadh. Historiani persian, Minhaj-i-Siraj në Tabaqat-i Nasiri-n e tij, shënon veprat e tij pak dekada më vonë. Khilji ishte caktuar në dy fshatra në kufirin e Biharit që ishte bërë politikisht tokë e askujt. Duke kapur mundësinë, ai filloi një seri sulmesh plaçkitëse në Bihar dhe u njoh dhe shpërblye për përpjekjet e tij nga superiorët e tij. I trimëruar, Khilji vendosi të sulmoi një fortesë në Bihar dhe qe i aftë ta zaptonte me sukses atë, duke e plaçkitur gjerësisht atë.[14] Minhaj-i-Siraj shkroi për sulmin e tij:[86]

Muhammad-i-Bakht-yar, me forcën e guximit të tij, e hodhi veten e tij në portën e mbrapme të vendit dhe ata e zaptuan fortesën duke fiturar një plaçkë të madhe. Shumica e banorëve të atij vendi ishte brahmane dhe të gjithë ata brahmanë i kishin kokat e tyre të rruara; dhe të gjitë këta u vranë. Kishte një numër të madh librash; dhe, kur të gjithë këta libra u panë nga myslimanët, ata mblodhën një numër hindush që mund tu jepnin atyre informacione rreth rëndësisë së atyre librave; por të gjithë hindutë kishin qenë vrarë. Me tu njohur [me përmbajtjen e atyre librave], u gjet se e gjithë ajo fortesë dhe qytet ishte një kolegj dhe në gjuhën hindi një kolgj quhej quhej bihar [مدرسه]

 
Fundi i murgjëve budistë, 1193 nga Story of the Nations e Hutchinson-it paraqet Khilji duke u përpjekur të kuptoi një dorëshkrim

Ky pasazh referon për një sulm mbi një manastir budist ("Bihar" ose Vihara) dhe murgjit e tij (brahmanët e kokë-rruajtur). Data e saktë e kësaj ngjarjeje nuk është e njohur, por vlerësimet e studiuesve e çojnë atë midis viteve 1197 dhe 1206. Ndërsa shumë historianë besojnë se ky manastir që gabimisht ishte marr për një fortesë ishte Odantapura, disa janë të mendimit se ati ishte vetë Nalanda.[14] Megjithatë, duke konsideruar se këto dy Mahavihara ishin vetëm pak kilometra larg, ka gjasa që të dyja të kenë rënë pre e një fati të tillë.[87][88] Mahavirat e tjera të mëdha të kohës si Vikramshila dhe e mëvonshmja, Jagaddala, patën po ashtu një fund nga dora e turqëve në të njëjtën kohë.[89] Një tjetër dokument i kohës është biografia e murgut udhëtar tibetian, Dharmasvamin, i cili udhëton në Indi midis viteve 1234 dhe 1236. Kur ai vizitoi Nalanda në vitin 1235, e gjeti atë akoma të mbijetuar, por një fantazëm krahasuar me të shkuarën e tij. Shumica e ndërtesave kishin qenë dëmtuar nga myslimanët dhe kishin mbetur të pariparuara. Por dy vihara, që ai i emërton Dhanaba dhe Ghunaba, ishin akoma në kushte pune me një mësues 90-vjeçar të quajtur Rahula Shribhadra që mësonte një klasë prej rreth 70 studentësh.[90] Dharmasvamini beson se Mahavihara nuk u shkatërrua plotësisht për arsye besëtytnie pasi një nga ushtarët që kishte marr pjesë në përdhosjen e e një tempulli Jnananatha në kompleks ishte sëmurur menjëherë.[91] Ndërsa ai qëndroi aty për gjashtë muaj nën tutelën e Rahula Shribhadra-s, Dharmasvamini nuk e përmendi librarinë legjendare të Nalandas që me gjasa nuk i mbijetoi valës fillestare të sulmit turk. Ai, gjithësesi, ofron një dëshmi okulare të një sulmi mbi Mahaviharan e rrënuar nga ushtarët mysliman të vendosur në Odantapura e afërt (tani i quajtur Bihar Sharif) që ishte kthyer në një qendër ushtarake. Vetëm tibetani dhe mësuesi i tij nëntëdhjetëvjeçar qëndruan dhe u fshehën ndërsa pjesa tjetër e murgjëve u larguan nga Nalanda.[91][92] Burimet bashkëkohëse përfundojnë në këtë kohë, por vepra tradicionale tibetiane që u shkruan shumë më vonë sugjerojnë se historia e Nalandas mund të ketë rezistonte më gjatë edhe pse institucioni ishte vetëm një hije e zbehtë e lavdisë së tij të dikurshme. Lama Taranatha, pohon se e gjithë Magadha ra nën sundimin e turqëve që shkatërruan shumë manastire duke përfshirë edhe Nalandan që pësoi dëmtime të rënda. Ai megjithatë vëren po ashtu se një mbret i Bengalit i quajtur Chagalaraja dhe mbretëresha e tij më vonë në shekujt e XIV dhe XV e patronizuan Nalandan, megjithëse nuk u kryen punime të rëndësishme.[29] Në veprën e shekullit të XVIII të quajtur Pag sam jon zang përshkruhet një tjetër legjendë tibetiane që pohon se chaityat dhe viharat në Nalanda u riparuan përsëri nga një i ditur budist i quajtur Mudita Bhadra dhe se Kukutasiddha, një ministër i mbretit, ngriti aty një tempull. Një rrëfenjë tregon se kur struktura po inaugurohej, endacakë të të indinjuar Tirthika (brahmanë) që ishin shfaqur aty u trajtuan me përçmim nga disa murgjër të rinj që u hodhën ujë për tu larë atyre. Si hakmarrje, endacakët kryen një argjërim vetëmohues 12-vjeçar duke iu lutur diellit, në fund të të cilit atë kryen një flijim zjarri dhe hodhën "prush të ndezur" nga gropa flijuese në tempujt budist. Zjarri pasues thuhet se goditi librarinë e Nalandas. Mrekullisht, një rrëke uji shpertheu nga dorëshkrimet e shenjta në katin e nëntë të Ratnodadhi-t që mundësoi shpëtimin e dorëshkrimeve. Heretikët u dogjën në zjarrin që kishin ndezur vetë.[82][93][94] Ndërsa është e panjohur se kur ka ndodhur kjo ngjarje, dëshmitë arkeologjike (duke përfshirë një pirg të vogël orizi të djegur) sugjerojnë se një zjarr i madh kishte përfshirë një numër strukturash në kompleks në më shumë se një rast.[95][96] Një mbishkrim në gur shënon shkatërrimin nga zjarri dhe restaurimin pasues të Mahaviharas gjatë mbretërimit të Mahipala-s (mbretëruar në vitet 988-1038).[83] Drejtuesi i fundit i Nalandas, Shakyashribhadra, iku në Tibet në vitin 1204 me ftesë të përkthyesit tibetian Tropu Lotsawa (Khro-phu Lo-tsa-ba Byams-pa dpal). Në Tibet, ai nisi krijimin e një linje të urdhërit Mulasarvastivada për të përmbushur dy ekzistueset.

