Gadishulli i Krimesë (ukrainisht: Крим, romanizeduar: Krym tatarisht krimean: Къырым, romanizuar: Qırım) që është një pjesë e Ukrainës ka një popullsi multinacionale dhe histori të gjatë pushtimi. Ka qenë gjithnjë një udhëkryq kulturor dhe vatër konfliktesh. Perandoria Ruse e aneksoi Hanllëkun e Krimesë në treçerekun e fundit të shekullit të 18-të, pas disa luftërash të përgjakshme me Perandorinë Osmane.

Krimea
Në bote

Në vitin 1954, një vendim i diskutueshëm i liderit sovjetik, Nikita Hrushçov (ukrainas etnik) e transferoi gadishullin e Krimesë si pjesë të Republikës Sovjetike Socialiste të Ukrainës duke e hequr nga territori i Rusisë.

Krimea sot ka statusin e një republike autonome brenda Ukrainës, dhe kryeqyteti i saj është Simferopol. Është e famshëme për vreshta, pemishte, zonat arkeologjike dhe turistike, të tilla si vendpushimin bregdetar i Jaltës, ku u nënshkruan në vitin 1945 marrëveshjeve historike midis Stalinit, Roosevelt dhe Churchill.

Qyteti tjetër i Krimes është Sevastopoli, port i madh detar në Detin e Zi, në jugperëndim të gadishullit, nuk varet nga "Republika Autonome e Krimesë". Sektori i tij administrativ ka një status të veçantë brenda Ukrainës.

Në qytetin Gurzuf, një nga qendrat dhe qytetet më të bukura të Krimes, mbi 90 për qind e popullsisë ka qenë më parë shqiptare, e pranishme nga shekujt 16 deri 18, por që më pas gradualisht është zhdukur, por ka raste të rralla ku është kultivuar dhe ruajtur gjuha dhe tradita shqiptare.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto