Koktej molotov
Bomba Molotov është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urban dhe nga protestuesit e dhunshëm. E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga 'Nacionalistët Spanjollë' të gjeneralit Francisko Franko kundër 'Republikanëve Spanjollë' të përkrahur nga komunistët sovietik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatërruar e dëmtuar tanket sovjetike.[1]
Përbërja e saj
RedaktoMjetet për të krijar një Molotov janë të thjeshta, një shishe qelqi e mbushur me lëndë djegëse e paraparë është benzina por edhe vajguri ka djegje të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës.
Për të shtuar rrezikshmërinë
RedaktoPër të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napalm duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.
Si përdoret
RedaktoLeckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegja dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.
Origjina e emërtimit Molotov
RedaktoMegjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga i cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sakrkastike nga forcat e mbrojtjes finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.
Ku është përdorur
RedaktoPërveç luftës civile sponjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietike në Luftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Molotov cocktail", Wikipedia (në anglisht), 2023-02-16, marrë më 2023-02-20