 
Rrënojat e manastireve të Nalandas

Mbetjet

Redakto

Pas rënies së saj, Nalanda u harrua në një masë të madhe deri sa Francis Buchanan-Hamilton shqyrtoi sitin në vitet 1811–1812 pasi vendasit i tërhoqën vëmendjen për një kompleks të madh rrënojash në zonë. Ai, megjithatë, nuk i lidhi rrënojat me Nalandan e famshme. Ajo lidhje u vendos nga majori Markham Kittoe në vitin 1847. Alexander Cunningham dhe Archaeological Survey of India (ASI) e sapo-formuar organizoi një studim në vitet 1861–1862.[97] Gërmime sistematike të rrënojave nga ASI filluan në vitin 1915 dhe përfunduan në vitin 1937. Një raund i dytë gërmimesh dhe restaurimi mori udhë midis viteve 1974 dhe 1982.[76] Mbetjet e Nalandas sot shtrihen në rreth 488 m nga veriu në jug dhe rreth 244 m nga lindja në perëndim. Gërmimet kanë zbuluar njëmbëdhjetë manastire dhe gjashtë tempuj të rëndësishëm me tulla të vendosur në një planimetri të rregullt. Një kalim 30.5 m i gjerë shtrihet nga veriu në jug me tempuj në përëndimin e tij dhe manastiret në lindje të tij.[52][76] Shumica e strukturave tregojnë për periudha të shumë-fishta ndërtimi me ndërtesa të reja të ngritur mbi rrënojat e të vjetrave. Shumë nga ndërtesat paraqesin edhe shenja të dëmtimit nga zjarri të paktën në një rast.[98] Të gjithë manastiret në Nalanda janë shumë të ngjashëm në projekte dhe pamjen e përgjithshme. Planet e tyre përbëhen nga një formë drejtëkëndore me një oborr qendror katërkëndësh që është i rrethuar nga një verandë që është e kufizuar nga një radhë e jashtme qelash për murgjit. Qela qendrore që drejtohet nga hyrja që të çon në oborr është një dhomë faltoreje. Pozicioni i saj strategjik nënkupton se ajo ka qenë gjëja e parë që tërhiqte vëmendjen kur hyej në ndërtesë. Me përjashtim të atyre të përcaktuara si 1A dhe 1B, manastiret janë të gjithë të drejtuar nga perëndimi me kanalet kulluese që derdheshin në lindje dhe shkallët të pozicionuara në këndin jug-perëndimor të ndërtesave.[99][100] Manastiri 1 është konsideruar më i vjetri dhe më i rëndësishmi i grupit të manastireve dhe tregon deri në nëtë nivele ndërtimi. Manastiri i tij i poshtëm besohet se është ai i financuar nga Balaputradeva, mbreti Srivijayan, gjatë mbretërimit të Devapala-s në shekullin e IX. Ndërtesa fillimisht ishte të paktën dy kate e lartë dhe përmbante një statujë kolosale të një Bude të ulur.[101]

 
Hartë e mbetjeve të Nalandas

Më përfaqësuesja nga strukturat e Nalandas është tempulli nr. 3 me shkallët e tij të shumë-fishta që të çonin në majë. Tempulli ishte fillimisht një strukturë e vogël që u ndërtua dhe zgjerua nga ndërtuesit e mëvonshëm. Dëshmitë arkeologjike tregojnë se struktura përfundimtare ishte një rezultat i të paktën shtatë etapave të njëpasnjëshme ndërtuese. I pesti nga këta tempuj të shtresëzuar është më interesanti dhe më mirë i ruajturi me katër kulla këndore nga të cilat tre janë të dukshme. Kullat ashtu si dhe anët e shkallëve janë të dekoruara me panele mjeshtrore të artit Gupta që paraqesin një larmi figurash me stuko duke përfshirë Budën dhe Bodhisattvat, skena nga rrëfenjat e Jataka-s, hyjni brahmanike si Shiva, Parvati, Kartikeya dhe Gajalakshmi, kinnara duke u rënë instrumenteve muzikore, paraqitje të larmishme të makarave, ashtu si dhe çifte njerëzore në pozicione dashurore. Tempulli është i rrethuar nga stupa të shumta kushtimore disa nga të cilat kanë qenë ndërtuar me tulla të shkruara me pasazhe nga tekstet e shenjta budiste. Kulmi i tempullit nr. 3 përmban një dhomë faltoreje që tani përmban vetëm piedestalin mbi të cilin duhet të ketë qëndruar një statujë e stërmadhe e Budës.[102][103] Tempulli nr. 2 i shquar për një dado prej panelesh të skalitur që paraqesin një larmi motivesh fetare ashtu si dhe skena artistike të jetës së përditshme. Vendi i tempullit nr. 13 përmban një furrë shkrirjeje me tulla me katër dhoma. Zbulimi i metalit të djegur dhe baltës xeherore sugjeron se përdorej për të krijuar objekte metalike. Në veri të këtij tempulli qëndrojnë mbetjet e tempullit nr. 14. Këtu u zbulua një imazh i stërmadh i Budës. Piedestali i imazhit përmban fragmente të muralit të vetëm të pikturuar që ka mbijetuar në Nalanda.[104] Brenda rrënojave të Nalandas janë zbuluar skulptura të shumta, murale, pllakata bakri, mbishkrime, vula, enë qeramike dhe punime në gur, bronx, stuko dhe terrakotë. Skulpturat më të shquara budiste të zbuluara përfshijnë ato të Budës në postura të ndryshme, Avalokiteshvara-n, Jambhala-n, Manjushri-n, Marichi-n dhe Tara-n. Në rrënoja janë gjetur gjithashtu idhuj brahmanik të Vishnu-t, Shiva-Parvathi-t, Ganesha-s, Mahishasura Mardini-t dhe Suryas.[76] Një pjesë e strukturave të tjera të rrënuara mbijetojnë akoma. Në afërsi gjendet Surya Mandir-i, një tempull hindu. Rrënojate njohura dhe të gërmuara shtrihen në një zonë prej rreth 150,000 metra2, megjithëse nëse përshkrimi i shtrirjes së Nalandas nga Xuanzangu krahasohet me gërmimet e sotme, pothuajse 90% e mbetjeve të tij janë të pagërmuara. Nalanda nuk është më e banuar, megjithatë vendbanimi i sotëm më i afërt është një fshat e quajtur Bargaon.

