Dharmaraxha Ratha
Dharmaraxha Ratha është një monument në kompleksin e Pança Rathave në Mahabalipuram, në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Është një shembul monolitik i Arkitekturës shkëmbore të Indisë. I datuar nga fundi i shekullit të VII, i është atribuar mbretërimit të Mahendravarmanit I dhe të birit të tij Narasimhavarmani I (630–680 i e.s.; i quajtur edhe Mamalla, ose "luftëtari i madh") i mbretërisë Pallava.[1][2] I gjithë kompleksi është nën përgjegjësinë e Archaeological Survey of India (ASI). Është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram që janë shpallur trashëgimi botërore e UNESCO-s që nga viti 1984.[3] E ngjashme me një karrocë (ratha), është skalitur nga një shkëmb i vetëm i gjatë graniti në ngjyrë rozë.[3][4][5] Megjithëse ndonjëherë gabimisht referohet si tempull, struktura nuk u shenjtërua si tempull për shkak se nuk u përfundua [6] pas vdekjes së Narasimhavarmanit I.[4][5][7] Struktura është emërtuar sipas emrit të Pandavas më të madh të eposit të Mahabharatas,[3][5][8] megjithëse emërtimi nuk është i mbështetur nga të dhënat historike.[4] I është kushtuar Shivas.[9]
Gjeografia
RedaktoStruktura gjendet në Mahabalipuram (më parë i njohur si Mammallapuram) në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit në distriktin Kancheepuram. Është afërsisht 56 km në jug të qytetit Chennai (më parë i njohur si Madras), kryeqyteti i shtetit indian Tamil Nadu,[10] ndërsa nga Chengalpattu është rreth 32 km larg.[11]
Historia
RedaktoPesë rathat kanë qenë të rëndësishme për zhvillimin e Arkitekturës së tempujve indianë. Ashtu si Pança Rathat e tjera, Dharmaraja Ratha është ndërtuar nga guri, një imitim i një versioni të mëparshëm prej druri.[12] Megjithëse është konsideruar si një tempull monolitik, termi "tempull" është i gabuar pasi pesë rathat nuk u përfunduan asnjëherë,[6] siç dëshmohet nga shtrati shkëmbor i pa skalitur në majë, kështu që rathat as u shenjtëruan ndonjëherë si tempuj as nuk zhvilluan ceremoni fetare. Statusi i papërfunduar i të pesë rathave i është atribuar vdekjes së mbretit Narasimhavarman I në vitin 668 të e.s..[8][13] Madje emri epik i lidhur me Pandavat nuk është i mbështetur nga të dhënat historike. Bashkë me mjaft monumente të tjera, rathat fituan statusin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 1984 si "Grupi i monumenteve në Mahabalipuram".[3] Duke marrë në konsideratë përmasat e mëdha dhe pikturat në këtë ratha, ndërtimi i saj mund ti atribuohet dy mbretërve të Dinastisë Pallava, njëri ishte Narasimhavarmani I Mamalla dhe pasuesi i tij Parameshvaravarmani I (mbishkrimi i të cilit gjendet në to. Emërtimi i saj si Dharmaraja Ratha është gjithashtu i justifikuar si më e madhja e të gjitha rathave dhe Dharmaraja ishte vëllai më i madh i Pandava-ve.[13][14] Kjo ratha është e ngjashme në projekt me Arxhuna Rathan, por ka përmasa më të mëdha, me një kat shtesë.
