Elbasani (1922)
Elbasani është gazetë e përjavshme politike, shoqërore dhe letrare.[1] U botua në Elbasan me drejtor intelektualin Ahmet Hostopalli. Numri i parë doli më 25 nëntor 1922. Qarkulluan 52 numra deri në 26 tetor 1925. Gazeta ka patur dy faqe. Numri i parë i saj ka dalë në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe në numrin e dytë të saj, të datës 28 nëntor 1922, të gjitha shkrimet i dedikohen shpalljes së pavarsisë. Në këtë gazetë kanë dhënë kontribut me shkrimet e tyre personalitete të kohës, si: Ndre Mjeda, Haki Stërmilli, Ahmet Gashi, Aleksandër Xhuvani, Nikollë Ivanaj, Dhimitër Berati, Shefqet Daiu etj.[2]
Programi
RedaktoNë programin e saj ishte e përcaktuar qartë përkrahja e qytetërimit i cili, siç shkruhej në numrin e parë të saj, duhej të ishte i vërtetë, i natyrshëm e i dobishëm dhe duhej të mbështetej në traditat dhe shpirtin e kombit. Ndër idetë bazë për të ardhmen ishin drejtësia dhe kushtetutshmëria.
Përmbajtja
RedaktoArtikujt e kësaj gazete pasqyronin gjëndjen politike, shoqërore dhe ekonomike të kohës. Në to trajtohej çështja e ruajtjes së pavarësisë dhe të bashkimit kombëtar.
Të tjera
RedaktoNë fondin e bibliotekës publike "Qemal Baholli" Elbasan gjenden të gjithë numrat e kësaj gazete.
Referimet
Redakto- ^ Bevapi, Kujtim (2003). Elbasani - Enciklopedi. Elbasan: Sejko. fq. 149. ISBN 99927-962-1-9.
- ^ Kontributi i atdhetarëve elbasanas në shtypin e kohës. Elbasan: Biblioteka Publike "Qemal Baholli" Elbasan. 2012. fq. 24. ISBN 978-9928-115-15-7.