Përpjekjet rigjallëruese

Redakto

Në vitin 1951, Nava Nalanda Mahavihara (Nalanda Mahavihara e Re), një qendër moderne për pali-n dhe budizmin në frymën e institucionit të lashtë, u themelua nga qeveria e Biharit afër rrënojave të Nalandas.[105] Në vitin 2006 u mendua të bëhej një universitet.[106]

 
Salloni përkujtimor i Xuanzangut në Nalanda

Një shtatori i vitit 2014 pa nisjen e vitit të parë akademik të një universiteti modern të Nalandas, me 15 studentë, në Rajgirin e afërt.[107] Është vendosur në një ndërtesë për të rigjallëruar selinë e vjetër të mësimit. Universiteti ka blerë 455 akre tokë për kampusin e tij dhe janë caktuar rreth 454 milionë dollarë nga qeveria indiane.[108] Është i financuar gjithashtu edhe nga qeveritë e Kinës, Singaporit, Australisë, Tailandës të tjera.[109]

Turizmi

Redakto

Nalanda është një destinacion i rëndësishëm turistik në që tërheq një numër të madh turistësh indianë dhe të huaj.[110] Është gjithashtu një vendndalim i rëndësishëm në turin turistik budist.[109] ASI mban një muze afër rrënojave për interesin e vizitorëve. Muzeu shfaq antika që janë zbuluar në Nalanda ashtu si dhe nga Rajgiri i afërt. Nga 13,463 objekte, vetëm 349 janë të ekspozuara në katër galeri.[111] Salloni përkujtimor i Xuanzangut është një ndërtmarje indo-kineze në nder të murgut dhe udhëtarit të famshëm budist. Një relike, që përfshinë një kafktë të murgut kinez, është e ekspozuar në sallonin përkujtimor.[112] Një tjetër muze i bashkangjitur me sitin arkeologjik është Muzeu privat multimediatik i Nalandas.[113] Ai e tregon historinë e Nalandas nëpërmjet animimit 3 përmasor dhe prezantimeve të tjera multi-mediatike.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Hartmut Scharfe: Education in Ancient India; 2002, Brill, series - Handbook of Oriental Studies; volume 16, isbn 9789004125568, fq. 149
  2. ^ a b c Jessica Frazier (ed.): The Continuum Companion to Hindu Studies; 2011, Continuum, London, isbn 978-0-8264-9966-0, fq. 34
  3. ^ a b Hartmut Scharfe: Education in Ancient India; 2002, Brill, series - Handbook of Oriental Studies; volume 16, isbn 9789004125568, fq. 148
  4. ^ a b Paul Monroe: Paul Monroe's Encyclopaedia of History of Education, Volume 1; Genesis Publishing, 2000, kontrolluar më 14 shtator 2014, isbn 8177550918, fq. 174
  5. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934
  6. ^ a b c Alex Wayman: Buddhist Insight: Essays; Motilal Banarsidass, 1984, isbn 8120806751, fq. 43
  7. ^ Hermann Kulke & Dietmar Rothermund: A History of India Arkivuar 4 tetor 2014 tek Wayback Machine; Fourth edition, Routledge, kontrolluar më 1 tetor 2014, 2004, fq. 119
  8. ^ a b Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 329
  9. ^ a b Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 344
  10. ^ Paul Monroe: Paul Monroe's Encyclopaedia of History of Education, Volume 1; Genesis Publishing, 2000, kontrolluar më 14 shtator 2014, isbn 8177550918, fq. 169
  11. ^ Robert E. Buswell Jr. & Donald S. Lopez Jr.: Princeton Dictionary of Buddhism; Princeton University Press, 2013, Princeton, NJ; isbn 978-0-691-15786-3. Hyrje mbi "Nalandan".
  12. ^ Linda Walton: "Educational Institutions" in The Cambridge World History Vol. 5; 2015, Cambridge University Press, Cambridge, isbn 978-0-521-19074-9, fq. 122
  13. ^ a b Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 332–333
  14. ^ a b c Satish Chandra: Volume 1 of Medieval India: From Sultanat to the Mughals; Har-Anand Publications, 2004, isbn 8124110646, fq. 41
  15. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 3
  16. ^ Hiranand Sastri: Nalanda and its Epigraphic Material; Sri Satguru Publications, 1986, publikuar për herë të parë në vitin 1942, New Delhi, kontrolluar më 30 nëntor 2014, isbn 8170300134, fq. 3–4
  17. ^ Kallidaikurichi Aiyah Nilakanta Sastri: Age of the Nandas and Mauryas; Motilal Banarsidass Publishers, 1988, isbn 812080466X, fq. 268
  18. ^ Hartmut Scharfe: Education in Ancient India; 2002, Brill, series - Handbook of Oriental Studies; volume 16, isbn 9789004125568, fq.148
