David Selenicasi
David Selenica ose Selenicasi ishte një piktor shqiptar i fundshekullit të XVII dhe fillimshekullit të XVIII. Ai konsiderohet si një nga figurat më të shquara të ikonografisë në Shqipërinë post-Bizantine.
Selenicasi, i njohur edhe si Davidi i Selenicës u lind në fundin e shekullit XVII në Selenicë, një fshat në Kolonjë.[1] Ai vdiq në mesin e shekullit XVIII pranë Korçës.
Vepra
RedaktoNë vitin 1715 ai pikturoi afresket në një nga kishat në manastirin Lavra e Madhe, manastiri i parë i ndërtuar në Malin e Athosit.[2] Nga 1722 deri në viti 1726 David Selenica dhe dy ndjekësit e tij Kostandini dhe Kristoja pikturuan muralet dhe afresket në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.[1] Në vitin 1727 ai pikturoi muralet dhe afresket e kishës Gjon Pagëzori në Kostur dhe kishës Shën Mërisë në Selanik.[3]
Teknika
RedaktoNë ndryshim nga piktorë të tjerë të periudhës së tij, Selenica përdor në pikturat dhe ikonat e tij ngjyra të çelura.[1] Selenica kombinon elemente të artit bizantin të epokës së Paelologut dhe shkollës Veneciane të artit.[3]
Trashëgimnia
RedaktoVepra e David Selenicasit ndikoi edhe mbi piktorët e tij bashkëkohës si Kostandin Shpataraku, vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi dhe në vepra të tjera të fillimshekullit të XIX. Ai konsiderohet si themeluesi i një shkolle të veçantë kombëtare të piktorëve me bazë në Korçë.[1]
Punët e tij ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë në pavionin e ikonave si dhe në Muzeun kombëtar të artit mesjetar në Korçë.[4] Punime të tjera të David Selenicasit gjenden në disa manastire në Malin e Athosit.[5] Në Voskopojë ruhen shtatë prej muralaeve të tij.
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d Popa, Theofan (1961). Piktorët mesjetarë Shqiptarë. Ministry of Education and Culture. fq. 63–5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Studia Albanica. Studia Albanica. Vëll. 37. University of Michigan, Academy of Sciences of Albania. 2004. fq. 65.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Pirovano, Carlo (2002). Percorsi del sacro: icone dai musei albanesi (në italisht). Electa. fq. 37–8, 67. ISBN 88-435-8291-7.
- ^ "National Museum of Medieval Art of [[Korçë]]". Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 1 prill 2010.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ndarurinze, Renate (2008). Albanien entdecken: Auf den Spuren Skanderbegs (në gjermanisht). Trescher Verlag. fq. 109. ISBN 3-89794-125-2.