Borje
Borja[1]është një fshat në komunën Shishtavec në rrethin e Kukësit të Shqipërisë. Është fshat malor i zonës së Gorës, dhe banorët merren kryesisht me rritjen e patateve. Popullsia e Borjes është kryesisht gorane. Numri i banorëve të fshatit Borje ka pësuar një rënie të ndjeshme si pasojë e emigrimit pas viteve 1990.
Borje |
---|
Gjeografia
RedaktoFshati kadastror Borje ndodhet në veri - lindje të komunës së Shishtavecit. Teritori i tij i paraqitur në plan ka formën e paralelopipedit me shtrirje veri - jug 3.5 km. dhe lindje - perendim 3 km., që shtrihet në gjërsinë gjeografike veriore 41º 59’ 45’’deri 42º 20’ 05” dhe gjatësinë gjeografike lindore 20º 33’ 45” deri 20º 37’ 00”. Rrethohet nga lartësitë: “Dejkin grob” (1652.00 m.), Jasika (1417.60m.), Cërni Vërh (1584.80 m), “Karakolli Raven” (1587.6 m.), Piramida 16/4 (1305.40 m.) “Nikello bërdo” (1332.0 m.), "Ribar" (1326.8 m.), "Hisarishta" (1196.00 m.), “Haxhijin Mos” mbi lumin e Borjes (830 m.). Perimerti i kufirit është 15.5 km . Prej të cilit 11 km. administrativ dhe 4.5 km. shtetror. I ndodhur në këtë hapsirë gjeografike fshati Borje Kufizohet:
Shqipëria veriore Rrethi Kukës
Nga veriu me fshatin Orgjost, nga lindja me kufirin shtetëror Shqipëri - Kosovë, nga jugu me fshatrat Shishtavec dhe Novosej, nga perendimi dhe veri - perendimi me fshatin Oreshkë dhe nga perendimi me fshatin Cërnalevë. Brenda ktyre kufijve ka një sipërfaqe gjeografike prej 1115 ha.
- Kufiri shtetëror me Republikën e Kosovës , (4.50 km.) Përkatësisht me fshatrat Krushevo, Glloboçica, Vranishta dhe Orçusha, fillon në lartësinë Jasika, (1417.60 m.), e pret lumin e Borjes në lartësinë (1050.00 m.), vazhdon në vijë të drejtë në piramidën Nr. 17, (1350.10 m.) e majën “Cërni Vërh” (1584.80 m.). Aty merr një kthesë në formë harku për të kapur lartësinë “Karakolli raven” (1587.60 m.), e që aty zbret drejtë në “Senakovce” në piramidën 16 /4 (Klokova çeshma 1305.40 m.).
- Kufiri adminstrativ me Orgjostin, (2.75 km) fillon në piramidën Nr.16/4. (1305.40 m.). Vazhdon rrugës për në "Llokvo" - “Nikello bërdo” (1332.00 m.), "Vërbiçiça". Aty e len rrugën, kthen djathtas për të vijuar përfund arës së Rustem Muratit del në "Ribar" (1326.80), vijon për kurrizi në "Hisarishta" (1196.00), zbret poshtë në "Orllov Kamen" (1000.50m.)
- Me Cërnalevën , (1.25 km), fillon në "Orllov Kamen", (1000.50 m.) merr drejtimin nga Borja - në "Lubçev kamen" - "Muslijina Niva" dhe vijon poshtë në "Haxhijin Mos” (830.00 m).
- Kufiri me Oreshkën ,
(3 km.) nga i cili 1.5 km. lumor), fillon në "Haxhijin Mos", vazhdon në drejtim të kundërt të rrjedhës së lumit të Borjes deri tek livadhi i Gani Shkorës, aty kthen drejt jugut, ku nis kufiri tokësor dhe vijon për krurrizi në "Plloça", (made-mi i vjetër i rasave) ngjitet përpjetë e përfundon në “Dejkin Grop” (1652.00 m)
- Me Kollovozin, ka vetëm pikë takimin në “Dejkin Grop”.
- Me Novosejën, (2.75 km) fillon në "Dejkin Grop", vazhdon drejt “Gurit si qen” varet poshtë në rrugën “Pazarlija” drejtë për kodre, deri ku ndan rruga për në fushën e sportit.
- Me Shishtavecin, (1.25 km) fillon ku ndan rruga për në fushën e sportit, tek “Lisi i Hysenit”, vijon për rrugë të pazarit në fushë të sportit dhe mbaron në “Jasika” (1417.60 m.).
Harta kadastrore e fshatit Borje
Pjesë e teritorrit të fshatit Borje është edhe Bjeshka e Borjes e njohur me emrat “Kallabak”, ose “Borska Pllanina” me sipërfaqe 353 ha. Ajo ndodhet 15 km. në jug të fshatit e shtrirë në shpatet Veri - lindore të majës së “Kallabakut”. (2174 m. 6 km vijë ajrore dhe 15 km. rrugë këmbësore e automobilistike, larg fshatit), e cila në bazë të dokumenteve autentike kufizohet:
- Në Veri - lindje, me bjeshkën e Shishtavecit. Duke u nisur në kufirin shtetëror Shqipëri - Kosovë, në afërsi të vendit të quajtur “Tërmkin Grop”, afër kajnakut të madh. Në drejtimim Jug - Veri kufiri ndarës zbret në përrua, e ndjekë atë deri afër pyllit të Shishtavecit, kthen në rrugën mbi malin e Shishtavecit dhe kapet tek guri i ngulur në arën e “Kurt Agës”.
- Në veri - perendim, me tokat e Novosejës, kufiri fillon tek guri i ngulur në arën e “Kurt Agës”, merr drejtimin lindje-perendim duke kaluar në rrugën e hollë që përshkon malin e mandej tek “Guri i Jeshiltë”, e del në burim (kajnak), ku fillon kufiri perendimor.
- Në perendim dhe jug - perendim, me Bjeshkën e Vakufit (Topojan), nga jugu në veri kufiri fillon tek kajnaku në “Gurin e Jeshiltë, (Pikë takimi i kufirit Borje - Novosej - Topojan). Kthen përpjetë në drejtim të jugut, ndjek rrugën e hollë, del në shkrep dhe përfundon në majën Kallabakut (2174 m.)
- Në jug dhe jug – lindje, kufizohet me kufirin shtetëror Shqipëri - Kosovë.
Këto kufij janë të konfirmuar me vendimet përkatëse të gjykatës së Sheriatit Nr.136, Zilka`de sene 1233, {1812, sipas kalendarit të sotëm}[1]
Faksimilet e vendimit të gjyaktës së sheriatit,
Nr. 136,1 Zilka`de sene 1233 (1812)
Duke qënë se bjeshka e “Kallabakut” ndodhet e shkëputur nga teritori i fshatit Borje, fshatrat fqinjë, në veçanti Novoseja dhe Shishtaveci gjithnjë kanë ngritur pretendime për të përvetësuar pjesë të teritorit të saj. Kështu pas vitit 1812, konflikti pronësor u përsërit edhe në vitin 1937, kur Novosejasit tentuan të marrin një copë të majme mbi rrugën që përshkon zabelin me ahishte. Për këtë Borjanët u ankuan tek mbreti Zog I. dhe e denoncuan çështjen në gjykatë. Bazuar në vendimin e gjykatës së Sheriatit dhe fakteve të tjera të pa kundërshtueshme, problemi u zhgjidh në favor të Borjes, duke rikonfirmuar edhe një herë kufijtë e sajë.
Letra e Borjanëve drejtuar Mbretit Zog I dhe faksimile e vendimit Nr. 9, date, 28.06.1937, të Gjykatës së faktit Kukës [2]
Sipas një gojëdhëne, territori i Borjes ka qënë i pashkëputur nga Vranishti në veri deri në Kallabak në jug. (Ot “Çestak” duri “Kallabak”). Për këtë tregohet një gojëdhënë:
“Një njeri i quajtur Boriç, me 10 çobanë hysmeqarë e pesë qenër duke shtegtuar drejt veri perendimit arriti në Glloboçicë. Boriçi ishte qehaja. Anës së lumit të Borjes, në vëndin e quajtur “Selishta” ngriti tendat për të kaluar dimrin. Në pranverë në kërkim kullotash u shty deri në Kallabak duke e përvetësuar këtë hapsirë. Në dimër sërish u kthye në "Selishta". Kur doli pranëvera, duke shtegtuar drejt bjeshkës, te vorrezat e sotme të fshatit Novosej takoi një familje Cigane të ardhur nga Tetova. Burrë e grua po përgatitnin çerep dhe enë të tjera nga balta e kuqe. Qentë si qentë, njëri prej tyre i`u afrua Tetovares duke e nuhatur. Ajo e trembur se mos e kafshonte tentoi që ta largojë me një shkop që kishte pranë. Qeni u egërsua dhe e përlau. Nga plagët e marra gruaja vdiq. Tetovari i kërkoi gjak Boriçit. Për të shlyer gjakun, Boriçi i afroi mallin e tij, tufën e bagëtive. Ai nuk e pranoi ofertën, por i kërkoi pak vend, ku ai të vendoste një kaminë (punishte) për prodhimin e çerepëve dhe enëve të tjera prej balte dhe një ngrehinë për të banuar. Boriçi i`a dha tokën e kërkuar pranë varrezave të sotme të Novosejës, ku akoma meret bota e kuqe për çerep dhe lyerje. Tetovari u rimartua, u shumua dhe krijoi fshatin që mori emrin Novosello (Fshat i ri). Boriçi nuk u kthye më nga kishte ardhur por krijoi vëndbanimin "Selishta”, ku edhe tani gjenden rrënoja”. Stanet e ndërmjetme për mbajtjen e bagëtive në pranëverë dhe vjeshtë i vendosi karshi fshatit dhe që nga ajo kohë ruhet toponimi “Boriç”, ndërsa majës më të lartë të bjeshkës ku veronte në kujtim të bjeshkës që kishte lënë në Rodope, nga kishte ardhur, i vuri emrin “Kallabak” (Treguar nga Tefik Ramadan Roçka, (1910 - 1995)
Emrin Kallabak e mban një fshat në Trikalla të Greqisë. Edhe maja më e lartë e malit "Belasica" në Rodope, në kufirin midis Bullgarisë dhe Greqisë emërtohet "Kallabak" (2029 m.).
Bjeshka e Kallabakut
Toponimet
RedaktoTerritori i Borjes është i mbuluar me shume emra vendesh si:
Adilov Mos, Askersko Çeshmiçe, Adiloske Livagje, Alov Kamen, Argaç, Baçeva Niva, Bajkov Rid, Bajrojca, Baçilishta, Bajram Lulin Grob, Bas Ornica, Bele Strane, Bella Voda, Bella Zemna, Bellov Kamen, Beqirova Ornica, Bijanec, Billo, Boboshka Leska, Boriç, Brestoj Banushoske, Bubllan, Buka, Bunake, Çapçevo Sello, Çatma, Çekiçov Kamen, Çekorinci, Çekorinska Livada, Cer, Cërni Vërh, Cërvene Jabuke, Çestak,
Javor Adilov Mos
Ciganske Tërne, Çopur, Creshnica, Çuka, Çukiçe, Çulçejca, Çulçev Kamen, Çkrapjina Ornica, Damatovo Rudinçe, Dëbec, Dejkin Grob, Demofci, Dërbusofci, Dërmnica, Dishov Kamen, Dobrajca, Dovno Bërce, Dreniç, Drobak, Feratovo Çeshmiçe, Gaber, Gërgojec, Glluha Voda, Gof Rid, Golem Kamen, Golem Dof, Golem Zavor, Gorni Zadef, Gorno Bërce, Govorusha, Greben, Gujedarske Mllake, Gumnishta, Guri si Qen, Gushafce, Gushajeçe Grobishta, Hajradinovo Baçillo, Hamzova Jonxha, Hanina Çeshma, Harunov Grob, Hasanof Gllas, Haxhijin Mos, Herov Grob, Hisarishta, Husenof Dëp, Husno, Ibriçino Çeshmiçe, Igraleshnik, Illojca, Imerove Johe, Ivanoska Niva, Izetiçina Niva, Jasen, Jazmine, Jeleshje, Julica, Kajdarov Studenec, Kalçejca, Kallabak, Kapano, Karagjina Livada, Kasof Vir, Kaurske Tërne, Kaurske Grobishta, Klutaçec, Klokova çeshma, Kërçin Rid, Kërs, Kështice, Klen, Kolçejca, Kopeni Grob, Korica, Kriva Niva, Krushe Hoxhinske, Krushica, Krushiçe, Kuliçeska Çeshma, Kurt Agina Niva, Kukev Kamen, Laçkinske Johe, Llazec, Llazine, Leska, Leskovo Brce, Lipa, Lisiçina Dupka, Lisina,
Çapçevo Sello Karakoll (Raven)
Lipa Orniçe
Llakov, Llëke, Llokvo, Lipa, Lupanovo Jabuçe, Lupçev Kamen, Madem, Malla Jella, Malove Mllake, Mali Vërh, Markov Llëk, Mërshino Pole, Mërtvo Shumiçe, Mexhu Pllotoj, Mialçejca, Mllaçje, Mllaçice, Muharemova Ornica, Musova Mllaka, Muslijina Niva, Nezirove Johe, Nijazova Vodenica, Nikello Bërdo, Niketesko Çeshmiçe, Nove Grobishta,
Hisarishta Popovo Sello
Osman Qehajina Livada, Ogragje, Orashje, Orllov Kamen, Orniçe, Padina, Palinsko Baçillo, Palojna, Pazarlija, Pajkova Livada, Petkojca, Pikova Livada, Piline Livagje, Pishec, Pllaçen Kamen, Plesh, Plevniçe, Plitishta, Plladnishta, Plloça, Poçiva Niva, Poçivalec, Pod Kamen, Pod Kërs, Pod Niketefci, Popovo Sello, Prehod, Preskakallo, Prisje, Rahmanove Johe, Ramov vir, Ramushuska Livada, Raskrnica, Raven, Ravenica, Ribar, Rupe, Rusinica, Sabrovo Çeshmiçe, Selamova Vodenica, Selishta, Senakofce, Seçen Kamen, Stari Kotari, Stare Grobishta, Shap, Sharkojca, Shoshov Raven, Shuaipovo Baçillo, Shundinci, Sitnak, Skeva Llivada, Smrekarka, Star Zadef, Stavrovo Kolibçe, Stërga, Strazha, Stregjni Mos, Stregjno Bërce, Studenec, Suhi Dof, Tërmkin Grob, Tërqalishte, Terxijin
Sprotiva
Kamen, Tefikova Llëka, Topilica, Topillo, Trebesh, Tupan, Turske Trske, Shulina Livada, Shuta Joha, Ulanqishta, Ulanec, Ulanik, Valajca, Vejselovo Gumno, Velkov Kamen, Vërbiçiqa, Vërtollaça, Vipica, Virec, Virje, Vllahinica, Vukov Kamen, Xhaferof Dof, Zejnoske Nive, Zejnoske Livagje, Zelen Kamen. Zhidllojec, Zuçef.[3]
Relievi