  19. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 328
  20. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 37
  21. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 4
  22. ^ Anant Sadashiv Altekar: Education in Ancient India; Nand Kishore, 1965, isbn 8182054923
  23. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 42
  24. ^ Paul Monroe: Paul Monroe's Encyclopaedia of History of Education, Volume 1; Genesis Publishing, 2000, kontrolluar më 14 shtator 2014, isbn 8177550918, fq. 166
  25. ^ a b Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 5
  26. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 45
  27. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 330
  28. ^ a b Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 55
  29. ^ a b c Hartmut Scharfe: Education in Ancient India; 2002, Brill, series - Handbook of Oriental Studies; volume 16, isbn 9789004125568, fq. 151
  30. ^ a b Hermann Kulke & Dietmar Rothermund: A History of India Arkivuar 4 tetor 2014 tek Wayback Machine; Fourth edition, Routledge, kontrolluar më 1 tetor 2014, 2004, fq. 110
  31. ^ Sally Hovey Wriggins: Xuanzang: A Buddhist Pilgrim on the Silk Road Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine; 1996, Westview Press, Boulder, Colo.; isbn 0-8133-2801-2, kontrolluar më 9 dhjetor 2014, fq. 237
  32. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 8
  33. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 111
  34. ^ Sally Hovey Wriggins: Xuanzang: A Buddhist Pilgrim on the Silk Road Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine; 1996, Westview Press, Boulder, Colo.; isbn 0-8133-2801-2, kontrolluar më 9 dhjetor 2014, fq. 124
  35. ^ Samuel Beal: The Life of Hiuen-Tsiang; Trubner's Oriental Series, volume 1, 2000, publikuar për herë të parë në vitin 1911, Routledge, London, isbn 9781136376290, kontrolluar më 9 dhjetor 2014, fq. 111
  36. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 334
  37. ^ Lal Mani Joshi: Studies in the Buddhistic Culture of India During the Seventh and Eighth Centuries A.D.; Motilal Banarsidass Publications, 1977, isbn 8120802810, fq. 171
  38. ^ Sally Hovey Wriggins: Xuanzang: A Buddhist Pilgrim on the Silk Road Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine; 1996, Westview Press, Boulder, Colo.; isbn 0-8133-2801-2, kontrolluar më 9 dhjetor 2014, fq. 177
  39. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 9
  40. ^ Hartmut Scharfe: Education in Ancient India; 2002, Brill, series - Handbook of Oriental Studies; volume 16, isbn 9789004125568, fq. 144
  41. ^ Robert E. Buswell Jr. & Donald S. Lopez Jr.: Princeton Dictionary of Buddhism; Princeton University Press, 2013, Princeton, NJ; isbn 978-0-691-15786-3
  42. ^ Paul Monroe: Paul Monroe's Encyclopaedia of History of Education, Volume 1; Genesis Publishing, 2000, kontrolluar më 14 shtator 2014, isbn 8177550918, fq. 167
  43. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 128–130
  44. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 349–352
  45. ^ Hartmut Scharfe: Education in Ancient India; 2002, Brill, series - Handbook of Oriental Studies; volume 16, isbn 9789004125568, fq. 152
  46. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 58
  47. ^ André Wink: Al-Hind: The Making of The Indo-Islamic Ëorld; Volume 1, 3rd ed. Arkivuar 12 gusht 2016 tek Wayback Machine; 2002, Brill, Boston, MA; kontrolluar më 15 dhjetor 2014, isbn 0-391-04173-8, fq. 268
  48. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 352
  49. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 55
  50. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 344–346
  51. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 10
  52. ^ a b Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 217
  53. ^ Suresh Kant Sharma: Encyclopaedia of Higher Education: Historical Survey of Pre-Independence Period[lidhje e vdekur]; Mittal Publications, 2005, isbn 8183240178, fq. 29
