Columbia Law School
Shkolla e Ligjit e Kolumbias (en: Columbia Law School) është Shkolla e Ligjit e Universitetit të Kolumbias. Shkolla u themelua zyrtarisht në vitin 1858, megjithatë mësimi i ligjit në Kolumbia i ka fillesat qysh në shekullin e 18-të. Edhe përpara se të themelohej shkolla e ligjit, Universiteti ishte i dalluar si një nga vatrat nga ku u diplomuan disa nga figurat kryesore juridike të fillimeve të Amerikës si shtet i pavarur, ku spikat figura e John Jay, Kryetari i parë i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Columbia Law School | |
Lloji | Universitet privat |
---|---|
Themelimi | 1858 |
Dekani | Gillian Lester |
Studentë | 1,267[1] |
Kampusi | New York, ShBA |
Faqja zyrtare | www.law.columbia.edu |
Kolumbia konsiderohet si një nga shkollat e ligjit më prestigjioze në botë, dhe gjithmonë ka qenë e renditur në krye të pesë shkollave më të mira në ShBA nga U.S. News and World Report.[2] Kolumbia është sidomos e njohur për lëndën e të Drejtës së Korporatave dhe për faktin se të diplomuarit e saj gjejnë vend në firmat ligjore më elitare.[3][4][5][6][7]
E themeluar në vitin 1858, Kolumbia ka prodhuar një numër të madh figurash të shquara, ku mund të përmendim nëntë Gjyqtarë të Gjykatës Supreme së Shteteve të Bashkuara;[8] shumë anëtarë të Kabinetit federal të ShBA-ve, Deputetë dhe Guvernatorë; si dhe më shumë anëtarë të listës Forbes 400 se çdo shkollë ligji tjetër.[9]
Sipas statistikave të lëshuara nga Shkolla e Ligjit e Kolumbias në 2013, rezulton se 95% e të diplomuarve të klasës 2013 kanë gjetur punë me kohë të plotë nëntë muaj pas diplomimit.[10] Shkolla e Ligjit është renditur si e para në ShBA, në drejtim të punësimit të përqindjes më të lartë të të diplomuarve në një nga 100 firmat e ligjit më të mëdha në SHBA (52.6%).[11]
Alumni të famshëm
Redakto- Theodore Roosevelt, Presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara, ishte student në CLS, por nuk u diplomua nga CLS; mori J. D. nderi në tetor 2008.[12]
- Franklin D. Roosevelt, Presidenti i 32-të Shteteve të Bashkuara, ishte student në CLS, por nuk u diplomua nga CLS; mori J. D. nderi në tetor 2008.[12]
- Mikheil Saakashvili, Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, ka marrë LL.M.-në e tij në Columbia.
- Giuliano Amato, dy herë Kryeministër i Italisë (1992-93 dhe 2000-01).
- Charles Evans Hughes, Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
- Harlan Fiske Stone, Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
- John Jay, Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
- Ruth Bader Ginsburg, Anëtare e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
- Shi Jiuyong, ish-Kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND);
- Xue Hanqin, anëtare aktuale të GJND;
- Jan Schans Christensen (LL.M. '88), anëtare aktuale e Gjykatës Supreme të Danimarkës;
- Susan Denham, Kryetare aktuale e Gjykatës së Lartë të Irlandës;
- Marvic Leonen (LL.M. '04), anëtare aktuale e Gjykatës Supreme në Filipine;
- Hironobu Takesaki, Kryetari aktual i Gjykatës Supreme në Japoni;
- Umu Hawa Tejan-Jallohaktuale, Kryetar i Gjykatës Supreme së Sierra Leone;
- Karin Maria Bruzelius, ish-anëtar i Gjykatës Supreme të Holandës;
- Lawrence Collins, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar;
- Françesk M. Ssekandi, ish-Kryetari i Gjykatës Supreme së Ugandas.
Burim i të dhënave
Redakto- ^ a b "Columbia Law School Official ABA Data" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2009. Marrë më 29 qershor 2016.
- ^ [1], Stanford Law School.
- ^ New Grad Employment Arkivuar 14 tetor 2012 tek Wayback Machine, Providence Business Journal.
- ^ The Best Law Schools For Career Prospects 2012, Forbes.
- ^ The Law Schools Whose Grads Earn The Most, Forbes.
- ^ "Top 15 Law Schools From Which Elite U.S. Law Firms Hire New Lawyers" (në anglisht). Leiterrankings.com. 13 tetor 2008. Marrë më 30 prill 2013.
- ^ ABA: Only 55 Percent of Law Grads Found Full-Time Law Jobs, The National Law Journal.
- ^ Dorf, Michael C. "Living Legacies" (në anglisht). Columbia.edu. Marrë më 30 prill 2013.
- ^ "Business News and Financial News at Forbes.com". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2006. Marrë më 29 qershor 2016.
- ^ "Employment Statistics" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2016. Marrë më 29 qershor 2016.
- ^ [2]
- ^ a b "Presidents Roosevelt Receive Posthumous J.D.s" Arkivuar 5 korrik 2016 tek Wayback Machine Law.