Diskutim:Mbretëria e Arbërisë

Latest comment: 5 vjet më parë by GrepfrutAroma
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Mbretëria e Arbërisë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Parkim per te njesuar --GrepfrutAroma (diskutimet) 9 prill 2019 17:08 (CEST)Reply
Mbretëria e Arbërisë u themelua më 21 shkurt 1272 dhe mbret i parë i saj ishte Karli I Anzhu. Mbretëria e Arbërisë, apo siç ishte pranuar nga Papati, që luante rolin e OKB-së në ditët tona Renum Albanie për kryeqytet kishte Durrësin. Papati i kishte pranuar shqiptarët si pasardhës natyrorë të Principatës së Arbrit. Me kalimin e kohës nga kjo mbretëri filloi edhe ngritja e elementeve shtetërore shqiptar në mesjetë dhe zhvillohen në atë masë sa nga historianët merret si shtet mesjetar shqiptar.

Gjatë jetës së kësaj mbretërie kufiri dhe forcat politike ndryshuan kohë pas kohe. Përderisa faza e parë fillestare merret si koha e anzhurëve, pjesa tjetër koha e dominimit shqiptare edhe në paraqitjet me papatin të mbretërisë.


Koha anzhuriane

Redakto

Gjatë kohës azhuriane në bazë të premtimeve dhe të marrëveshjeve politike Karli I Anzhu ja kishte arritur të merrte pëlqimin e një pjesë të fisnikëve shqiptarë, tokat e të cilëve shtriheshin nga Malet e Karaburunit deri në Grykëderdhjen e Drinit, nga gjiri i Vlorës deri në Lezhë, dhe me kufij të papërcaktuar në brendësinë malore. Në fillim si duket qeverisja është bërë në pajtim me parin shqiptare por me kalimin e kohës azhurët fillojnë të përcjellin interesat vetjake gjë që shkakton pakënaqësi në anën e parisë shqiptare. Këto pakënaqësi nuk mbesin pa konflikte që shihet nga disa persekutime dhe rritja e tatimeve dhe mos respektimi i marrëveshjeve e premtimeve. Por me kalimin e kohës ndikimi anzhurë bie në një nivel të ulët në mbretëri sa që nuk mund më të flitej për një mbretëri të anzhurve por tani po fillonte një kohë e një mbretërie të mirëfilltë shqiptare. Kjo ndodhi pasi që mbretërisë e anzhure të Arbëris e kishte pushtuar një herë Bizanti në vitin 1282. Nga këtu shumë fisnik shqiptarë që më parë nuk ishin pjesë e kësaj mbretërie e shihnin shpëtimin e tyre në rimëkëmbjen e asaj. Mirëpo për qëllime politike dhe të paaftësisë së tyre për ta prezantuar atë si të pavarur, atyre ju duhej që këtë ta bënin nën emri e regjistruar tek Papati si Mbretëria e Arbërisë por me një mbret anzhur.

Koha shqiptare

Redakto

Nën ombredhen e kësaj mbretërie ishin futur disa principata shqiptare, mirëpo një numër i madh i tyre ishin jashtë saj. Gjatë kësaj kohe, në Ballkan, lidhja e fisnikëve bëhej kryesisht në bazë të fesë. Pasi që një pjesë e fisnikërisë ishte e ndarë në ritin lindor krishterë e cila ju ndalonte hyrjen në lidhje të tilla mbretërore me mbretërin e Arbëris një pjesë e madhe e tyre ishin në lidhje me mbretërinë serbe e cila po ashtu kishte filluar të sillej jashtë marrëveshjeve të bëra. Rreth viteve 1320-ta, pas disa ankesave të klerit katolik të kësaj mbretërie, Papa Gjoni XXII në bazë të iniciativës së Filipit, princit të Tarentit, fillon të punojë për krijimin e një kryqëzate (koalicioni) kundër mbretërve serbë. Në këtë koalicion parashihej që të hynin Karli I Roberti, mbreti i Hungarisë, si dhe Mladeni II, bani i Kroacisë dhe Bosnjës. Qëllim i papës ishte që vetë shqiptarët të merrnin përsipër organizimin e koalicionit. Për këtë qëllim ai ju drejtohej parisë më të njohur shqiptare të kohës siç ishin Muzakët, Blinishtët, Aranitët, Pal Marëngës e Ladislavit, kotit të Mbretërisë së Arbërisë. Për koordinimin e veprimeve dhe të organizimit të koalicionit ishte caktuar Ipeshkvi Krujës, Ndreu.

Në vitet 1390-ta Stefan Uroshi II Milutini ja kishte arritur që të pushtonte dhe kishte ardhur deri tek vija Mat-Ohër. Nga rreziku që po afrohej, fisnikët nga familjet shqiptare si Matranga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishti, Shpata dhe paria e Durrësit vendosin të pranonin si të parë të mbretërisë princin Filip të Tarent, djali i mbretit Karl II Anzhur. Ky i njohur nga historianët si "Dominus Regni Albaniae" nuk kishte ndërmend të bënte ndonjë karrierë mbreti dhe u pranoi të gjitha marrëveshjet e bëra me fisnikët shqiptarë që i kishte bërë Karli I. Të gjitha këto qëllime për krijimin e koalicionit nuk u realizuan pasi që "kimia" ndërmjet papatit me familjen anzhure nuk ishte ashtu si duhej në Italinë jugore dhe po ashtu këto marrëdhënie kishin ndikim edhe në Mbretërinë e Arbërisë.

Burim i të dhënave

Redakto
Return to "Mbretëria e Arbërisë" page.