RedaktoRelievi përfshin gropat, luginat, fushat, kodrat, malet dhe qafat e maleve. Relievi ndikon në elementet natyror klimatike siç janë: Erërat, reshjet e shiut dhe të borës. Basenet ujëmledhëse, koefiçenti i rrjedhjes së ujrave, shplarja e tokës ose erozioni, drejtimi i ujërave drejt detit, ngricat, akulli, diellzimi etj. Relievi gjithashtu kushtëzon rrjetin rrugor, ndërtimin e veprave hidrike: Kanalet e kullimit dhe të ujitjes, mullijve, hidrocen-traleve, ujësjellësave për ujin e pijëshëm; nga relievi janë të kushtëzuara të gjitha veprimtaritë ekonomike
Pamja e relievit në përgjithësi po edhe i relievit të fshatit Borje, nuk ka qenë gjithënjë siç duket sot, por me kalimin e kohës ka pësuar ndryshime. Këto ndryshime kanë ndodhur për një numër faktorësh që kanë ndikuar në zhvendosjet tektonike të cilat kanë krijuar format e relievit që ne shikojmë sot. Ngritja e bjeshkëve të Sharrit, Kallabakut, Moravës, Malit të Kollovozit në një anë dhe krijimi i luginës të lumit të Borjes që zënë fill pikërisht në këto lartësi kanë ndikuar në formimin e relievit që kemi sot. Relievi i Borjes ka formën e një lugine të thellë me dy shpatije ballë për ballë njera tjetrës dhe lumi në mes. Në të dy anët e rrjedhës së lumit profili rilevor ka pjerrtësi mjaft të madhe. Nga profilet gjatësorë që po paraqesim në shkallën 1:25.000, të punuar nga harta me të njëjtën shkallë zvogëlimi, në krahun e majtë të rrjedhës së lumit të Borjes, prej pikë prerjes në rekën e Borjes (930 m.) deri në pikën më të lartë në "Dejkin grob” (1652.00 m.) dallohen një tërsi që ka specifikat e veta gjeomorfologjike. Po ashtu edhe shpati në të djathtë të rrjedhes së lumi të Borjes, që fillon në të njejtin vënd (930 m.) dhe mbaron në pikën më të lartë sipër fshatit në “Karakollin Raven" (1587.60 m.) dallohet si një tërsi e vetme që ka specifikat e veta gjeomorfologjike.
Profili gjatësor “Dejkin grob” (1652 m) –“Karakolli Raven” (1587.60 m)
Shpati në të majtë të rrjedhës së lumit Borje ka një profil rilevor me pjertësi prej 41.7 %, i cili mundëson zhvillimin aktiv të erozionit, por duke qenë i mbuluar në pjesën e sipërme me pyje ahu e livadhe efekti i gryerjes zvogëlohet dukshëm. Shpati në të djathtë të rrjedhes të lumit të Borjes, ka një profil rilevor me pjertësi 34.7 %, që mundëson zhvillimin shumë aktiv të erozionit, për shkak se në këtë anë të lumit ndodhen tokat bujqësore, që janë të ekspozuara ndaj fenomenit të shplarjes dhe gryerjes. Kjo edhe për faktin se gjatë periudhës së kolektivizimit nga mania e shtimit të sipërfaqes së tokës të punuar janë prishur brezaret natyrore, livadhet dhe kullotat. Prishja e këtij ekuilibri natyror po rivendoset tani pas viteve `90- ta, kur prona shkoi tek i zoti i saj. Reka e Borjes që kalon mes për mes teritorit të fshatit e ndan atë në dy shpatije me sipërfaqe afërsisht të barabarta. Faqja në të majtë të rrjedhës së lumit është e mbuluar me pyje ahu, livadhe dhe kullota, në anën e djathtë ndodhet fshati dhe tokat e punuara. Ky reliev kushtëzon një mikroklimë të shëndetëshme, e të favorshme për kultivimin e gjithë bimëve të arave dhe të pemëtarisë.
Profili gjatësor i lumit të Borjes (Borska reka)
Profili gjatësor Jasika ( 1417.60 m.) - Pramida 16/4, (1305.40 m.)
Klima
RedaktoFshati Borje, është i rrethuar në formë potkoi, nga vargu i kodrave: “Vllahinica” (1350 m), “Dërmnica” (1400 m), “Velkov Kamen” (1450 m), “Mali Vërh” (1550 m.), “Cërni Vërh” (1584.80 m), “Igraleshnik” (1400m.)
Dhe “Plloça” (1360 m.). Këto lartësi nuk e pengojnë diellëzimin dhe e mbrojnë shumë mirë nga erërat e ftohta veriore, përmbytjet, orteqet dhe stuhitë me shpejtësi ekstreme.
Ky pozicion, lartësia mbi detare (1200 – 1300 m), bëjnë të mundur që klima e fshatit Borje të karakterizohet nga dimri i gjatë e i ftohtë dhe vera relativisht e thatë dhe e freskët. Këtu janë qartësisht të ndara të katër stinët: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.
Pranëverë në fshatin Borje
Fshati ndodhet gati në mes tre Stacioneve metrologjike: Kukës (airoporti 354 m.) 25 km në perendim në gjërsin gjeografike veriore 42° 20' 00", e gjatësin lindore 20° 25'03". STM. Shishtavec, (1360 m), 4 km. në jug - perendim, në gjërsin veriore 41˚50´ 09˝, gjatësin lindore 20˚ 35´ 15˝, dhe STM. Dragash (1024.8 m), 10 km. në veri - lindje në gjërsin veriore 42º 03´ 05˝, gjatësin lindore 20˚ 42´ 05". Për faktin se stacioni Kukësit ndodhet shumë larg, e në kuotë shumë të ulët, po u referohemi të dhënave të stacioneve metreologjike të Shishtavecit dhe të Dragashit (Republika e Kosovës)
Temperaturat
RedaktoMuaji më i nxehtë i vitit është gushti me temperaturë mesatare 10 vjeçare 19,7 °C. Maksimumi absolut është aritur në muajin gusht të vitit 1973, me 21,1 °C dhe në korrik të vitit 1972, 21,1 °C
Temperaturat mesatare mujore dhe vjetore në Shishtavec (1969-1979) në °C
Stacioni | I | II | III | IV | V | VI | VII | VIII | IX | X | XI | XII | Shuma |
69-79 | 0,06 | -0,13 | 3,87 | 7,9 | 12,3 | 17,2 | 19,3 | 19,7 | 16,4 | 9,1 | 5,6 | 1,6 | 9,4 |
Viti më i nxehtë për dekadën 1969 -1979, ka qënë viti 1972, me temperaturë mesatare 11,1 °C. Muaji më i ftohët është shkurti me temperaturë mesatare -13 °C. Minimumi absolut është shënuar në muajin shkurt të vitit 1972 me - 21 °C. Viti më i ftohtë për dekadën 1969 - 1979, ka qënë viti 1974, me temperaturë mesatare vjetore 8,8 °C kundrejt temperaturës mesatare vjetore për dekadën prej 9,4 °C.
