Despotati Serb (Serbisht: Српска деспотовина / Srpska despotovina) ishte një shtet mesjetar serb në gjysmën e parë të shekullit të 15-të.

Despotati Serb
Српска Деспотовина (Serbisht)
Srpska Despotovina (Serbisht)
  • 1402–1439
  • 1439–1459
Coat of arms e Serbia
Stema
Despotati Serb më 1422
Despotati Serb më 1422
GjendjaShtet degëzimi dhe vasal i vendeve të ndryshme
KryeqytetiBeogradi
Smedereva
Tivari
Gjuhët e zakonshmeSerbishtja e vjetër
Besimi
Kisha Ortodokse Serbe
NofkaSerb
Qeveria
Lloji i qeverisjesMonarkia
Despot 
• 1402–1427
Stefan Lazareviq
• 1427–1456
Gjuragj Brankoviq
• 1456–1458
Lazar Brankoviq
• 1458–1459
Stefan Brankoviq
• 1459
Stefan Tomasheviq
Themelimi
Epoka historikeMesjeta
• Themelimi
22 shkurt 1402
• Pushtimi nga Perandoria Osmane
1439
• Rithemelimi
1439
• Ripushtimi nga Perandoria Osmane
20 qershor 1459
Ekonomia
MonedhaDinari serb
Të dhëna të tjera
Kodi ISO 3166RS
Paraprirë nga
Pasuar nga
Serbia Moraviane
Distrikti i Brankoviqit
Zeta nën Balshiqin
Sanxhaku i Smederevës
Banovina e Beogradit
Zeta nen Crnojeviqin
Sot pjesë eSerbia
Mali i Zi

Edhe pse Beteja e Kosovës me Perandorinë Osmane në vitin 1389 përgjithësisht konsiderohet si fundi i Serbisë mesjetare, Despotati, një pasues i Perandorisë Serbe dhe Serbisë Moraviane, zgjati edhe 60 vjet të tjera, duke përjetuar një rilindje kulturore dhe politike para se të pushtohej nga osmanët më 1459. Para pushtimit të tij, Despotati ishte një shtet tribut i Perandorisë Bizantine fqinje, Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Hungarisë,[1][2] të cilat të gjitha e konsideronin atë si pjesë të sferës së tyre të ndikimit.

Pas vitit 1459, traditat politike të despotatit serb vazhduan të ekzistojnë në mërgim, në Mbretërinë mesjetare të Hungarisë, me disa despotë titullarë të Serbisë, të cilët u emëruan nga mbretërit e Hungarisë. Despoti i fundit titullar i Serbisë ishte Pavle Bakiq, i cili ra në Betejën e Gorjanit.[3]

Sundimtarët Redakto

Nga viti 1471 deri më 1537 trashëgimtarët dinastikë jetuan në mërgim në Hungari.

Referime Redakto

  • Ćirković, Sima (2004). The Serbs (në anglisht). Malden: Blackwell Publishing. ISBN 9781405142915.
  • Fine, John Van Antwerp Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Ann Arbor, Michigan: University of Michigan Press. ISBN 0472082604.
  • Jireček, Constantin (1918). Geschichte der Serben (në gjermanisht). Vëll. 2. Gotha: Perthes.

Referime Redakto

  1. ^ Fine 1994, f. 500-503, 509-510, 522-528, 529-535, 554-556, 568-577.
  2. ^ Ćirković 2004, f. 87-110.
  3. ^ Jireček 1918, f. 263-264.