Xhevdet Sunaj (Turqisht: Cevdet Sunay [ˈdʒevdet ˈsunaj]; 10 shkurt 1889 - 22 maj 1982) ishte politikan dhe oficer ushtrie turk. Ai shërbeu si presidenti i pestë i Turqisë nga viti 1966 deri mê 1973.

Xhevdet Sunaj
Presidenti i 5-të i Turqisë
Në detyrë
28 mars 1966 – 28 mars 1973
Paraprirë ngaXhemal Gyrsel
Pasuar ngaFahri Korutyrk
Shefi i 12-të i Shtabit të Përgjithshëm i Turqisë
Në detyrë
4 gusht 1960 – 16 mars 1966
Paraprirë ngaRagıp Gümüşpala
Pasuar ngaCemal Tural
Komandant i 11-të Ushtrisë Turke
Në detyrë
3 qershor 1960 – 2 gusht 1960
Paraprirë ngaXhemal Gyrsel
Pasuar ngaMehmet Muzaffer Alankuş
Të dhëna vetjake
U lind më10 shkurt 1899
Çaykara, Vilajeti i Trabzonit, Perandoria Osmane
Vdiq më22 maj 1982
Stamboll, Turqi
Partia politikeI pavarur
Bashkëshortja/etAtıfet Sunay
(m.1929)
Fëmijët3
Nënshkrimi

Biografia

Redakto

Sunaj lindi mê 1899 nê Trabzon, Perandoria Osmane. Pasi vijoi shkollën fillore dhe shkollën e mesme në Erzurum dhe Edrene, ai u diplomua në Shkollën e Mesme Ushtarake KuleliStamboll. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ai luftoi më 1917 në frontin e Palestinës dhe u bë rob lufte së britanikëve në Egjipt në vitin 1918. Pas lirimit të tij, ai luftoi së pari në frontin jugor, pastaj në frontin perëndimor gjatë Luftës për Pavarësi Turke.

Sunaj mbaroi arsimin e tij ushtarak në 1927, dhe u diplomua në kolegjin e shtabit në 1930 si oficer i shtabit. Duke u ngritur radhët për tu bërë gjeneral në vitin 1949 dhe më pas një gjeneral me katër yje në vitin 1959, ai mbajti poste të rëndësishme ushtarake. Në vitin 1960, ai u emërua shef i ushtrisë dhe më vonë shef i përbashkët i shtabit. Më 14 mars 1966, ai u emërua në senat nga Xhemal Gyrsel nën emergjencën e tij presidenciale.

Kur presidenca e Gyrsel u ndërpre për shkak të shëndetit të keq në përputhje me kushtetutën, Xhevdet Sunaj u zgjodh presidenti i 5-të nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë më 28 mars 1966. Ai e mbante detyrën e tij edhe përkundër rritjes së veprimtarisë terroriste, trazirave studentore dhe kërcënime për grusht shteti. Ai shërbeu për kushtetutën prej shtatë vjetësh deri më 28 Mars 1973 dhe u bë atëherë një senator i përhershëm.

Ai ishte i martuar me Atıfet Sunay më 1929.[1] Ata kishin tre fëmijë.[2] Sunay vdiq nga një sulm në zemër më 22 maj 1982 në Stamboll.

Referime

Redakto
  1. ^ "Çankaya'nın First Lady'leri". Hürriyet (në turqisht). 15 prill 2007. Marrë më 16 shkurt 2019.
  2. ^ "Sunay'ın eşi vefat etti". Radikal (në turqisht). 22 tetor 2002. Marrë më 16 shkurt 2019.