Erërat
RedaktoErërat, shpejtësia, drejtimi dhe vëndi ku ndikojnë
Lloji i erës | Veriu | Jugu | Juglindja
(era e bjeshkës) |
Drejtimi | verilindje-jug-perendim | Jug - veri | juglindje –
veriperendim |
Shpejtësia | 13.4 m / sek | 5. 8 m / sek | 21.5 m / sek |
Ndikimi | mbi vendbanimin | Tokat bujq.
vendbanim |
tokat bujqësoe –
vendbanim |
Erërat e ftohta vijnë nga verilindja (Mali Vërh) me drejtim VL - JP. Ato sjellin ftohtësi dhe thatësirë. Dimrit krijojnë ngrica. Kanë shpejtësi relativisht të madhe (13.4 m/sek). Më së shumti ndikojnë mbi qëndrën e banuar, e tokat poshtë fshatit dhe shuhen duke u përplasur në shpatin “Sprotiva”.
Verë në fshatin Borje
Erërat ekstreme veriore nuk ndikojnë shumë mbi teritorin e fshatit. Kurrizi kodrinor që e rrethon fshatin nga kjo anë e më tej mali i Koritnikut u a ndalin hovin. Erërat që vijnë nga jugu me drejtim: jug - veri kanë shpejtësi të vogël, ato krijohen në gjërsi të vogla gjeografike, janë të nxehta dhe kanë ndikim pozitiv mbi territorin dhe qendrën e banuar. Erërat juglindore ose të bjeshkës të cila vijnë nga masivi i bjeshkëve të Sharrit me drejtim juglindje – veri - perendim sjellin masa të ftohta ajri, negative në periudhën e dimrit dhe të dobishme në verë; freskojnë ajrin.
Lagështia e ajrit
RedaktoLagështia relative e ajrit në % gjatë viteve 1950 - 1965
Muajt | I | II | III | IV | V | VI | VII | VIII | IX | X | XI | XII | Vjetore |
50-65 | 80,2 | 79,8 | 76,7 | 75,8 | 73,1 | 72,4 | 67,8 | 67,6 | 72,3 | 81,1 | 83,1 | 82,0 | 76,0 |
Të dhënat tregojnë se maksimumi i lagështisë është në muajin nëntor 81,1 % dhe minimumi në muajin gusht me 67,6 %.
Reshjet
RedaktoNë kompleksin e faktorve klimatik, reshjet zënë vend primar në zhvillimin e botës së gjallë. Në Borje bien rreshje të larta (shiu, bora, breshri) dhe të ulta (vesa, bryma dhe kraneza.)
Tabela e reshjeve mesatare mujore, vjetore për 10 vjeçarin 1961-1970
( të matura në STM. Shishtavec)
viti | I | II | III | IV | V | VI | VII | VIII | IX | X | XI | XII | Vjetore |
1961 | 47.2 | 60.5 | 129.8 | 100.9 | 14.8 | 120.8 | 60.8 | 15.4 | 10.4 | 45.4 | 139.7 | 89.2 | 819.80 |
1962 | 41.4 | 54.6 | 135.1 | 106.3 | 13.4 | 118.1 | 53.9 | 29.6 | 38.7 | 109.1 | 90.3 | 148.9 | 939.40 |
1063 | 176.7 | 161.6 | 79.3 | 38.6 | 112.1 | 97.9 | 31.0 | 43.4 | 13.5 | 48.7 | 35.1 | 120.2 | 958.20 |
1964 | 10.7 | 47.9 | 59.5 | 88.5 | 85.3 | 84.2 | 70.4 | 59.4 | 49.6 | 108.9 | 99.7 | 128.8 | 892.90 |
1965 | 20.3 | 85.9 | 96.0 | 92.9 | 135.1 | 44.3 | 9.1 | 64.3 | 25.8 | 0.3 | 155.8 | 143.4 | 873.20 |
1966 | 127.9 | 40.9 | 84.4 | 86.6 | 56.0 | 69.7 | 28.2 | 80.0 | 29.4 | 62.0 | 160.4 | 142.5 | 968.00 |
1967 | 92.4 | 20.8 | 70.3 | 145.2 | 110.5 | 80.9 | 111.5 | 15.2 | 40.5 | 21.9 | 20.1 | 105.6 | 834.90 |
1968 | 121.9 | 43.4 | 43.0 | 22.1 | 50.9 | 76.3 | 12.0 | 144.5 | 101.6 | 15.2 | 43.9 | 112.1 | 786.90 |
1969 | 33.8 | 63.2 | 70.2 | 110.2 | 14.2 | 50.7 | 60.8 | 51.6 | 64.7 | - | 86.1 | 112.8 | 718.30 |
1970 | 161.1 | 228.6 | 104.2 | 79.8 | 105.8 | 25.1 | 79.4 | 36.5 | 16.0 | 151.4 | 104.4 | 149.9 | 1197.1 |
Shuma | 738.7 | 797.4 | 872.0 | 870.20 | 698.1 | 768.0 | 517.1 | 529.8 | 390.3 | 562.9 | 935.5 | 1235.5 | 908. 90 |
78.37 | 79.74 | 87.00 | 87.02 | 68.81 | 76.80 | 51.70 | 52.98 | 39.03 | 56.29 | 93.55 | 123.55 | 908.90 |
Edhe pse ndodhet midis maleve e bjeshkëve të larta, sasia e reshjeve në teritorin e fshatit Borje është e vogël. Në 10 vjeçarin 1961 - 1970, kanë rënë mesatarisht 908,90 mm. reshje në vit. Shpërndarja e tyre gjatë vitit nuk është e njejtë. Më shumë reshje kemi në muajin dhjetor 123,55 mm., nëntor, 93,55 mm., mars 87.00 mm.
Maksimumi apsolut i reshjeve për periudhën 1961-1970, ka ndodh në muajin janar të vitit 1963, me 176,7 mm.
Minimumi apsolut i reshjeve ka qënë në muajin tetor te vitit 1969, kur nuk patur fare reshje; në të njejtin muaj të vitit 1965, janë shënuar 0,3 mm. dhe muaji janar i vitit 1961, me 10.4 mm.
Edhe shpërndarja e reshjeve sipas stinëve të vitit nuk është e njejtë. Më shumë reshje bien në muajt ekstrem të vitit, vjeshtë 91.1mm., në dimër 81.1 mm., në pranëverë 70.7 mm. dhe ne verë 47.21 mm. Nga sa sipër del se ndikim më të madh në reshjet e kësaj treve kanë masat ajrore mesdhetare.
