Matrëngat kanë qenë një familje fisnike arbërore gjatë shekujve 13 deri 15. Anëtarët e kësaj familjeje përfshijnë sundimtarë lokalë, zyrtarë bizantin dhe shkrimtarë. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, një pjesë e familjes emigroi në Itali dhe u vendos në fshatrat Arbëresh të Italisë Jugore, ku kanë vazhduar ta ruajnë gjuhën shqipe.

Historia Redakto

Para vitit 1284, familja Matrënga ishte ose vazale e Karlit I të Anzhuve, në kohën kur ky krijoi Mbretërinë e Shqipërisë, ose të nipit të tij Filipit të Tarantos.[1] Ata përmendën fillimisht në vitin 1297 në një dokument të Raguzës. Anëtarët e familjes Matrënga po sulmonin tregtarët raguzianë në rajonin e Lagunës së Karavastas.[2] Zotër të territorit në mes të qyteteve të Durrësit dhe të Vlorës, ata u përshkruan si subjekte të Perandorit Bizantin në atë kohë. Familja Matrënga mund të jetë bërë vazale e Perandorit Bizantin në periudhën ndërmjet 1284 dhe 1288, kur rajoni, që ishte pjesë e Mbretërisë së Shqipërisë, u pushtua nga Perandoria Bizantine. Sidoqoftë, ata përfundimisht hodhën poshtë besnikërinë e tyre me bizantinët dhe me padurim përsëri e pranuan vasalitetin anzhuin më 1304, kur Filipi i Tarantos rimori Durrësin me ndihmën e fisnikëve vendas shqiptarë.[1]

Gjatë kësaj periudhe anëtarët e familjes ishin gjithashtu aktivë në administratën bizantine. Një person i quajtur Mataringides, i cili kishte dorë në një komplot kundër Andronikos II Palaiologos që çoi në burgimin e tij, përmendet si student i Manuel Moschopoulos.[3][4] Një tjetër anëtar i familjes, Nikollë Matrënga, u bë një nga katër gjyqtarët e përgjithshëm, anëtar i gjykatës më të lartë perandorake dhe kishte një rol të rëndësishëm në Luftën civile bizantine të viteve 1341-1347.[1]

Pas betimit të besnikërisë ndaj Filipit të Tarantos, Matrëngët vazhduan të mbanin lidhje të ngushta me familjen angevine. Mbretëria e Serbisë e cila po përparonte në atë kohë ishte një burim preokupimi i vazhdueshëm. Njëfar Palë Mataranga përmendet më 1319, së bashku me zotërinjtë e tjerë shqiptarë, në një koalicion me Filipin e Tarantos kundër Stefan Milutinit.[2] Sidoqoftë territoret e tyre përfundimisht u përfshinë në Mbretërinë e Serbisë para vitit 1343. Pas vdekjes së Stefan Dushanit (1355), një anëtar i familjes, Vlash Matrënga (Blasius Matarango), vendosi një principatë në territorin midis Shkumbinit dhe Semanit si sebastokrator midis viteve 1358 dhe 1367, i njohur nën suzeraranitetin e Simeon Uroshit.[5][6]

Anëtarët Redakto

  • (ndoshta) Matarangides (1305[7]), ndoshta nga Durrësi,[8] një student i Manuel Moschopoulos, mori pjesë në komplotin kundër Andronikos II Palaiologos që çoi në burgimin e tij.
  • Nikollë Matrënga (1341-47), një nga katër gjykatësit e përgjithshëm, anëtar i gjykatës më të lartë perandorake, kishte një rol të rëndësishëm në luftën civile bizantine të viteve 1341-1347.
  • Pal Matrënga (1319).
  • Vlash (ose Blasius) II Matrënga.[5]

Referimet Redakto

  1. ^ a b c Angelov 2007, p. 319
  2. ^ a b Ducellier, Alain (1981). La façade maritime de l'Albanie au Moyen âge: Durazzo et Valona du XIe au XVe siècle (në frëngjisht). Ed. de l'Ècole des Hautes Études en Sciences Sociales. fq. 347.
  3. ^ Angelov 2007, pp. 314-316
  4. ^ Ševčenko, Ihor (1981). Society and Intellectual Life in Late Byzantium (në anglisht). Variorum Reprints. fq. 275–276. ISBN 978-0-86078-083-0.
  5. ^ a b Fine 1994, p. 357
  6. ^ Studia Albanica (në frëngjisht). Académie des sciences de la République Populaire d'Albanie, Institut d'histoire, Institut de linguistique et littérature. 1990. fq. 182. Dans les années 1350-1367, donc après le retrait définitif de l'Empire de Byzance de l'Albanie, dans les régions de Durres et du cours inférieur de Seman (Dievali) dominait le "sebastocratore" Vlash Matranga...
  7. ^ Studia Albanica (në frëngjisht). Académie des sciences de la République Populaire d'Albanie, Institut d'histoire, Institut de linguistique et littérature. 1990. fq. 178.
  8. ^ C. N. Constantinides (1982). Higher Education in Byzantium in the Thirteenth and Early Fourteenth Centuries: (1204 - Ca. 1310) (në anglisht). Cyprus Research Centre. fq. 108.

Burimet Redakto