Gazmend Freitag

piktor shqiptar nga Kosova, që jeton dhe vepron në Linz, Austri

Gazmend Freitag (lindur më 25 maj 1968 në Pataçan të Poshtëm) është piktor shqiptar nga Kosova.

Gazmend Freitag
Lindi25 maj 1968 (56 vjeç)
Kombësiashqiptar
Vepra të shquara
Baresha, 2013
StiliRealizmi (impresionizmi dhe ekspresionizmi)
Faqja në rrjetwww.gazmendfreitag.net

Shkollën e mesme e mbaroi në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 u zhvendos në Gjermani.[1][2] Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri. Në vitin 2013 studioi në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.[3]

Veprat

Redakto

Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe LinzAustrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki. Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është "Baresha", me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj.

Gazmend Freitag është një artist bashkëkohor me origjinë shqiptare, i cili pikturon motive realiste, në piktura me vaj në pëlhurë me ngjyra të gëzuara ose vizaton portrete me laps, shkumës apo tush. Me keto teknika ai përpunon dhe riprodhon kujtimet që ka në vendlindjen e tij, natyrën, njerezit e saj dhe i ndërlidh keto më jetën e tij të sotshme.[4]

Arti i Gazmend Freitag buron poashtu edhe nga përvoja e tij si shqiptar kosovar në diasporë gjatë kohës së luftërave në Ballkan në vitet e 90-ta, ajo, që e detyroi Gazmendin, që në vitin 1990 të largohet nga vendlindja e tij Kosova dhe të marr rrugën e arratisjes, fillimisht për në Gjermani, për të kaluar më vonë për në Austri, ku në vitin 2013 vijoi studimet në drejtimin e artit nudo, kryesuar nga Annelies Oberdanner në Universitetin e Arteve në Linz. Gazmendi përvojen e tij të vuajtjes të një të perndjekuri nga vendlindja e ndanë me shumë refugjatë të të sotshmës.

Veprimtaria e Gazmend Freitag përfshinë portrete të personaliteteve të shquar, si të vjetër ashtu edhe të rinjë, portrete të personave të dashur, akte nudo, skena të jetës së përditshme në qytetet me të cilët ai është i lidhur shpirtërisht, sikur Prizreni apo Linz-i i Austrisë, ku ai sot jeton dhe vepron.

Artisti pikturon me stilin e klasicizmit bashkëkohor, i cili midis impresionizmit dhe ekspresionizmit krijon një formë të re të realizmit modern, kështu që Gazmend Freitag sot mund të definohet si një artist nga të mëdhenjtë të artit ndërkombëtar bashkëkohor. Freitag njeh mirë sekretet figurative dhe i shfrytezon këto për të krijuar vepra fascinuese. Ai paraqet bukur emocionet që i merr nga rrethi i tij dhe i përhap ato në dimenzione elegante, përderisa kompozicionet e tij rrezatojnë romantikë, idilizëm natyre dhe hare të jetës.

Ekspozitat

Redakto
  • 2008 Ekspozitë kolektive në Peuerbach, Austri
  • 2008 Ekspozitë kolektive në „Atrium“ në Bad Schallerbach, Austri
  • 2013 Ekspozitë personale në Galerinë- halle në Linz, Austri
  • 2013 Ekspozitë kolektive në Cafë Kronberg në Scharten, Austri
  • 2013 Ekspozitë kolektive në shkollën e lartë të artit në Vjenë, Austri [5]
  • 2013 Ekspozitë kolektive „European Art Fest“ në Linz, Austri
  • 2014 Ekspozitë personale në Osteria Allore në Vjenë, Austri
  • 2014 Pjesëmarrjen në Biennalin e parë në Verona, Itali
  • 2014 Ekspozitë kolektive në shkollën e vallëzimit Roman E. Swabek në Vjenë, Austri
  • 2014 Ekspozitë kolektive në Galerinë e Radiotelevizionit në Bratisllava, Sllovaki
  • 2014 Ekspozitë kolektive në Cafe Club Internacional C.I. në Vjenë, Austri
  • 2015 Ekspozitë kolektive në Hotel Hillinger në Vjenë, Austri
  • 2015 Ekspozitë kolektive në “Imagine…” Cafe-Bar Bebop në Vjenë, Austri
  • 2015 Ekspozitë kolektive në Ambasadë e Shqipërisë në Vjenë, Austri
  • 2015 Ekspozitë kolektive në Seed Design në Vjenë, Austri
  • 2015 Ekspozitë kolektive Art Salon 2015 në Galerinë Artopia në Vjenë, Austri
  • 2015 Ekspozitë personale në SVA në Vjenë, Austri
  • 2016 Ekspozitë personale në Xi Cafe & Bar në Vjenë, Austri
  • 2016 Ekspozitë kolektive në shkollën e vallëzimit Roman E. Swabek në Vjenë, Austri.[4]
  • 2016 Ekspozitë kolektive në Ambasadë e Shqipërisë në Vjenë, Austri

Referime

Redakto
  1. ^ "Gazmend Freitag, The Artistic Marvel". kosovodiaspora.org (në anglisht). kosovodiaspora.org. Marrë më 8 gusht 2016.
  2. ^ "Biography". gazmendfreitag.net (në anglisht). gazmendfreitag.net. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2016. Marrë më 8 gusht 2016.
  3. ^ "Gazmend Freitag". biennaleitaliacreator.it (në italisht). biennaleitaliacreator.it. Marrë më 8 gusht 2016.[lidhje e vdekur]
  4. ^ a b "Piktori shqiptar Gazmend Freitag në Vjenë – GJITHÇKA VALLËZIM – GJITHÇKA LËVIZJE!". voal.ch. 20 mars 2016. Marrë më 13 gusht 2016.
  5. ^ "Gazmend Freitag ekspozon në Vjenë". rajonipress.com. Rajoni Press. Rajoni Press. 28 qershor 2013. Marrë më 13 gusht 2016.[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

Redakto