Gazi Mehmet Pasha

This is the stable version, checked on 24 korrik 2021. 2 pending changes await review.

Gazi Mehmet Pasha (v. 1551) ka qenë një ushtarak dhe funksionar administrate në shërbim të Perandorisë Osmane.[1]

Tyrbja e Gazi Mehmet Pashës

I cilësuar nip i Jahja Pashe nga Leshani i Suharekës, dhe i biri i Bali Pashës. Në sajë të arsimimit dhe edukatës që ka marrë në rini të vet, u njoh me nofkën Çelebi. Prej shërbimeve si komandant i akinxhijve iu dha edhe titulli Gazi. Ka qenë sanxhakbej i disa sanxhaqeve të Rumelisë, si sanxhakbej i Vidinit, Smederevës, Beogradit etj. Në vitin 1534 duke qenë sanxhakbej i Smederevës mori edhe detyrën e sanxhakbeut dhe komandantit ushtarak të Moresë. Gjatë viteve 1543-1548 ka qenë bejlerbej i Budinit. Në vitin 1537 duke qenë si sanxhakbej i Qystendilit, ndërtoi në Prizren xhaminë dhe medresenë, që edhe sot qëndrojnë. Po në këtë vit (1537) ai edhe në fshatin e të parëve të tij në Leshan të Suharekës, ngriti një xhami, një mejtep dhe dy mullinj dhe i vakëfoi ato. Para këtyre ai kishte ngritur në Prizren një hamam çift (banjë publike për meshkuj, në njërën anë, dhe për femra, në anën tjetër), i cili edhe sot qëndron. Për mirëmbajtjen e objekteve dhe personelit, ai ka vakëfuar në Prizren 34 dyqane. Pas vdekjes së Gazi Mehmet-pashës, dy bijtë e tij Osmani dhe Mustafa Çelebiu, si dhe e bija Aisheja, sipas amanetit të t’et, me paratë që ju kishte lënë, ngritën në Prizren një imaret afër xhamisë së tij dhe një karavansaraj me pesë dhoma, të cilat nuk i kanë bërë ballë kohës.[1]

Në oborr të xhamisë së Bajraklisë gjendet edhe tyrbeja e Gazi Mehmet Pashës, i cili kishte rënë gjetkë në fushëbetejë në fund të shekullit XVI.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Krasniqi, Nehat (2017) [2013]. Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare. Prishtinë: Instituti Albanologjik. fq. 151. ISBN 9789951240550.
  2. ^ Kopani, Gëzim (27 maj 2021). "Kush është Gazi Mehmet Pasha?". gezimkopani.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)