Dita Ndërkombëtare e Arsimit
Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti. Përcaktimi i saj si ditë ndërkombëtare është bërë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se "Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive." [1] [2] Qëllimi i tjetër i caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është që të tërheq vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si njëri ndër mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria.[3]
Përmbledhje
RedaktoPa një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë si dhe mundësi për arsimim gjatë gjithë jetës për të gjithë, shtetet nuk do të kenë sukses në arritjen e barazisë gjinore dhe thyerjen e ciklit të varfërisë që është duke lënë miliona fëmijë, të rinj dhe të rritur në prapambeturi.[1] [4]
Arsimi është një e drejtë njerëzore
E drejta për arsimim është e parashikuar në nenin 26 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Deklarata bën thirrje për arsim fillor falas dhe të detyrueshëm. Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, e miratuar në vitin 1989, shkon më tej duke përcaktuar që vendet do ta bëjnë arsimin e lartë të arritshëm për të gjithë.
Arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm
Kur është miratuar Agjenda 2030 për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në shtator të vitit 2015, komuniteti ndërkombëtar e pranoi se arsimi është esencial për suksesin e të gjitha 17 objektivave të saj. Objektivi nr. 4 i Zhvillimit të Qëndrueshëm, në veçanti, synon të "sigurojë arsimin gjithëpërfshirës, cilësor dhe të barabartë si dhe të promovojë mundësitë e të mësuarit gjatë gjithë jetës për të gjithë", deri në vitin 2030.Sfidat për arritjen e arsimit universal
Arsimi u ofron fëmijëve mundësi (shkallë) për dalje nga varfëria dhe një rrugë për një të ardhme premtuese. Por rreth 265 milion fëmijë dhe adoleshentë në të gjithë botën nuk kanë mundësi të vijojnë ose të përfundojnë shkollën. Më shumë se një e pesta e tyre janë të moshës së shkollës fillore. Ata pengohen nga varfëria, diskriminimi, konfliktet e armatosura, emergjencat dhe efektet e ndryshimeve klimatike. Migrimi dhe zhvendosja me forcë gjithashtu ndikojnë në arritjen e qëllimeve të arsimit, siç paraqitet në Raportin Global të Monitorimit të Arsimit 2019.Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit
Duke shpallur Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara njohën rëndësinë e punës arsimore për të siguruar një arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë në të gjitha nivelet - në mënyrë që të gjithë njerëzit të kenë qasje në mësimin gjatë gjithë jetës dhe përvetësimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për pjesëmarrje të plotë në shoqëri si dhe të kontribuojnë për një zhvillim të qëndrueshëm. [5]
Shih edhe
Redakto- Arsimi
- UNICEF
- UNESCO
- Dita e mësuesit
- Mësimi permanent
- Arsimi gjithëpërfshirës
- Dita Botërore e Mësuesit
- Dita Evropiane e Gjuhëve
- Konventa për të Drejtat e Fëmijës
- Organizata e Kombeve të Bashkuara
- Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
- Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit
- Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
- Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare
Referime
Redakto- ^ a b "24 Janari:Dita Ndërkombëtare e Arsimit". www.rtklive.com. Prishtinë: Radio Televizioni i Kosovës. 24 janar 2019. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2020. Marrë më 12 dhjetor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "UN General Assembly proclaims 24 January International Day of Education" (në anglisht). UNESCO. 5 dhjetor 2018. Marrë më 5 tetor 2019.
- ^ "First-ever International Day of Education" (në anglisht). 22 janar 2019. Marrë më 9 tetor 2019. UNESCO
- ^ "Goal 4 .:. Sustainable Development Knowledge Platform". sustainabledevelopment.un.org (në anglisht). Marrë më 2018-10-13.
- ^ "International Day of Education (24 January)". www.un.org (në anglisht). United Nations. Marrë më 12 dhjetor 2019.