Reshjet e borës
RedaktoNë bazë të matjeve të kryera në STM. Shishtavec, si datë mesatare e fillimit të reshjeve të borës është evidentuar mesi i muajit dhjetor dhe si datë mesatare e mbarimit të rreshjeve të borës është shënuar fillimi i muajit prill, ndërsa lartësia mesatare shumëvjeçare sipas muajve paraqitet në tabelën e më poshtëme;
Tabela mbi reshjet mesatere shumëvjeçare të borës
Data mesatare e fillimit dhe mbarimit me shtresë bore | Lartësia maksimale e shtresës së
borës në cm. | ||||||||
Stacioni | Dt.fillimit | Dt.mbarimit | XI | XII | I | II | III | IV | |
Shishtavec | 15.12 | 08.04 | 17 | 89 | 132 | 131 | 98 | 20 | |
Por përjashtimisht nga këto mesatare shumëvjeçare ka ndodhur që ka rënë borë edhe në muajin korrik, Edhe në trashësi më të mëdhaja se ato mesatare të shënuara në tabelën e më sipërme.
Dimër
Dimër në Borje
Vranësirat
RedaktoShkalla e vranësisë në fshatin Borje caktohet lirshëm nga syri i njeriut. Në stacionin metreologjik të Shishtavecit vranësia mesatare vjetore është rregjistruar 55 %.
Tabela e Lëvizjes vjetore e vranësisë në %
Stacioni
Shishtavec |
I | II | III | IV | V | VI | VII | VIII | IX | X | XI | XII | Vjetore |
68 | 68 | 65 | 59 | 56 | 40 | 36 | 35 | 39 | 56 | 68 | 66 | 55 |
Tabela e numrit mesatar të ditëve të kthjellta
Stacioni
Shishtavec |
I | II | III | IV | V | VI | VII | VIII | IX | X | XI | XII | Shuma |
3 | 3 | 5 | 4 | 4 | 6 | 13 | 15 | 12 | 7 | 2 | 3 | 77 |
Tabela e numrit mesatar të ditëve të vranëta
Stacioni
Shishtavec |
I | II | III | IV | V | VI | VII | VIII | IX | X | XI | XII | Shuma |
18 | 15 | 14 | 13 | 10 | 6 | 3 | 4 | 6 | 11 | 17 | 18 | 135 |
Këto të dhëna tregojnë se vranëtësi më e madhe shtrihet në muajtë e skajshëm të vitit. Numri i ditëve të vranëta varion nga 3 ditë në muajin korrik në 18 në muajin dhjetor, apo 56 - 68 %, të ditëve të vitit. Numri mesatar i ditëve të kthjellta varion nga 3 ditë në janar në 15 ditë në gusht.[4]
=== Hidrografia === Fshati Borje është i pasur me burime uji. Mes për mes teritorit të tij kalon lumi i Borjes, të cilin vendasit e emërtojnë "Borska Reka". Ai zë fill në Republikën e Kosovës, pikërishtë në masivin ujëndarës të bjeshkëve të Sharrit. Baseni i tij kufizohet nga lartësitë ujëndarëse: "Trmkin grob" (2022 m) - "Golem Argat" (2029 m.) -"Gemintash" (2189 m.). Degët më kryesore që e ushqejnë atë janë: Përroi i ”Restelicës”, përroi i “Sopoticës”, përroi “Klek”, përroi i “Polit”, Përroi i “Bigorit” dhe prrenjë të tjerë më të vegjël. Pas bashkimit të këtyre degëve merr trajtën e lumit dhe si i tillë futet në teritorin e fshatit Borje; në vendin ku lumi pritet me kufirin shtetror Shqipëri - Kosovë (1050.00 m.). Duke rrjedh drejtë veri - perendimit del nga teritori i Borjes në “Haxhijin mos” (830 m.) më tej vijon rrugën deri sa bashkohet me lumin e Orgjostit në lartësinë (586.00). Prej burimit ekstrem "maja Gemintash" (2189 m.) deri ku bashkohet me lumin e Orgjostit (586 m.). baseni ujëmbledhës i këtij lumi ka një sipërfaqe prej 101 km², Gjatësi 20 km., rënje 1603 m. dhe pjertësi mesatrae 8 %. Teritorin e fshatit Borje, lumi e përshkon në një gjatësi prej 4.5 km. rënje 220 m. dhe pjerrësi mesatare 5%.
Profili gjatësor rilevor i lumit të Borjes, prurja relativisht e madhe dhe e qëndrueshme ; e bëjnë mjaft të përshtatëshëm për ndërtimin e veprave hidroteknike, siç janë: mullijt, valavicat, kanalet ujitëse dhe H E C-et. Aktualisht mbi këtë lum janë ndërtuar: Kanali vaditës Borje – Orgjost me gjatësi 16 km. dhe aftësi ujitëse 50 ha., Stacioni i pompave mbi kanalin Borje – Orgjost që e ngjit ujin në lartësinë 90 m. e me dy kanalet ujitëse në formë vetulle që ujisin tokat e “Dreniçit” dhe të “Ravenicës”, Kanali vaditës Borje – Cërnalevë – Nimçë me gjatësi 9 km. dhe aftësi ujitëse 50 ha, kanali i poshtëm i Cërnalevës me gjatësi 3 km. dhe aftësi ujitëse 15 ha., 5 mullinj, dy Hidrocentrale: Turbina Familjare e Safetit dhe hidrocentrali i Cërnalevës. Parashikohet që të ndërtohen edhe dy HEC.- e të tjerë, njeri mbi kanalin Borje - Orgjost dhe tjetri mbi Kanalin Borje - Cërnalevë.
Reka e Borjes Mulliri i Selamit
Përveç lumit që është burrim kryesor hidrik, teritori i fshatit është i mbuluar edhe me shumë burime sekondare të ujit. Siç janë krojet, puset, mëqellat, burimet etj. që përdoren për ujin e pijes dhe ujitjen e ogradeve. Më të pasura me burime janë tokat sipër fshatit, që ndodhen në: “Gërgojec”, “Kërs”, “Orniçe”, ”Zuçev”, “Virje”, ”Leska”, “Klutaçec” dhe “Creshnica”.
Karakteristikat e përgjithëshme të basenit ujëmbledhës të lumit të Borjes
Baseni
ujëmble-dhës i lumit |
Sipër-faqja
në km2 |
Rrjedhja
pecifike l/sek km/2 |
Gjatësia
në km nga burimi deri në bashkim |
Rresh-jet
mes. vjet. në mm. |
Tempera-tura
mesatare minimale në Cº |
Tempera-tura
mesatare maks. në Cº |
Lartesia
mbi detare në m |
Sasia
mesatare e prurjeve në m³/sek |
Borje | 101,0 | 38,27 | 20 | 909 | -1 | 4 | 586-2189 | 3,86 |
Lidhur me këtë zonë të pasur me ujra përmendet një Gojëdhënë të cilën e kemi dëgjuar nga të parët tanë, me të cilën trasmetohet porosia: “Mos prisni dëllinja sipër fshatit, mos dëmtoni livadhet dhe rudinat. Sepse poshtë Kodrës “Mali vrh” në thellësi të tokës gjëndet një bure (fuqi) e stërmadhe e lidhur me obruç (rrath çeliku) e mbushur me ujë, që ka fyt me qep (dalje uji të mbrojtura e të komanduara nga Azhdërhana) me të cilët na e lëshon ujin pak nga pak e përditë, duke furnizuar të gjitha çezmat e fshatit. Po e ngacmove tokën mundet që të dëmtohen Obruçët dhe të shpërthej uji, i cili e rrënon gjithë fshatin“. Kështu besonte i gjithë fshati, sipërfaqet e mbuluara me dëllinja e bimësi të tjera nuk nuk guxonte njeri për t`i prekur, kjo vazhdoi deri në krijimin e Kooperativës Bujqësore. Nga kjo zonë mbas viteve `90 kanë marrë ujë me ujësjellësa individualë mbi 70 % e familjeve të fshatit
Në zonën e banuar më të përmendura janë Krojet: “Topillo” me tre sylenjarë dhe “Kuliçeska çeshma” në Gorno mahallo (Mahallën e epër), “Kalçejca”, me tre sylenjarë, puset “Bunari i Shatkos”, dhe “Bunari i Muharremit në Dovno mahallo” (Mahallën e poshtëme), “Studenec” në Mahallën “Niketevci”.
