Emanuele Ndoj (lindi më 20 nëntor 1996) është futbollist shqiptar i cili luan për klubin italian Brescia si mesfushor në qendër dhe për Shqipërinë U21 dhe kombëtaren e lartë.

Emanuele Ndoj
Të dhënat vetjake
Datëlindja20 nëntor 1996
VendlindjaCatania, Itali
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)
PozicioniMesfushor në qendër
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Brescia
Numri6
Karriera me të rinjtë
0–2013Padova
2013–2015Roma
2016Brescia
2016Roma (loan)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2016–Brescia67(4)
Karriera ndërkombëtare
2012Shqipëria U172(0)
2014Shqipëria U192(0)
2017–Shqipëria U217(0)
2018–Shqipëria4(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera

Redakto

Më 22 shtator 2015, Ndoj rinënshkroi kontratën e tij me Romën deri në vitin 2020.[1]

Brescia

Redakto

Më 1 shkurt 2016, Ndoj u shit në Brescia Calcio dhe u huazua nga A.S. Roma Primavera që të luaj deri në fund të sezonit.[2]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Shqipëria U17

Redakto

Ndoj morri një thirrje nga menaxheri i Shqipërisë U17 Džemal Mustedanagić për një turne miqësor zhvilluar në gusht 2012 në Rumani.[3]

Shqipëria U21

Redakto

Ai morri një thirrje nga trajneri i Shqipërisë U21 Alban Bushi për një ndeshje miqësore të dyfishtë kundër Moldavisë U21 më 25 dhe 27 mars 2017.[4] Ai bëri debutimin e tij për Shqipërinë U21 kundër Moldavisë U21 më 25 mars në një barazim pa gola.[5] Në ndeshjen tjetër kundër të njëjtit kundërshtar dy ditë më vonë, Ndoj luajti si zëvendësues i pjesës së dytë në fitoren 2–0.[6]

Kualifikimi për Kampionatin Evropian U21 të UEFA-s 2019

Redakto

Ndoj u thirr në ndeshjen miqësore kundër Francës U21 më 5 qershor 2017 dhe ndeshjen hapëse të kualifikimit të Kampionatit Evropian nën 21 vjeçar të UEFA-s kundër Estonisë U21 më 12 qershor 2017.[7] Gjatë tubimit për këtë ndeshje, Ndoj së bashku me Leonardo Maloku dhe Qazim Laçi pësuan lëndime dhe trajneri Alban Bushi thirri Agim Zeka dhe Regi Lushkja si zëvendësues.[8] Ndoj pritej nga Shqipëria U21 të shërohej në kohë për ndeshjen hapëse të kualifikuesve kundër Estonisë U21 më 12 qershor 2017, por stafi mjekësor tha që ai nuk mund të luante në këtë ndeshje.[9]

Ekipi i lartë i Shqipërisë

Redakto

Pas formës së tij të mirë të garimit në Brescia gjatë sezonit 2017–18, Ndoj mori thirrjen e tij të parë ndërkombëtare për ekipin e lartë të Shqipërisë nga trajneri Christian Panucci për ndeshjet kualifikuese të FIFA Kupa Botës 2018 kundër Spanjës dhe Italisë më 6 dhe 9 tetor 2017.[10] Më 29 maj 2018 ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e lartë në një humbje 3–0 kundër Kosovës në një ndeshje miqësore.[11]

Referime

Redakto
  1. ^ Roma “burgos” shqiptarin Emanule Ndoj Arkivuar 9 janar 2017 tek Wayback Machine minuta90.com
  2. ^ "Le altre operazioni di mercato dell'AS Roma" (në italisht). A.S. Roma. 1 shkurt 2016. Marrë më 2 shkurt 2016.
  3. ^ "Kombëtarja U17, nis sot turneun miqësor në Rumani". aSport.al. 6 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2018. Marrë më 5 janar 2018.
  4. ^ "Kombëtarja U-21, pak risi në miqësoret ndaj Moldavisë". Panorama Sport. 18 mars 2017. Marrë më 3 janar 2018.
  5. ^ "Shqiperia U21 - Moldavia U21, perfundon në barazim". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 25 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 28 dhjetor 2017.
  6. ^ "Shpresat fitojne me Moldavinë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 27 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2017. Marrë më 28 dhjetor 2017.
  7. ^ "Alban Bushi shpall listën e U21 për Francën dhe Estoninë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 1 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2017. Marrë më 28 dhjetor 2017.
  8. ^ Tronditet kombëtarja U-21, dëmtohen tre titullarë. Thirren me urgjencë Lushkja dhe Zeka Panorama Sport
  9. ^ Emanuele Ndoj do të mungojë ndaj Estonisë U21 Arkivuar 29 dhjetor 2017 tek Wayback Machine FSHF.org
  10. ^ "Trajneri Panucci zbardh listën e ekipit kombëtar për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 29 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2018. Marrë më 9 mars 2020.
  11. ^ "Albania national football team lost to Kosovo 0:3, 29 May 2018". eu-football.info (në anglisht). Marrë më 2018-05-30.