42°03′11″N 20°14′03″E / 42.0530°N 20.2341°E / 42.0530; 20.2341

Burimi i Drinit të Bardhë, 2016.

Drini i Bardhë është lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 m lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresë në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikë njihet më emrin Drillon. Sasia e burimit arrin 30 m3 në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 m. Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është 4265 km2. Ka regjim mesdhetar, me maksimum në mars dhe nëntor, e minimum në maj dhe shtator. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², baseni i Drinit është më i madhi nga katër basenet ujëmbledhëse të Kosovës.

Galeria

Redakto

Shiko edhe këtë

Redakto