Arkitektura
RedaktoTë gjitha Pancha Rathat janë rreshtuar në një drejtim veri-jug dhe ndajnë një plintë të përbashkët. Ato nuk kanë pararendëse në arkitekturën indiane dhe kanë shërbyer si modele për ndërtimin e tempujve më të mëdhenj në traditën dravidiane të Indisë së Jugut së arkitekturës së tempujve.[8] Megjithëse të prera nga shkëmbinj monolitik, ato janë skalitur në formën e tempujve strukturorë dhe kështu të konsideruar si formë tempulli “gati monolitik”. Dharmaraxha Ratha është më e shquara arkitektonikisht nga pesë rathat dhe gjithashtu më e larta[15] dhe më e madhja.[16][17][18] Ratha është e drejtuar nga perëndimi dhe është shumë e pasur me skulptura. Ka tre kate duke përfshirë katin përdhes. Plani i katit përdhes është një katror prej 8.5 metrash dhe ka një lartësi prej 11 metrash nga niveli i terrenit deri në majë të çatisë. Është e hapur në të katërta faqet dhe façatat në të tërë faqet janë të mbajtura nga dy kolona dhe dy gjysëm-kolona me këndet që formojnë një pjesë integrale të sistemit të mbajtjes për katet e sipërme.[13] E skalitur nga një shkëmb i vetëm graniti ngjyrë rozë,[19][20] bashkë me tre ratha të tjera në një bllok të vetëm guri të orientuar në drejtimin veri-jug,[5] është një trithala ose me tre kate[21][22] vimana,[23] katrore në plan, me veranda të hapura dhe një kullë piramidale të shkallëzuar.[24] dhe një shikhara tetëkëndore në krye.[25] Pjesa e sipërme e kullës përbëhet nga zbukurime modelesh me përmasa të vogla të faltoreve të quajtura kudus.[9][26] Në këndet e shenjtërores gjenden shumë skulptura që paraqesin Shivan;[27] Harihara, Brahma-Sasta, Skanda, Brahma, Ardhanarisvara (gjysëm Shiva dhe gjysëm Parvati)[28] dhe Krishna[29] janë portretizuar përgjatë një portreti të mbishkruar të një mbreti, i supozuar të jetë Narasimhavarmani I,[24][30][31] që porositi ndërtimin e tempullit.[32] Trungjet e kolonave janë të vendosura mbi luanë të ulur.[24] Kati i dytë përmban imazhe të shumta,[33] me portretizime të mëtejshme të Shivës si Gangadara dhe Natesa si dhe Vishnu duke qëndruar mbi Garuda dhe Kaliya Mardhana.
Veçoritë
RedaktoIkonografikisht, skalitjet prej guri në këtë ratha shihen për herë të parë, si në historinë e dinastisë Pallava ashtu dhe në atë të Indisë së Jugut. Tre katet e saj janë zbukuruar me ikona të skalitura. Në katin përdhes, ndodhen tetë nike në faqet e jashtme që përmbajnë edhe mbishkrime të mbretërve që ndërtuan rathat; muri perëndimor ka dy ikona të Shivës (me katër krahë në posturën sambhaga), nikja e afërt paraqet prap Shivën me katër krahë, por këtë herë me jatamukuta (flloku i mbledhur sipër kokës); faqja veriore ka po ashtu dy nik me njërën duke portretizuar Brahman me katër krahë dhe të zbukuruar ndërsa nikja tjetër ka një ikonë të Harihara-s (kombinim i Hari-t (Vishnu) dhe Hara-s (Shiva), me katër krahë; në dy niket e faqes lindore njëra ka Ardhnarishvara-n (gjysëm mashkull (Shiva) dhe gjysëm femër (Shakti)) si dhe Skanda-n si Brahmasasta, në niken tjetër; në faqen jugore janë dy nike, një me Shivën duke qëndruar në posturën sambhaga (me titujt i shkruar në krye të nikes si "Srimegha (reja e begatisë) dhe ‘Trailokyavardhana, dhuruesi i begatisë në tre botë") dhe një tjetër portretizim i mbretit Pallava Narasimhavarmani I Mamalla. Korniza e katit përdhes shtrihet në të gjitha krahët me motive të pazakonta kudusesh (baxha dritaresh në formë patkoi) me një fytyrë njerëzore brenda. Poshtë kornizës në faqen perëndimore është një frizë horizontale e gana-ve duke mbajtur varëse që është hyrja kryesore për te ratha. Korniza ka gjithashtu skalitje të pazakonta faltoresh gjatësore të ndërlidhura me manastire të mbuluara dhe kuduset janë një veçori e përbashkët te faltoret dhe manastiri.