Dhora Leka (Korçë, 23 shkurt 1923 - Tiranë, 27 dhjetor 2006[1][2]) është kompozitore shqiptare.

Autore në vitet 40 e këngëve të njohura partizane, “Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë”, “Rini, rini”, “Që nga gjokset djaloshare”, dhe më pas e operës "Një jetë me stuhi" sipas një romani të Ali Abdihoxhës.

Pas studimeve në Konservatorin "Pjotër Iliç Çajkovski"MoskëBashkimit Sovjetik (1948-53) u emërua pedagoge në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe u zgjodh sekretare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka qenë e martuar për një periudhë të shkurtër me kompozitorin Çesk Zadeja.[1]

Më 1956 u përjashtua nga Partia dhe nga Lidhja e Shkrimtarëve gjatë spastrimeve kundër simpatizantëve të Bashkimit Sovjetik post-stalinist dhe u dënua me 25 vjet burg. U lirua në vitin 1963 dhe në vitin 1991 u vendos në Tiranë pas një periudhe të gjatë internimesh në zonat e Beratit, Lushnjës dhe Fierit.

nëntor 1992 iu dha titulli “Artiste e Popullit”. Në shkurt 1996 themeloi fondacionin “Dhora Leka”, i cili ka si qëllim të mbështesë krijuesit, veprimtaritë muzikore dhe talentet e reja. Emrin e Lekës e mban një shkollë 9-vjeçare në Laprakë të Tiranës. Në vitin 1998 botoi një përmbledhje poezish, "Këngë në shtrëngatë."

Në vitin 2014 u shfaq në shtyp një letër kontroverse që Leka i pat drejtuar Enver Hoxhës nga internimi në Savër të Lushnjës, në të cilën ajo tregonte se kishte qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=200206626&LIMIT=0
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 maj 2016. Marrë më 26 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2016. Marrë më 26 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)