Diskutim:Kompresimi i të dhënave
Latest comment: 3 orë më parë by Leutrim.P in topic Artikull ekzistues
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kompresimi i të dhënave. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Artikull ekzistues
RedaktoPërshëndetje Leutrim.P. Artikulli që Jeta Krasniqi3 ka krijuar është ekzistent nën titullin Ngjeshja e të dhënave. Nëse përdoruesi ka dëshirë të përmirësojë artikullin duhet t'i referohet arikullit origjinal. Zgjedhja e emrit është mbështetur në Fjalorin e Informatikës Anglisht-Shqip. Ju faleminderit! Druvari (diskutimet) 18 dhjetor 2024 02:39 (CET)
- @Druvari, ke te drejte. Pasi ishte artikull i dyfishte e barta permbajtjen te https://sq.wikipedia.org/wiki/Ngjeshja_e_t%C3%AB_dh%C3%ABnave, dhe tani sherben si ridrejtim per te ky artikull. -Leutrim.P (diskutimet) 18 dhjetor 2024 03:08 (CET)
- Pershendetje kete artikull unë e kam punim seminarik ne fakultet dhe keshtu qe duhet te jete i publikuar nen emrin tim. A mund te me kthesh faqen Jeta Krasniqi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 09:32 (CET)
- @Jeta Krasniqi, problemi është që Wikipedia ka rregulla të caktuara dhe nuk mund të ketë 2 artikuj mbi të njëjtën temë. Për sa kohë të duhet artikulli? Kur përfundon punimi seminarik? Nëse edhe të tjerët pranojnë, ndoshta mund të bëjmë një përjashtim për pak kohë. Një zgjidhje tjetër është ta shtosh materialin tek artikulli Ngjeshja e të dhënave. Nëse duhet që artikulli të jetë patjetër i filluar nga ti, atëherë nëse Druvari pranon mund ta fshijmë artikullin Ngjeshja e të dhënave dhe mund ta shkruash edhe njëherë dhe do të jesh ti autorja e parë. --Olsi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 09:59 (CET)
- Deri te hënën e kemi prezantim nese ka mundsi me ma kthy me emrin tim pastaj ndrrone ju nuk është problem Jeta Krasniqi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 10:46 (CET)
- @Klein Muçi, @Druvari, @Leutrim.P, @Arianit, @Fallbackintoreality, si mendoni, ta heqim ridrejtimin deri të hënën dhe ta kthejme siç ishte artikullin Kompresimi i të dhënave? Olsi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 10:56 (CET)
- S'po më duket e arsyeshme. Faqja është përkthim i drejtpërdrejtë i asaj në anglisht, kështu që përdoruesja nuk është autorja e përveçme e cilitdo paragraf. Wikipedia, për më tepër, nuk është punim seminarik, dhe nuk i përket një personi të vetëm por krejt komunitetit. Poashtu, si student po çuditem, pse po e përdor Wikipedinë si punim seminarik? Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 18 dhjetor 2024 11:25 (CET)
- Profesori na ka vendos per detyrë me kriju një artikull ose me perkthy se kom vendos unë Jeta Krasniqi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 11:28 (CET)
- @Druvari @Fallbackintoreality Po, nje zgjidhje eshte ta leme si ishte deri ne fund te ketij muaji. Studentet kane kontribuar mbi 40 artikuj te zgjeruar nga fusha e shkencave kompjuterike me perkthime nga anglishtja. Kjo eshte pjese e aktiviteteve te WoALUG per zgjerimin e numrit te pjesemarresve dhe kontributeve ne tema te caktura. Studentet jane udhezuar te mos fshijne permbajtje cilesore tek artikujt ekzistues, qe shpesh jane perkthime ne forme te shkurtuar te po atyre artikujve qe po perkthehen. Per qellimet e vleresimit, kontributi i studenteve duhet te jete i identifikueshem permes historise. Flm! --Arianit (diskutimet) 18 dhjetor 2024 14:54 (CET)
- S'po më duket e arsyeshme. Faqja është përkthim i drejtpërdrejtë i asaj në anglisht, kështu që përdoruesja nuk është autorja e përveçme e cilitdo paragraf. Wikipedia, për më tepër, nuk është punim seminarik, dhe nuk i përket një personi të vetëm por krejt komunitetit. Poashtu, si student po çuditem, pse po e përdor Wikipedinë si punim seminarik? Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 18 dhjetor 2024 11:25 (CET)
- @Klein Muçi, @Druvari, @Leutrim.P, @Arianit, @Fallbackintoreality, si mendoni, ta heqim ridrejtimin deri të hënën dhe ta kthejme siç ishte artikullin Kompresimi i të dhënave? Olsi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 10:56 (CET)
- Deri te hënën e kemi prezantim nese ka mundsi me ma kthy me emrin tim pastaj ndrrone ju nuk është problem Jeta Krasniqi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 10:46 (CET)
- @Jeta Krasniqi, problemi është që Wikipedia ka rregulla të caktuara dhe nuk mund të ketë 2 artikuj mbi të njëjtën temë. Për sa kohë të duhet artikulli? Kur përfundon punimi seminarik? Nëse edhe të tjerët pranojnë, ndoshta mund të bëjmë një përjashtim për pak kohë. Një zgjidhje tjetër është ta shtosh materialin tek artikulli Ngjeshja e të dhënave. Nëse duhet që artikulli të jetë patjetër i filluar nga ti, atëherë nëse Druvari pranon mund ta fshijmë artikullin Ngjeshja e të dhënave dhe mund ta shkruash edhe njëherë dhe do të jesh ti autorja e parë. --Olsi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 09:59 (CET)
- Per fillim dua te ceke qe i vleresojme kontributet, qofte me thirrje nga te tjeret ose ne grup, qofte me prirje vetjake. Por studenteve duhet te u jipet nje lloj liste qe i citon rregullat bazike, pasi po te bejme perjashtime do ishte standard i dyfishte dhe e padrejte ndaj perdoruesve te tjere, si te rinje si ata qe kontriboujne nder vite. Thene keto. Jeta, wikipedia nuk eshte garantues i deshirave personale qe te jete apo jo ne emrin tend nje artikull. Duhet shikuar me pare nese ekziston ai artikull para se te fillosh te krijosh. Pastaj nje mundesi tjeter eshte ta krijosh (perkthesh) nje tjeter artikull (i cili nuk eshte tashme i krijuar). Materialin tashme e kam bartur te Ngjeshja e te Dhenave. Pajtohem me ate qe ka thene Fallbackintoreality. Keshilla ime e fundit, perktheje nje tjeter artikull, nuk merr shume kohe. -Leutrim.P (diskutimet) 18 dhjetor 2024 18:51 (CET)