[13] Në katin e parë të rathas (që mund të shihet duke u ngjitur në një palë shkallë të lëvizshme pasi nuk janë ndërtuar me shkallë) dymbëdhjetë nike të dekoruara me imazhet e Kankalamurti-t, Vinadhara-s, Shivës duke kërcyer, Shivës me Candesha-n, Gangadhara-n, Vishnu-n, Kalari-n, Vrsabhantikamurti-n, Andhakasurasamhamurti-n, Krishna-n me figurina grashë me oferta, dvarpalat (portierët) dhe priftërinjtë e tempullit.[13] Në katin e dytë, që është në një formë të përfunduar, janë vendosur qela në të dy krahët e hollit me nike. Hyrjet për te qelat janë të shoqëruara nga dvarpala anash. Në një qelë, është skalitur paneli më i hershëm i Somaskanda në të cilin Parvati është ulur përballë Shivës ndryshe nga panelet e tjera në faltore të tjera. Megjithëse është regjistruar një vrimë kllape dhe një hulli për të kulluar ujin, treguese e adhurimit të kryer këtu në të shkuarën, Shiva Linga aktualisht mungon. Faqja veriore në këtë kat ka një qelë me pesë nike, ku njëra prej tyre ka pamjen e Chandra-s (hëna) e shoqëruar nga ndjekësit e përkushtuar. Faqja lindore ka po ashtu pesë nike; imazhi kryesor i tyre është Surya (dielli) i shoqëruar nga dy ndjekës besnikë. Faqja jugorë ka po ashtu pesë nike; me Shivën të shoqëruar nga dy ndjekës besnikë.[13]
Mbishkrimet
RedaktoTe Dharmaraja Ratha ndodhen 16 mbishkrime në shkrimet grantha dhe nagari në sanskritisht te të cilët janë mbiemrat mbretërorë dhe titujt me një fjalë, shumica e të cilëve i janë atribuar Narasimhavarmanit I.[34] Mbi rreshtin e kreut të tempullit është një mbishkrim që e përmend atë si Atyantakama Pallavesvaram; Atyantakama ishte një nga titujt e njohur të Paramesvaravarmanit I. Titujt e tjerë të mbretit janë Shri Megha dhe Trailokiya–vardhana-vidhi.[30]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ The Culture of India; The Rosen Publishing Group, 2010, isbn 9780852297629, fq. 315
- ^ Indu Ramchandani: Student Britannica India 7 Vols; Popular Prakashan, 2000, isbn 9780852297629, fq. 5
- ^ a b c d "Group of Monuments at Mahabalipuram" (në anglisht). UNESCO. Marrë më 3 mars 2007.
- ^ a b c "File:Five Rathas, Mahabalipuram.jpg" (në anglisht). Archarological Survey of India, Chennai Circle. Marrë më 9 prill 2013.
- ^ a b c d "Pancha Rathas, Mamallapuram" (në anglisht). Archaeological Survey of India. Marrë më 23 tetor 2012.
- ^ a b Marilyn Stokstad: Art history; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046, fq. 333
- ^ "Mahabalipuram" (në anglisht). UCLA Education, South Asia. Marrë më 30 dhjetor 2012.
- ^ a b c "The Rathas, monolithic Mamallapuram" (në anglisht). Online Gallery of Encyclopædia Britannica. Marrë më 19 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
- ^ a b Margaret Prosser Allen: Ornament in Indian Arch; 1991, fq. 139
- ^ Michael D. Gunther. "Pancha Rathas, Mamallapuram". art-and-archaeology.com (në anglisht). Marrë më 23 tetor 2012.
- ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
- ^ Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4, fq. 75
- ^ a b c d e f "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part III". 4. Dharmaraja Ratha (në anglisht). Indian History and Architecture, Puratattva.in. 23 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
- ^ "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part VI". General Information (në anglisht). Puratatva.com. 3 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
- ^ "The Five Rathas of Mahabalipuram" (në anglisht). Varalaaru. Marrë më 9 janar 2013.
