Dita Ndërkombëtare e Grave

(Përcjellë nga Festa e Gruas)

Dita Ndërkombëtare e Grave (DNG) festohet më 8 mars çdo vit.[1] Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Demonstrimi në Filipin te vitit 2008

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Grave u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Grave 1910 për t'u bërë një "Ditë Ndërkombëtare e Grave". Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Grave u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 marsi njihet si "Dita e Grave", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Historia

Redakto

Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë nacionale e grave, u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.

Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që ‘Dita e Grave' të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.

Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas, në 1911 Dita e Grave u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 mars, një zjarr tragjik në New York,vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.

Në vitin 1913 gratë ruse festuan Ditën e Grave, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në vende të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917ës, u bashkuan në greva urie kushtuar "Bukës dhe Paqes". Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme ju dha grave në Rusi të drejtën e votës. Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Gregorian i cili përdoret në shumë vende të botës, kjo datë bie në 8-të mars.

Që prej asaj dite "Dita Ndërkombëtare e Grave" morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë ditë reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Më 8 mars të vitit 1910 në SHBA , Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha për të drejtat e grave dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta. Tradicionalisht për çdo 8 mars fëmijët në shumë vende të botës ju dhurojnë nënave të tyre lule e gjëra të tjera në shenjë dashurie për nënën.

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • "The socialist roots of International Women's Day". Al Jazeera America. March 7, 2015
  • Ruthchild, Rochelle Goldberg (2012). "From West to East: International Women's Day, the First Decade". Aspasia. 6: 1–24. doi:10.3167/asp.2012.060102. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ghodsee, Kristen. "Have You Wished Your Mother a Happy International Women's Day Yet." New York Times. March 8, 2019

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: International women's day – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ "UN WomenWatch: International Women's Day –". UN.org.