  54. ^ Jeffrey E. Garten (9 dhjetor 2006). "Really Old School". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ Rene Grousset: In the Footsteps of the Buddha; 1971, publikuar për herë të parë në frengjisht në vitin 1929, Orion Press, përkthyer nga frëngjishtja nga J.A. Underwood; isbn 0-7661-9347-0, fq. 158
  56. ^ a b Rene Grousset: In the Footsteps of the Buddha; 1971, publikuar për herë të parë në frengjisht në vitin 1929, Orion Press, përkthyer nga frëngjishtja nga J.A. Underwood; isbn 0-7661-9347-0, fq. 159
  57. ^ Hartmut Scharfe: Education in Ancient India; 2002, Brill, series - Handbook of Oriental Studies; volume 16, isbn 9789004125568, fq. 159
  58. ^ Khurshid, Anis (janar 1972). "Growth of Libraries in India". International Library Review. 4 (1): 21–65. doi:10.1016/0020-7837(72)90048-9. Marrë më 1 dhjetor 2014. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ Rakesh Kumar Bhatt: History and Development of Libraries in India; Mittal Publications, 1995, isbn 8170995825
  60. ^ Jashu Patel & Krishan Kumar: Libraries and Librarianship in India; Greenwood Publishing Group, 2001, isbn 0313294232, fq. 4
  61. ^ Mohamed Taher & Donald Davis Gordon: Librarianship and Library Science in India: An Outline of Historical Perspectives; Concept Pub. Co.; 1994, New Delhi, isbn 8170225248, fq. 37
  62. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 65
  63. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 73
  64. ^ Alexander Berzin (2002). "The Four Indian Buddhist Tenet Systems Regarding Illusion: A Practical Approach". Marrë më 24 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ Radha Kumud Mookerji: Ancient Indian Education: Brahmanical and Buddhist; Motilal Banarsidass Publications, 1998, publikuar për herë të parë në vitin 1951, 2nd ed.; isbn 8120804236, fq. 565
  66. ^ Joseph Walser: Nāgārjuna in Context: Mahāyāna Buddhism and Early Indian Culture; Columbia University Press, 2005, isbn 023113164X, fq. 102
  67. ^ "Śāntarakṣita". Stanford Encyclopedia of Philosophy. Marrë më 4 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 11
  69. ^ a b Randall Collins: The Sociology of Philosophies: A Global Theory of Intellectual Change; Volume 30, nr. 2 i ‘Philosophy of the social sciences’; Harvard University Press, 2000, isbn 978-0-674-00187-9, fq. 240
  70. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 264
  71. ^ Christmas Humphreys: The Wisdom of Buddhism; Psychology Press, 1987, isbn 0700701974, fq. 111
  72. ^ "The Shurangama Sutra (T. 945): A Reappraisal of its Authenticity". Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2010. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ Jinah Kim: Receptacle of the Sacred: Illustrated Manuscripts and the Buddhist Book Cult in South Asia; University of California Press, 2013, isbn 0520273869, fq. 52
  74. ^ "Five of the Leaves from an Ashtasahasrika Prajnaparamita Manuscript". Asia Society. Marrë më 25 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  75. ^ "Astasahahasrika Prajnaparamita Sanskrit palm-leaf manuscript". Marrë më 25 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  76. ^ a b c d "Nalanda" Arkivuar 14 korrik 2014 tek Wayback Machine; Archaeological Survey of India, kontrolluar më 18 shtator 2014.
  77. ^ Mark M. Jarzombek, Vikramaditya Prakash & Frank Ching: A Global History of Architecture; John Wiley & Sons, 2011, isbn 0470902450, fq. 312
  78. ^ Lal Mani Joshi: Studies in the Buddhistic Culture of India During the Seventh and Eighth Centuries A.D.; Motilal Banarsidass Publications, 1977, isbn 8120802810
  79. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 191
  80. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 197
  81. ^ Sally Hovey Wriggins: Xuanzang: A Buddhist Pilgrim on the Silk Road Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine; 1996, Westview Press, Boulder, Colo.; isbn 0-8133-2801-2, kontrolluar më 9 dhjetor 2014, fq. 145
  82. ^ a b Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 208
  83. ^ a b Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 13