- ^ Rina Kamath: Chennai; Orient Blackswan, 2000, fq. 121
- ^ History & Civics IX; Rachnar Sagnar, fq. 127
- ^ K. V. Soundara Rajan: Concise Classified Dictionary of Hinduism; Concept Publishing, 2002, fq. 260
- ^ Indian Railways; India Railway Board, volumi 15, 1970
- ^ Our Story So Far; volume 6, isbn 9788131714942, Pearson Education India, fq. 102
- ^ Aline Dobbie: India: The Elephant's Blessing; Melrose Press, 2006, isbn 9781905226856, fq. 56
- ^ Roshen Dalal: The Religions of India: A Concise Guide to Nine Major Faiths; isbn 9780143415176, 2010, Penguin Books India, fq. 279
- ^ D. Dennis Hudson: The Body of God: An Emperor's Palace for Krishna in Eighth-Century Kanchipuram; 2008, isbn 9780195369229, Oxford University Press, fq. 537
- ^ a b c Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 2008, Pearson Education India, kontrolluar më 9 January 2013, isbn 978-81-317-1677-9, fq. 636
- ^ V.V. Subba Reddy: Temples of South India; 2009, Gyan Publishing House, isbn 9788121210225, fq. 95
- ^ Hugh Honour & John Fleming: A World History of Art; 2005
- ^ Roshen Dalal: Hinduism: An Alphabetical Guide; Penguin Books India, 2011, isbn 9780143414216, fq. 294
- ^ Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: India Baedeker Guide; 2012, fq. 589
- ^ T. Padmaja: Temples of Kr̥ṣṇa in South India: History, Art, and Traditions in Tamilnāḍu; Abhinav Publishing, 2002, isbn 9788170173984, fq. 110
- ^ a b "World Heritage Sites – Mahabalipuram – Monolithic Temples" (në anglisht). Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2013. Marrë më 9 janar 2013.
- ^ K. R. Srinivasan: The Dharmarāja Ratha & Its Sculptures, Mahābalipuram; 1975, Abhinav Publications
- ^ G. Jouveau-Dubreuil: Pallava Antiquities – 2 Vols.; 1994, Asian Educational Services, isbn 9788120605718, fq. 63
- ^ Elisabeth Beck: Pallava Rock Architecture and Sculpture; Sri Aurobindo Institute of Research in Social Sciences in association with East West Books (Madras); 2006, isbn 9788188661466, fq. 226
- ^ "A monumental effort" (në anglisht). Front Line India's National Magazine from the publishers of ‘‘The Hindu’’. 8 nëntor 2003. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
Bibliografia
Redakto- P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2.
- Elisabeth Beck: Pallava Rock Architecture and Sculpture; Sri Aurobindo Institute of Research in Social Sciences in association with East West Books (Madras); 2006, isbn 9788188661466.
- Roshen Dalal: The Religions of India: A Concise Guide to Nine Major Faiths; isbn 9780143415176, 2010, Penguin Books India.
- Roshen Dalal: Hinduism: An Alphabetical Guide; Penguin Books India, 2011, isbn 9780143414216.
- Aline Dobbie: India: The Elephant's Blessing; Melrose Press, 2006, isbn 9781905226856.
- D. Dennis Hudson: The Body of God: An Emperor's Palace for Krishna in Eighth-Century Kanchipuram; 2008, isbn 9780195369229, Oxford University Press.
- Hugh Honour & John Fleming: A World History of Art; 2005.
- G. Jouveau-Dubreuil: Pallava Antiquities – 2 Vols.; 1994, Asian Educational Services, isbn 9788120605718.
- Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4.
- T. Padmaja: Temples of Kr̥ṣṇa in South India: History, Art, and Traditions in Tamilnāḍu; Abhinav Publishing, 2002, isbn 9788170173984.
- V.V. Subba Reddy: Temples of South India; 2009, Gyan Publishing House, isbn 9788121210225.
- K. V. Soundara Rajan: Concise Classified Dictionary of Hinduism; Concept Publishing, 2002.
- Indu Ramchandani: Student Britannica India 7 Vols; Popular Prakashan, 2000, isbn 9780852297629.
- Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: India Baedeker Guide; 2012.
- Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 2008, Pearson Education India, kontrolluar më 9 January 2013, isbn 978-81-317-1677-9.
- K. R. Srinivasan: The Dharmarāja Ratha & Its Sculptures, Mahābalipuram; 1975, Abhinav Publications.
- Marilyn Stokstad: Art history; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046.
- Our Story So Far; volume 6, isbn 9788131714942, Pearson Education India.
- The Culture of India; The Rosen Publishing Group, 2010, isbn 9780852297629.