Artist i popullit

This is the stable version, checked on 9 tetor 2017. 1 pending change awaits review.

Artist i popullit është një titull nderi në Shqipëri i krijuar në vitin 1960 me ligj të veçantë me synimin : "Me qëllim që të nxitet krijimtaria e artistëve për zhvillimin e mëtejshëm të artit tonë duke krijuar me vepra me vlerë të lartë artistike, të cilat pasqyrojnë të kaluarën heroike të popullit tonë, fitoret e tij historike, punën e tij të lavdishme në ndërtimin e socializmit si dhe të ndihmojnë në edukimin komunist të masave punonjëse, krijohen titujt e nderit në sektorin e arteve". Ligji nr. 3171, Datë 26.10.1960.

Artist i merituar ishte titull i nivelit të dytë kundrejt titullit "Artist i popullit" dhe gjatë tre dekadave të komunizmit iu shpërnda një numri të konsideruar artistësh të fushave të ndryshme. Megjithëse disa prej artistëve që e kanë marrë këtë titull, e vlerësojnë si akt i kontrollit politik mbi cilësinë e artit gjatë kohës së komunizmit, shumë vazhdojnë ta ekspozojnë këtë titull me krenari. Titulli jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, (institucioni kolegjial i kohës së komunizmit që është sot i barasvlershëm me Presidentin e Republikës. Titulli Artist i Popullit nuk është fituar më nga askush që nga reforma kushtetuese e vitit 1991, kur Presidiumi i Kuvendit Popullor u zëvendësua me postin e presidentit të Republikës. Përgjithësisht u zëvendësua me titullin 'Mjeshtër i Madh i Punës' me ligjin "PËR DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", të vitit 1996. Në vitin 2001, kjo medalje u zëvendësua me medaljen 'Mjeshtër i madh', pas disa protestave kundër përdorimit të termit 'i punës' si togfjalësh me konotacion komunist.

Shih edhe

Redakto

Me poshtë është një listë me titujt e dekoratave të Republikës së Shqipërisë Presidenti i Republikës jep këto dekorata:

  1. Urdhri i Flamurit Kombëtar
  2. Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
  3. Urdhri "Nderi i Kombit"
  4. Urdhri "Mjeshtër i Madh i Punës"
  5. Urdhri "Nënë Tereza"
  6. Urdhri "Naim Frashëri"
  7. Medalja e Artë e Shqiponjës
  8. Medalja "Martir i Demokracisë"
  9. Medalja "Pishtar i Demokracisë"
  10. Medalja "Për Shërbime Ushtarake"