Christian Panucci
Christian Panucci (lindur më 12 prill 1973) është një trajner profesionist futbolli dhe ish lojtar i cili është ish trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Gjatë karrierës së tij si futbollist ai luajti si mbrojtës. Një futbollist i shkathët, ai filloi karrierën si mbrojtës i djathtë, por gjithashtu ishte i aftë të luante edhe në të majtë; më vonë në karrierë ai u përshtat si qëndër-mbrojtës, ku një nga arsyet ishte forca e tij në duelet ajërore.
Panucci në vitin 2012 si ndihmës trajner i Rusisë | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Christian Panucci | ||
Datëlindja | 12 prill 1973 | ||
Vendlindja | Savona, Itali | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i djathtë | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1985–1990 | Genoa | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1990–1993 | Genoa | 31 | (3) |
1993–1996 | Milan | 89 | (9) |
1996–1999 | Real Madrid | 73 | (3) |
1999–2001 | Internazionale | 26 | (1) |
2000–2001 | → Chelsea (huazim) | 8 | (0) |
2001 | Monaco | 14 | (3) |
2001–2009 | Roma | 226 | (21) |
2009–2010 | Parma | 19 | (1) |
Gjithsej | 486 | (41) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1992–1996 | Italia U21 | 19 | (4) |
1994–2008 | Italia | 57 | (4) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2012–2014 | Rusia (ndihmës) | ||
2015 | Livorno | ||
2016 | Livorno | ||
2016 | Ternana | ||
2017–2019 | Shqipëria | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Panucci filloi karrierën si lojtar në vitin 1990 me Genoan, dhe tre vite më vonë firmosi me Milanin, ku fitoi disa trofe, përfshirë dy kampionate dhe UEFA Ligën e Kampioneve në vitin 1994, duke luajtur si mbrojtës i djathtë në finalen e fituar 4–0 ndaj Barcelonës. Pavarësisht se në fillim luajti si rezervë për shkak të prezencës së Paolo Maldinit, Franco Baresit, Alessandro Costacurtas, dhe Mauro Tassottit, që në atë kohë konsiderohej si mbrojtja më e mirë të gjitha kohërave, paraqitjet e tij pozitive në fund i siguruan një vend si titullar; ai gjithashtu fitoi edhe Çmimin Bravo në vitin 1994. Dy vite më vonë, ai ndoqi trajnerin e tij Fabio Capello duke u transferuar tek Real Madridi, duke luajtur si titullar në të djathtë të mbrojtjes, dhe duke fituar La Ligan në vitin 1997. Një vit më vonë ai fitoi edhe Ligën e Kampioneve për herë të dytë. Ai u rikthye në Itali në vitin 1999 për t'u bashkuar me Interin, por kjo përvojë nuk rezultoi e suksesshme për të, duke bërë që ai të largohej në huazim tek Çelsi një sezon më vonë, dhe më pas në Francë tek Monaco si transferim përfundimtar. Panucci firmosi me Romën në vitin 2001, duke u bashkuar sërisht me Capellon, dhe qëndroi atje deri në vitin 2009. Aftësia si udhëheqës dhe përvoja bënë që ai të ishte një lojtar vendimtar në sukseset e ekipit në Coppa Italia në vitet 2007 dhe 2008, si dhe në Supercoppa Italiana. Ai u pensionua në vitin 2010 pasi luajti një sezon me Parmën.
Pas një karriere të suksesshme me ekipin U–21, duke fituar dy Kampionate Evropiane rresht, Panucci u bë pjestar i ekipit të të rriturve, duke luajtur në Lojërat Olimpike 1996, Kupën e Botës 2002, UEFA Euro 2004 dhe UEFA Euro 2008. Ai gjithsej regjistroi 57 paraqitje dhe shënoi katër gola.
Pas pensionimit si lojtar, në vitin 2012 Panucci u punësua si ndihmës trajner i Fabio Capellos në kombëtaren ruse. Tre vite më vonë, ai u zyrtarizua si trajner i Livornos, kurse në vitin 2016 u bashkua me Ternanën. Në korrik 2017, ai u emërua në stolin e kombëtares shqiptare, duke zëvëndësuar bashkëkombasin Gianni De Biasi.
Karriera si trajner
RedaktoShqipëria
RedaktoMë 23 mars 2019, pas disfatës 2–0 në shtëpi ndaj Turqisë në ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese të UEFA Euro 2020, FSHF i ndërpreu kontratën Panuccit në mënyrë të njëanëshme.[1] Ai e drejtoi ekipin në 15 ndeshje, duke fituar vetëm katër.[2]
Referime
Redakto- ^ "FSHF ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Panucci". FSHF.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 23 mars 2019. Marrë më 26 mars 2019.
- ^ "15 herë në krye të stolit kuqezi, mësoni bilancet e Panuçit pas shkarkimit". Panorama Sport. 23 mars 2019. Marrë më 26 mars 2019.