Topillo Kalçejca
Feratovo Çeshmiçe Kuliçeska Çeshma
Studenec Lajkosko Çeshmiçe
Ndërsa rreth fshatit po përmendim Burrimet “Obruq” dhe “Zuçev” mbi të cilat që në vitin 1916, është ndërtuar ujësjellësi “Kalqejca” me kaptazh, gypa, dhe shuarës të energjisë prej qeramike që ka funksionuar pa ndërpreje deri në vitet `70, të shekullit të kaluar. Ky objekt i projektuar nga ushtarët Austriakë dhe i ndërtuar me vetë kontribut, mund të konsiderohet si vepra e parë hidroteknike e ndërtuar në fshat.
Mbi burimet: “Klutaçec”, “Virje”, “Zuçev” “Padina”, në vitet `60-ta, është ndërtuar ujësjellësi i ri i fshatit, duke shtrirë rrjetin në gjithë teritorin e fshatit e vendosur vetëm nga një çezëm në çdo mahallë. Në vitet `70-ta është projektuar dhe ka filluar nga ndërtimi i një ujësjellësi që mund ta merte ujin nga “Zejnoske livagje” me sifon dhe stacion pompash në Bunake, por ky projekt ka dështuar.
Jashtë teritorit të fshatit gjënden shumë burrime uji. Më të rëndësishëm për sasinë dhe cilësinë e ujit janë: “Gjurgjevllëk”, “Ramov vir”, “Govorusha”, “Korica”, “Bella Voda”, “Illojca”, “Selimova çeshma”, “Sabrova çeshma”, “Zejnoske Livagje”, “Kërs” (Shanijino i Lumino çeshmiçe) etj. Në vitet `90-ta e në vazhdim në teritorin e fshatit me kuntribute vetiake për “hajret” janë ndërtuar mbi 10 çezma. (Tradita e ndërtimit të çezmave për “Hajret” të shpirtrave të të vdekurve konsiston në besimin se ato do tu shërbejnë të afërmëve që kanë ndërruar jetë për tu freskuar me ujë në atë botë) Risi të veçantë në fshat ka sjell ndërtimi i rrjetit të kanalizimit të ujrave të zeza e ujrave të bardha, që shtrihet në gjithë teritorin e fshatit dhe ndërtimi i ujësllësave vetiak që e marin ujin me rrjedhje të lirë në lartësitë sipër fshatit. Këto dy projekte dhe shtrimi me rasa i rrugës kryesore të fshatit ka ndikuar në rritjen e hygjenës dhe përmirësimin rrënjësor të jetës në fshat.
Projekti i kanalizimeve përbehet prej 4394 m., nga të cilat: 3024 m. kanale të para, 1370 m. kanale të dyta, 84 puseta dhe 4 gropa septike. Për ndërtimin e tij janë shpenzuar 11.55 milon lekë, 11.0 milion janë dhënë si donacion nga Fondi i zhvillimit rural (FZHR), 275 mijë nga Komuna dhe 275 mijë, nga komuniteti përfitues.
Disa nga çezmat e ndërtuara jashtë teritorit të fshatit për “Hajret”
Askersko çeshmiçe Azizovo Çeshmiçe
Shanijino çeshmiçe (Krs) Lumino çeshmiçe (na Mos)
Govorusha Rufatovo Çesmiçe (Lisiçina Dupka)
Ibriçino çeshmiçe Hanina Çeshma
Ajnushina Çeshma Korica
Shumarsko Çeshmiçe (Plladnishta) Sabrova Çeshma
Selimova Çeshma Bajroska Çeshma
Borja si njësi adminstrative
RedaktoQë nga dokumentimi i parë e deri më sot, Borja nuk ka gëzuar nivelin më të lartë të një njisie adminstrative, se atë të komunës dhe qendrës së fshatit të bashkuar, gjithnjë të varur prej njësish më të mëdha, pavarësisht emërtimeve të tyre.
Deri në vitin 1452, Borja ishte pjesë e Zhupës së Gorës. Pas pushtimit turk deri më 1595, Borja u bë pjesë e kazasë së Prizrenit në kuadrin e sanxhakut të Dukagjinit. 1595 – 1868. Borja ishte njeri prej fshatrave të nahijes së Gorës dhe kazasë me të njëjtin emër ku bënin pjesë Luma, Opoja dhe Dibra (zonat Gryka e Çajës, Bushtricë e Kala e Dodës). Me krijimin e Kazasë së Lumës (1868), Borja me fshatrat e rrethinës së Dollovishtit të nahijes së Gorës bëhet pjesë e kazasë së Lumës. Kjo gjendje vijoi deri në vitin 1910, kur Borja sërish i kaloi kazasë së Prizrenit ku bënin pjesë të gjithë fshatrat e Gorës.
Pas dy luftrave ballkanike (1912-1913), u formua Srezi (nënprefektura) i Gorës me 19 kumuna (Opshtina) e 51 fshatra me qëndër në fshatin Vranishtë dhe e varur nga rrethi (Krugu) i Prizrenit, ku Borja ka patur statusin e komunës, ku vareshin Cërneleva dhe Oreshka.
Mbas largimit të trupave serbe në vitin 1915 dhe ardhjes së trupave Austro – Hungareze, më 1916 u krijua "Biseriku" i Zhurit, ku përfshihej dhe rrethi i Gorës me seli në Vranishtë e dy komuna: Shajne dhe Shishtavec me kajmekam Sadik Gostivarin dhe komisioner policie Mullah Arifin. Për çdo katund u emërua nga një "Muhtar" (kryeplak) që bashkëpunonte me imamin e fshatit dhe varej nga gjandarmeria. Në krye të fshatit qe kryeplaku me vartësi nga komanada ushtarake e zonës.
Mbas mbarimit të luftës së parë botërore, në Borje u vendos administratra ushtarake Serbe, e cila bëri ndarjen e re administrative, ku Borja u bë qëndër kumune me fshatrat Cërnalevë dhe Oreshkë. Në këtë kohë sekretar i kumunës ka qënë Borjani Ramadan Gjiritlija, dhe korier Nezir Liman Jonuzi. Presednik i fshatit ka qenë Abdulla Demir Alia.
Në vitin 1923, me vendosjen e kufirit aktual, Borja përkohësisht u bë qendër krahine. Në vitin 1924 qendra e krahinës së Gorës u çvendos në Shishtavec. Borja sërsih kaloi në nivel fshati, pjesë e Krahinës së Gorës Nënprefekturës së Lumës e Prefekturës së Kosovës, gjendje që vazhdoi deri në shtatorin e vitit 1943, kur kapitulloi Italia fashiste.
Midis shtatorit të vitit 1943 dhe shtatorit të vitit 1944, krijohet një periudhë kaotike, pasi vendin e Italianëve në Borje nuk e zuri askush. Fshati krijoi një organizëm që të ruhej qetësia, të mbrohej jeta,
prona e rregulli. U zgjodh një këshill të urtësh me kryetar Qemal Dokle.
