Deti Arkipelag
Deti Arkipelag (Finlandisht Saaristomeri, Suedisht Skärgårdshavet) është pjesë e Detit Baltik mes Gjitit Bothnia dhe Gjirit të Finlandës, brenda ujërave territoriale Finlandeze. Ai është arkipelagu më i madh në botë nga numri i ishujve, megjithëse ishujt janë shumë të vegjël dhe të ngushtuar në një zonë të vogël. Zona e detit është e cekët, me një thellësi maksimale prej 23 m. Shumica e kanaleve nuk janë të lundrueshme për anijet e mëdha.
Gjeologjia
RedaktoDeti Arkipelag ka një numër të madh ishujsh. Numri ekzakt i ishujve varet nga definimi i termit "ishull", për shkak se madhësia e copave të tokave të rrethuara me ujë në këtë det, ndryshon nga gurë të vegjël që dalin pakëz nga deti e deri tek ishujt e mëdhenjë me fshatra e ndonjëherë edhe qyteza. Numri i ishujve më të mëdhenj mbi 1 km2 brenda Detit Arkipelag është 257, përderisa numri i ujëdhesave më të vogla mbi 0,5 hektarë është rreth 18000. Nëse i shtohet edhe numri i gurëve më të vegjël të pabanueshëm, atëherë 50,000 është një parashikim i mirë. (Sa për krahasim, parashikimet për numrin e ishujve në Indonezi është rreth 13,000 deri në 18,000) Zona ndahet në arkipelagun e brendshëm dhe atë të jashtëm, derisa arkipelagu i jashtëm përbëhet kryesisht nga ujëdhesa të vogla e të pabanueshme. Arkipelagu mbulon një zonë në formë të ngjajshme me trekëndëshin së bashku me qytetin e Mariehamnit, Uusikaupunkit dhe Hankos.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Finlandës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |