Delbnisht

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Lezhës

Delbnishti është një fshatkomunën Milotrrethin e KurbinitShqipërisë.[1]

Delbnishti

Gjeografia

Redakto

Fshati Delbnisht gjendet në Komunën Milot, Rrethi i Kurbinit, (Prefektura Lezhë). Delbnishti është një fshat piktoresk kodrinor nga ku mund të kundrohet një hapësirë e paanë nga Durrësi e deri në Ulqin.[1]

Historia

Redakto

Banorët e këtij fshati janë të krishterë katolikë. Fshati mburret me Kishën e Shën Teodorit dhe me historinë e pasur të kësaj kishe. Kisha ka qenë Selia rezidenciale e Arqipeshkvisë së Durrësit nga viti 1859 deri më 1937. Pallati arqipeshkvor tre-katësh i ndërtuar në vitin 1895 u dogj nga Haxhi Qamili me 2 shtator 1914. Në këtë fshat kanë shërbyer e banuar shumë meshtarë me emër të katolicizmit shqiptar përfshi edhe Imzot Prend Bjanku (Kameri) i cili u lind në këtë fshat. Kisha e Shën Teodorit në Delbnisht është mbyllur e fundit në Shqipëri, kur besimi fetar u ndalua me ligj nga regjimi famëkeq komunist. [1]

Banorët e fshatit Delbnisht njihen për mikpritjen, qëndrueshmërinë dhe zellin e tyre për besimin, dijen dhe përparimin. Në fakt, etimologjia e emrit Delbnisht mund t'i ketë rrënjët në zgjuarsinë për të cilën shquhen banorët e këtij fshati të vogël (dhelpër - dhelpnisht). [1]


Referime

Redakto
  1. ^ a b c d Kastriot Marku (2008). Kishat e Kurbinit: kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin. Geer. ISBN 978-99956-22-22-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe

Redakto