Ekonomia e Britanisë së madhe
Britania e Madhe njihet si fuqie madhe ekonomike botërore. Në zhvillimin e tillë ekonomik ka ndikuar pozita gjeografike në Oqeanin Atlantik, lidhshmëria e mirë me botën, shfaqja e parë e revolucionit industrial dhe baza relativisht e mirë në pasuritë nëntokësore. Këto përparësi janë manifestuar në zhvillimin e detarisë, të tregtisë dhe në zgjerimin e influencës së sajë në vise të ndryshme kolonial ;er në botë, duke sjellë Britaninë e Madhe në pozitë ë favorshme ekonomike. Në përpjekjet për koloni arrin që të konkurrojë Spanjës, Portugalisë, Holandës dhe Francës, që kanë pasur po këto aspirata, dhe të sigurojë dominimin në det, duke ushtruar kështu ndikim në afro një të katërtën e botës. Në saje të botës koloniale, shfrytëzimit të tyre qindvjeçar fillon faza më e rëndësishme e zhvillimit të shtetit. Në intensifikimin e ekonomik pa dyshim rëndësi të veçantë kanë pasur edhe zhvillimet e reja teknike që prodhimtarisë i kanë dhënë një dinamikë më të madhe. Procesi i industrializimit ka pasur mbështetje në pasuritë e drurit, qymyrit, mineralit të hekurit dhe lëndëve të para të sjella prej kolonive. Ecuria ekonomike, dinamika e tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm në shekullin e XIX Anglinë e afirmuan si “punishte të botës, duke ia mundësuar të jetë edhe faktor vendimtar në ekonominë dhe politikën botërore. Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar është nxjerrë prej xeheroreve të saj më tepër qymyr, mineral hekuri, zing, plumb dhe bakër, është prodhuar më tepër gizë, makina dhe tekstil se sa në të gjitha shtetet e botës. Në këtë fazë të zhvillimit ekonomia e Britanisë së Madhe i ofron aq shumë ekonomisë botërore, sa që në një mënyrë ka përcaktuar profilin e saj ekonomik. Llojllojshmëria e degëve industriale, bota e gjerë koloniale, fuqia e parë detare dhe të bankave të botës janë disa nga karakteristikat themelore të ekonomisë së këtij shteti në shekullin XIX, që mund të quhet edhe shekulli anglez. Britania e madhe për një kohë të gjatë ka qenë shtet i parë industrial në botë. Kapitali i grumbulluar ka mundësuar të investojë në ekonominë e shumë shteteve e që këto i kanë sjellë fitime shumë më të mëdha.
Renditja | 6-ta (nominali) / 8-ta (PPP) (2-ta në Europë) |
---|---|
Valuta | Paundi sterlina (GBP) |
Viti fiskal | 6 prill - 5 prill |
Statistika | |
PBB | $2.433 trilionë (2012) |
Rritja e PBB | 0.3% (2012) |
PBB për frymë | $38,591 (2012) |
PBB për Sektor | agrikultura: 0.7%, industria: 21.5%, shërbimet: 77.8% (2011) |
Inflacioni (CPI) | CPI:2.7%, RPI 2.9% (2012) |
Popullsia nën nivelin e varfërisë | 14% me të ardhura nën mesataren e Britanisë së madhe (2006) |
Koefiçenti Gini | 0.36 (2008) |
Forca punëtore | 31.72 milionë (2011) |
Forca punëtore sipas fushës | agrikultura: 1.4%, industria: 18.2%, shërbimet: 80.4% (2006) |
Papunësia | 7.7% (2.49 milionë) (2012) |
Industritë kryesore | List
|
Indeksi i Lehtësive në Biznes | 6-ta |
Të Jashtme | |
Eksporte | $ 479.2 miliardë (2011) |
Lloji i eksporteve | materiale të përpunuara; kimikate; ushqime, pije, duhan |
Partnerët kyesorë të eksportit | Gjermania: 11.6%, SHBA 10.6%, Holanda 8.4%, Franca 7.8%, Irlanda 6.4%, Belgjika 5.7% |
Importet | $639 miliardë (2011) |
Lloji i importeve | materiale të përpunuara, makineri dhe paisje, karburante; ushqime |
Partnerët kyesorë të importit | Gjermania: 13.2%, Kina 8.7%, Holanda 7.5%, SHBA 6.1%, Franca 6%, Norvegjia 5%, Belgjika 5% |
Financat publike | |
Borxhi publik | £977 miliardë 88.7% e PBB (2012) |
Të ardhurat | £592 miliardë (2012-2013 VF) |
Shpenzimet | £682 miliardë (2012-2013 VF) |
Ndihmat ekonomike | $10 miliardë (2012) (dhurues) |
Vlerësimi i kreditit | Standard & Poor's: AA1 (I Brendshëm) AA1 (I Jashtëm) AA1 (T&C) Outlook: Negativ Moody's: Aa1 Outlook: Negativ Fitch: AAA Outlook: NEGATIV |
Rezervat e huaja | $127.8 miliardë (2012) |
Burimi Kryesor i Të Dhënave: CIA World Fact Book Të Gjitha Vlerat Monetare Janë në USD |
Industria
RedaktoIndustria ne Britaninë e madhe është mjaft e zhvilluar pra qe nga shekulli i xix ku tani për tani B.M. është duke e zhvilluar i. e mekanizmave, i. e xehroreve, i. autombilistike etj. nder degët e vjetra te industrisë ne B.M numerohen xehtari me metalurgjim e zeze, industria tekstile e makinave dhe ndërtimi i anieve te ndryshme ku janë te ndërtuara qe nga shekulli i xx.
Bujqësia
RedaktoTransporti
RedaktoShih dhe këtë
Redakto
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |