Njerëz të humbur ishte një emision informativo-hulumtues i krijuar dhe drejtuar nga gazetarja Aida Shtino, ku hetohen rastet e personave të humbur, fati i të cilëve nuk dihet, me qëllimin e gjetjes së tyre dhe rilidhjes së tyre me familjen. Emisioni filloi së transmetuari në TeleNorbën Shqiptare nga 2005 deri në 2008; vazhdoi në TV Klan nga shtatori 2008 deri në 2010, dhe kaloi në fund në Radio Televizionin Shqiptar prej 2010 deri në 2014.[1] Emisioni përgjatë 12 viteve të tij në transmetim ishte shumë i suksesshëm, dhe misioni ia doli të gjejë 4 mijë raste dhe 1600 persona. Ai fatkeqësisht u anulua në 2014 për arsye buxhetore.[2]

Njerëz të humbur
Logoja e emisionit nga 2011 deri në 2014
ZhanriHulumtim
Informacion
Krijuar ngaAida Shtino
Prezantuar ngaAida Shtino
ShtetiShqipëri
Nr. i sezoneve9
News editor(s)Bernard Pecnikaj
Lëshimi
Rrjeti origjinalTeleNorba Shqiptare (2005-2008)
TV Klan (2008-2010)
RTSH (2010-2014)

Që nga fillimi e deri më tani emisionin e ka prezantuar koordinatorja gazetareske Aida Shtino. Kryeredaktor i këtij emisioni që prej vitit 2006 deri në fund, është gazetari Bernard Pecnikaj.[nevojitet citimi] Rastet e trajtuara në emision janë raste të lajmëruara në komisariatet e policisë ndërsa rëndësi të veçantë ju jepet rasteve të zhdukjeve të fëmijëve dhe njerëzve të moshuar. Shpesh herë ka ndodhur që rastet e trajtuara në shikim të parë duken si ikje apo mos lajmërime, por në bazë të kërkimeve dhe hulumtimeve gazetareske dhe policore lënë të kuptojnë për raste krimi të inskenuara. Hulumtimet në emision zakonisht fillojnë nga kontakti i fundit i lajmëruar nga të afërmit e të zhdukurit dhe vazhdojnë mbi bazën e komunikimeve qe fitohen përmes telefonatave apo interesimeve prej grupit te gazetarëve asistente të emisionit. I gjithë informacioni sigurohet mbi bazën e dëshmive nga personazhe të afërm apo miq të personit të zhdukur.

Realizimi i emisionit bëhet në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme shoqërore, institucione shtetërore dhe subjekte tjera që merren me fatin e njerëzve të zhdukur. Ndër bashkëpunëtor të këtij emisioni dallohen Fondacioni "Njerëz të humbur" (int. Missing People), Prokuroria e Shqipërisë, Policia e Shqipërisë, Interpoli, Organizata e Emigrantëve (OJF), Avokati i Popullit, Kryqi i Kuq Shqiptar, gazeta "Bota Shqiptare" në Itali, Shoqata e emigrantëve, ambasadat e huaja në Shqipëri, Emisioni i TV Alter "Fos sto Tounel" nga Greqia, Emisioni i RAI 3 "Chi l´ha visto?" nga Italia si dhe "Missing Person" nga SHBA-ja.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Si u mbyll "Njerëz të Humbur", Aida Shtino flet për herë të parë". Gazeta Shqip. 28 prill 2019. Marrë më 2024-12-14.
  2. ^ "Pse u mbyll emisioni "Njerëz të humbur"? Përlotet Aida Shtino: Arsyen s'e di dhe sot, ma mbyllën derën". ABC News Albania. Marrë më 2024-12-14.