Cliff Burton
Clifford Lee "Cliff" Burton (11 Shkurt 1962 - 27 Shtator 1986) ka qenë një muzikant Amerikan dhe një ish-pjestar i grupit heavy/thrash metal Metalica. Ishte i njohur më së shumti nga talenti që ai kishte për të luajtur me gitare bass, në grupin Metalica që nga Dhjetori i 1982 deri në ditën e vdekjes në Shtator të 1986.
Cliff Burton |
---|
Burton hyri në Metalica në vitin 1982 dhe performoi në 3 albumet e para të grupit; Kill 'Em All, Ride The Lightning dhe Master of Puppets. Ai po ashtu mori një postum me këngën "To Live Is to Die" nga albumi i 4 i grupit, ...And Justice for All.
Më 27 Shtator 1986, Burton, vdiq në një aksident me autobus në Kronoberg County (vend në Suedinë jugore), gjatë kohës që grupi ishte në një turne në përkrahje të albumit Master of Puppets. Burton u zëvendësua nga Jason Newsted një muaj më vonë. Ai po ashtu u vendos në Rock and Roll Hall of Fame me gjith grupin Metalica në vitin 2009.[1] Dhe si përfundim, është zgjedhur basisti i nëntë më i mirë i të gjithra kohërave në një revistë të Rolling Stones në 2011.[2]
Biografia
RedaktoJeta e hershme
RedaktoCliff kishte lindur në Castro Valley të Kalifornisë, nga prindërit Ray dhe Jan Burton. Interesi i tij për muzikën filloi kur babai i tij i tregoi atij muzikë klasike dhe Clifford filloi të mësonte të luante në piano.
Përgjatë adoleshencës, Cliff pati interesa në muzikë klasike, rock dhe më vonë heavy metal. Ai filloi të luante në gitare bass në moshën 13 vjeqare, pas vdekjes së vëllaut të tij. Prindërit e tij citojnë se Cliff kishte thënë "Un do të bëhen bassisti më i mirë në botë për vëllaun tim" (Im going to be the best bassist for my brother).[3] Ai praktikonte çdo ditë nga gjashtë orë.
Cliff citoi se Geddy Lee, Geezer Butler, Stanley Clarke, Lemmy Kilmister dhe Phil Lynott kishin pasur ndikim të madh në stilin e tij të luajtjes së gitares bass.
Karriera
RedaktoGjatë shkollës së mesme, Cliff formoi një bandë të quajtur EZ-Street. Ky grup emrin e kishte marur nga një bar. Grupi përfshinte gitaristin e ardhshëm të Faith No More Jim Martin, po ashtu dhe bateristin e ardhshëm të Faith No More dhe Ozzy Osbourne Mike Bordin. Burton dhe Martin vazhduan të punonin së bashku edhe në kolegj në Hayward të Kalifornisë, ku formuan një grup tjetër, Agents of Misfortune e cila hyri ne Luftën e Bandave lokale në vitin 1981. Audicioni i tyre tregon disa pjesë të luajtura nga Burton të cilat më vonë do të ishin në dy këngë të Metallikës: Solo me bass "(Anesthesia)-Pulling Teeth", dhe fillimi i këngës "For Whom the Bell Tolls".[4] Burton i'u bashkua bandës së parë të madhe, Trauma në vitin 1982.
Së bashku me grupin Trauma, Burton shkoi në Los Angeles të Kalifornisë për të performuar në Whiskey Go Go.[4] Në mes të turmës gjindeshin edhe James Hetfield dhe Lars Ulrich të cilët kur dëgjuan bassin e Burton filluan menjëherë kërkimet për ta gjetur atë, dhe mbasi e gjetën, e ftuan ti bashkohej grupit dhe Burton pranoi. Arsyeja pse Burton pranoi ishte sepse Trauma po bëhej pak si shumë "komerciale". Burton nuk e pëlqeu shum iden e të shpërngulurit në Los Angeles kështu që i kërkoi bandës që të afrohej diku afër San Franciscos, d.m.th. afër vendlindjes së tij. Metallica, me dëshirën që kishin për të pasur Burton në grup, pranuan. Ata pas një kohe të shkurtër u shpërngulën në El Cerrito.
Inxhizimet e para me Metallikën, Burton i bëri në demon Megaforce. Një kasetë demo e quajtur No Life 'til Leather, ra në duar të Gjon Zazulës, pronnari i Megaforce Records.[5] Grupi u vendos në Old Bridge, New Jersey dhe siguroi një kontratë me Zazulën. Albumi i tyre i parë Kill 'Em All përfshinte edhe "(Anesthesia)-Pulling Teeth", e cila shfaqi aftësitë e Burton për të përdorur efekte, si për shembull, wah-wah pedal, e cila nuk përdoret shumë nga basistët.
Albumi i dytë i grupit, Ride The Lightning, shfaqi rritjen e madhe të grupit. Aftësitë e Burtonit për të përdorur efekte u shfaqen në dy këngë të atij albumi: Intro e këngës "For Whom the Bell Tolls" dhe bassi (lead bass) në këngën "The Call of Ktulu".
Referime
Redakto- ^ https://www.rockhall.com/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2015. Marrë më 18 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Harald, O. "All Metalica - Info - Interviews with Cliff Burton's parents". Allmetallica.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2008. Marrë më 23 tetor 2007.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ a b "Bass Player Magazine" (në anglisht).
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2018. Marrë më 18 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)