Në vjeshtën e vitit 1944, u vendos pushteti i këshillave nacional çlirimtare. Borja për disa vite pati statusin e lokalitetit nga vareshin Cërneleva dhe Oreshka. Këto lokalitete të vogla u shkrinë shpejt, për të krijuar njisi administrative me bazë më të gjërë. Në vitin 1949 u krijua Lokaliteti i Gorës me qendër në Shishtavec, ku gravitonin të 19 fshatrat e Gorës natyrale, nga Belja në veri deri Turraj në jug. Lokaliteti i Gorës varej nga Nënprefektura e Lumës me qëndër në Bicaj.. Në ditarin e Sejdi Dokles gjejmë shënimin:
13.03.1949.
“Sistemin shtetëror e kemi "demokratik", për prijës kemi Enver Hoxhën. Para 6 muajsh është mbyllur kufiri me Jugosllavinë, deri më tani kemi qënë miq me Titon. Në fshat kanë ardhë ushtarët. Me angari jemi të mbytur deri në fyt. Këtu është qëndër lokaliteti, kryetar i lokalitetit është Abdyl Munishi, sekretar Omer Jahja. Këshilli i frontit: Kryetar Kadri Shaqiri, sekretar Qemal Dokle, në gjendjen civile punon Irfani nga Dibra. Në bibliotekë Jonuz. Irfani.........[5]
Borja u bë pjesë e lokalitetit të Gorës me qendër në Shishtavec, ku kishte 2-3, këshilltarë të zgjedhur nga populli, punët e fshatit administroheshin nga këshilli popullor i fshatit dhe kryetari i këshillit, organet lokale të pushtetit zgjidheshin një herë në tre vjet.
Në vitin 1970, Borja u ngrit në nivelin e qendrës së fshatit të bashkuar, nga vareshin fshatrat Oreshkë dhe Cërnalevë, dhe u drejtua nga Këshilli popullor i fshatit të bashkuar, gjë që vazhdoi deri në vitin 1992, kur sërish Borja zbriti në nivelin e fshatit, pjesë e Komunës së Shishtavecit.
Emri
RedaktoDuke u mbështetur te kënga: "Or janke borjanke, sal ti lisi moma’’ … mbase më e preferuara e borjanëve, mendohet se të parët e Borjes u shkulën nga Bullgaria, nga një fshat me të njëjtin emër (Kjo këngë me të njejtin tekst dhe vijë melodike këndohet në Bullgari, madje është përfshirë
në tekstet shkollore si shembull i muzikës burimore nga treva e Rodopeve. Sipas komenteve të studjuesve bullgarë, emri Borjanke, nuk ka të bëjë me pishën, që në sllavisht i thonë: "Bor", por me fjalën Borci = luftëtar).
Gojëdhëna e dytë e lidh emrin Borje me atë të popit Boriç: “Para ardhësve të borjanëve, kur janë detyruar për të lënë vëndin e etërve të tyre u ka pri "Popi Boriç"; i cili erdhi nga Maqedonia dhe zuri një hapsirë nga Vranishti i sotëm i Kosovës deri në Kallabak, përfshi edhe tokat ku janë vendosur sot novosejasit. Në respekt të tij fshati në fillim mori emrin Boriçovo = e Boriçit e me tej Borje. Plaku Boriç në fillim u vendos në vëndin e quajtur "Selishta". Përkarshi, në vëndin ku sot e kësaj dite emërtohet "Boriç" ngriti stanet, ku mbante bagëtit në pranëverë dhe vjeshtë, ndërsa verimin e bënte në bjeshkën e "Kallabakut" të cilës ia vuri emrin ai në kujtim të bjeshkës me të njejtin emër që kishte lënë në masivin e "Rodopeve". Në ditët e fundme të jetës, ai la amanetin: "Sve shto vi trebe trazhitego sebe" (Gjithçka që ju duhet kërkojani vetes.)
Qarkullon dhe gojdhëna e tretë: Vendi ku u vendosën të parët e Borjes ka qënë i mbuluar me pisha. Në sllavisht pishës i thonë bor. Që këtej është përftuar Borje = pishnajë.
Në vitin 1938, me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.753, datë 06. 07.1938, u bë ndryshimi i emrave të fshatrave në shkallë mbretërie. Borjen e ripagëzuan me emrin Lulëzim. Kjo sepse e gjetën një fshat të lulëzuar.
Faksimile e dëftesës së lëshuar Z. H. M. (1938), nga shkolla
shtetërore e Banjallukës, ku emri i fshatit figuron Lulëzim.
Borjanët fshatin e tyre asnjë herë nuk e quajtën kështu, as veten nuk e identifikuan me emrin lulëzimas. Kjo situatë nuk zgjati shumë. Me pushtimin e vendit nga Italia fashishte, e cila ndryshoi gjithë legjislacionin e mëparëshëm, Borjes iu rikthye edhe “de jure” emri shekullor.
Popullësia
RedaktoNumri
RedaktoNë vitin 1455, fshati Borje kishte 10 shtëpi. Në në vitin 1571, e gjejmë me 41 shtëpi dhe në vitin 1591, me 52. shtëpi. Duke supozuar se çdo shtëpi kishte 10 frymë mund të themi se në këto vite Borja kishte një popullësi përkitazi prej 100, 410 dhe 420 banorësh. Në vitin 1842, Borja kishte 152 shtëpi dhe rreth 600 banorë.[6] Rregjistrimi i parë i popullësisë u bë në vitin 1913 nga administrata e ushtrisë Serbe. Sipas këtij regjistrimi Borja numronte 300 shtëpi me 1156 banorë. Në vitin 1919 popullësia e Borjes ngeli 391 banorë, ose e 756 banorë më pak se në vitin 1913. Duke llogaritur shtesën natyrore të popullësisë me + 4% në vit, delë se për 6 vjet ¾ popullësisë së fshatit është zhdukur. Sot Borja ka 201 familje me 944 banorë, prej të cilëve 503 meshkuj dhe 438 femra.
Për periudhën 1950 -1955, në Borje kanë lindur 161 fëmijë, kanë vdekur 100 banorë, shtesa natyrale për këte periudhë është 61 frymë.
Fshati Borje Mahalla e poshtëme
Shpërnguljet
RedaktoKohë pas kohe në situata luftrash, trazirash, krizash ekonomike, ndryshimesh të mëdha politike e fatëkeqësish natyrore, borjanët janë shpërngulur masivisht nga fshati për t’u vendosur në vise të ndryshme të Ballkanit apo të Evropës.
Shpërngulja e parë i takon kohës së luftës Austro – Turke të vitit 1689 – 1690, kur dhjetra familje gorane në mesin e të cilave dhe borjane, u detyruan të lënë trojet e të shpërndahen andej - këndej për shkak të përndjekjeve nga ana e Turqisë, ngase luftuan në anën e austrikëve. Shpërnguljet u shtuan edhe për shkak të mortajës së atij viti. Një pjesë ndoqi ushtrinë austriake, një pjesë iu drejtua Prizrenit, të tjerë Tetovës, fshatrave Dolno Paliçishte dhe Tearce.
Në anën lindore të masivit të Sharrit në fshatrat Urviç dhe Jellovjane janë vendosur shumë borjanë. (Në fshatin Urviç mahalla më e madhe dhe më piktoreske emërtohet Borjane) Në fshatin Brodec të Rekës së epërme dhe fshatin Krusha në rrethinat e Shkupit, ka banorë që janë shpërngulur nga Borja.
Migrimi i dytë i madh i borjanëve ka ndodhur, pas dy luftërve Ballkanike (1912 - 1913), kur mjaft familje u vendosën në Sarajevë, Bihaç, Mostar, Stamboll, Banjalluk, Tuzlla, Beograd, Zagreb etj. Lufta I-rë botërore dhe thatësira e tejzgjatur, ku për dy vite nuk u prodhua thuajse asgjë, ndikuan shumë në zvoglimin e popullatës të Borjes.
Për shkak të urisë, varfërisë dhe sëmundjeve borjanët e lëshuan masivisht fshatin dhe u vendosën në qytete ku ushtronin zejen e pastiçerit. Të tjerë vdiqën nga uria në fshat apo rrugëve për në Prizren e Tetovë, në kërkim të bukës. (Sipas Raba Dokles 1883 - 1965 ): "Në kohën e Austrisë u shfaq një thatësirë e pa parë, që zgjati për gati dy vjet, tokat mbetën pa u mbjellur, kurbetçit nuk mundën të sjellin në fshat të ardhurat që fitonin nga puna e tyre. Bukë nuk gjëndej kërkund. Shumë gra, vajza e nuse u detyruan që të shkonin deri në Tetovë, e Gostivar në kërkim të bukës së gojës. Në fshat u përhapën sëmundje ngjitëse si "Lija" etj. Ndodhte që nëna ta jepte vajzën në fshatrat e Tetovës një plaku ose sakati që ta shpëtonte nga uria dhe të merrte për familjen një torbë me misër. Shumë vajza të reja dhe nuse janë përdhunuar nga ushtarët bullgarë, të tjera kanë ngrirë nga të ftohëtit në "Vraca", e janë shqyer nga ujqit. Në fshat kishte shumë vdekje. Nuk kishte kush t`i varroste kufomat.".
Edhe sot të rrënqethet mishi kur dëgjon tregimet e të moshuarëve për atë kohë. Ja si e kemi dëgjuar një episodë tragjik nga e ndjera Alke Bumo:
”Në kohën e zisë së madhe, (1917-1918) Gruaja e Vejselit nga mahalla Çekorinci, si shumë të tjerë është nisur për Tetovë, për të blerë drith për fëmijët, që i kishte lënë me magjen bosh. Në Tetovë e kapin ushtarët bullgarë dhe e mbajnë disa ditë të izoluar. Kur kthehet në shtëpi nuk i gjen dy fëmijët, kishin vdekur nga uria. Gatuan dy kuleç dhe shkon tek vorezat, ulet pranë varreve, duke qarë me ligje, u kërkon falje fëmijëve pse ishte vonuar, i këndell që të ngrihen nga varri që të hajnë nga kulaçi i nënës . Ashtu duke vajtuar i bie të fikët, bie mbi dy varret dhe vdes. Të nesërmen e gjen varrëmihësi dhe e varros me gjithë kuleçët pranë dy fëmijëve”.
Shpërngulja e tretë lidhet me zhvillimet pas Luftës II-të botërore. Për shkak të kushteve të reja shoqëroro – politike dhe ekonomike, filloi migrimi masiv. Shumë familje borjane i braktisën vatrat e tyre duke e lënë tokën ose duke e shitur për pesë pare dhe migruan në drejtim të Kukësit, Tiranës, Elbasanit, Durrësit etj.
Migrimi në vënd Migrimi në Europë
Shpërngulja e fundit lidhet me vendosjen në Shqipëri të sistemit demokratik dhe heqjen e barrierave për lëvizjen e lirë të popullësisë në kërkim të një jete më të mirë. Në harkun kohor 1990 - 2008, nga Borja janë larguar 78 familje prej të cilave 1 në Vlorë, 6 në Lushnjë, 2 në Kavajë, 24 në Durrës, 36 në Tiranë, 1 në Rogozhinë, 7 në Kukës, dhe 1 në Prizren.
18 familje janë vendosur jashtë Shqipërisë prej të cilave 8 në Angli, 5 në Itali, 2 në Greqi, 1 në Poloni dhe 2 në Amerikë. Përveç këtyre, në botën perendimore janë të punësuar 18 persona nga të cilët 8 në Angli, 5 në Itali, 2 në Greqi, 1 në Poloni dhe 1 në Amerikë.
Vitet e fundit kanë emigruar në përgjithësi vetëm djemtë e fshatit. Duke qenë se prej shekujsh martesat në Borje bëheshin brenda fshatit dhe me dashuri, tani është krijuar disballancë në raportin djem –vajza në fshat; gjë që ka sjellur një problem social: Shumë vajza mbeten pa u martuar, ose detyrohen të martohen larg, pa njohje dhe pa dashuri.
Përkatësia etnike
RedaktoBorjanët si të gjithë banorët e fshatrave torbeshe të Gorës vehten e quajnë nashinci. Sa i takon përkatësisë së tyre etnike, pavarëisht gjurmëve të pranisë vllehe në mesjetë dhe disa hyrjeve të vogla shqiptare në fillimin e viteve të dhjetvjeçarit të dytë të shek XX, që janë asimiluar, pa mëdyshje i takojnë etnisë maqedone. Këtë e tregojnë gjuha, kultura shpirtërore, folklori, tiparet psikofizike etj. Lidhur me këtë studjuesi Nazif Dokle, në librin e tij: „Bogomilizmi dhe etnogjeneza e torbeshëve të Gorës së Kukësit“ Shkruan:
„Kjo rrugë më çoi deri te libri që po i paraqes lexuesit të gjërë dhe opinionit shkencor me bindjen se kam sjell para tyre prova të mjaftueshme që vërtetojnë pa mëdyshje se origjina e torbeshëve të Gorës është e lidhur me lëvizjen bogomile, se bogomilizmi në Gorë vazhdon të jetojë dhe se ata, emri torbesh i ka shoqëruar pa ndërpreje që nga shekulli XI e deri më sot“.[7]
[1] Origjinalet e të cilit ruhen në familjen e Adem Ali Rexhepit, ish kryeplak i fshatit
[2] Origjinalet ruhen në familjen e Adem Ali Rexhepit ish kryeplak i fshatit
[3] Këto toponime jane nxjerr nga regjistrat kadastror të periudhës 1950 -1972, AQ. Kukës. Fondi i Kadastrës, dosja Nr. 126/2, viti 1950-1972, gjurmimi në terren; rregjistrimi në video nga Adriatik H. Miftarallari, dhe përdorimi nga banorët e Borjes në komunikimin e përditëshëm
[4] “Klima e Shqiprisë”, botim i Institutit Hidro – metreologjik, Tiranë 1978. (të dhënat e stacioni metreologjik Shishatvec)
[5] Sejdi Dokle, ditar dorëshkrim, faqe 1
[6] Jastrebov cituar më parë
[7] Nazif Dokle, „Bogomilizmi dhe etnogjeneza e torbeshëve të Gorës së Kukësit“, Geer, Tiranë 2009, faqe 5
Shih edhe
Redakto
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ^ Monografia "Borje dhe Borjanet" 2010 me autor Elmaz Dokle