  84. ^ André Wink: Al-Hind: The Making of The Indo-Islamic Ëorld; Volume 1, 3rd ed. Arkivuar 12 gusht 2016 tek Wayback Machine; 2002, Brill, Boston, MA; kontrolluar më 15 dhjetor 2014, isbn 0-391-04173-8, fq. 333
  85. ^ Arthur Llewellyn Basham: The Wonder That Was India: A Survey of The History and Culture of The Indian Sub-Continent Before the Coming of the Muslims; Picador, 1954, London, isbn 978-0330439091, fq. 266
  86. ^ Maulana Minhaj-ud-Din: Tabakat-i-Nasiri – A General History of the Muhammadan Dynasties of Asia Including Hindustan; përkthyer nga H. G. Raverty, 1881, kontrolluar më 22 dhjetor 2014, fq. 552
  87. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 212
  88. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 14
  89. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 157, 379
  90. ^ Hartmut Scharfe: Education in Ancient India; 2002, Brill, series - Handbook of Oriental Studies; volume 16, isbn 9789004125568, fq. 150
  91. ^ a b Upasaka Chos-dar: Biography of Dharmasvamin (Chag Lo Tsa-ba Chos-rje-dpal), a Tibetan Monk Pilgrim; përkthyer nga George Roerich, parathënia nga A.S. Altekar, 1959, kontrolluar më 24 dhjetor 2014, fq. xix; përshkrim i treguar nga Dharmasvamini studentit të tij, Chos-dar.
  92. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 347
  93. ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries of India: Their History And Contribution To Indian Culture; 1988, publikuar për herë të parë në vitin 1962, George Allen and Unwin Ltd, London, isbn 81-208-0498-8, fq. 343
  94. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 15
  95. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 214
  96. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 56
  97. ^ Huu Phuoc Le: Buddhist Architecture; Grafikol, 2010, isbn 0984404309, fq. 59
  98. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 27
  99. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 219
  100. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 28
  101. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 19
  102. ^ Hasmukh Dhirajlal Sankalia: The University of Nālandā; B. G. Paul & Co.; 1934, fq. 222
  103. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 17
  104. ^ Amalananda Ghosh: A Guide to Nalanda; 1965, The Archaeological Survey of India, New Delhi, 5th edition, fq. 31–33
  105. ^ "Getting to Nava Nalanda Mahavihara (NNM), Nalanda". Nava Nalanda Mahavihara. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2014. Marrë më 25 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  106. ^ "Welcome to Nava Nalanda Mahavihara (NNM)". Nava Nalanda Mahavihara. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2014. Marrë më 25 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  107. ^ Santosh Singh (1 shtator 2014). "Nalanda University starts today with 15 students, 11 faculty members". The Indian Express. Marrë më 3 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  108. ^ "Sushma Swaraj inaugurates Nalanda University". Economic Times. 19 shtator 2014. Marrë më 19 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  109. ^ a b "Nalanda University reopens". Times of India. 1 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  110. ^ Chatterjee, Chandan (1 shtator 2014). "Nalanda route to prosperity — Varsity ëill boost trade, feel residents". The Telegraph. Marrë më 10 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  111. ^ "The Archaeological Museum, Nalanda". Archaeological Survey of India, Government of India. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2014. Marrë më 10 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  112. ^ Chaudhary, Pranava K. (27 dhjetor 2006). "Nalanda gets set for relic". Times of India. Marrë më 10 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  113. ^ "Nalanda Multimedia Museum". Prachin Bharat. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 10 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Biblio Nalanda

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto