Genc Sami Koka (1933, Torino, Itali - 1995) ishte politikan shqiptar.

Biografia

Redakto

Genc Koka lindi në maj të vitit 1933 në Torino të Italisë. I ati i tij Sami Koka ka qenë nënkryetar i Shtatmadhorisë Mbretërore, Kryetar i Departamentit të Gjindarmërisë Mbretërore, Komandant i Përgjithshëm i Rojës së Kufirit dhe i Financës të Mbretrisë Shqiptare, Komandant i Urdhërit të Skendërbeut, Commendator dhe Cavalier i Mbretrise Italiane, Prefekti i parë Shqiptar ne Prizren, Diber-Strugë. Në vitin 1933 Samiu qe në vitin e fundit të studimeve në Institutin e Lartë të Luftes në Torino. Samiut ne Torino i lindi femija i tij i fundit Genci. Origjina e familjes Koka eshte nga Delvina, nip e sternip të Selim Pasha Koka-s dhe Mustafa Pasha Koka-s.

Selim bej dhe Abdyl bej Koka janë nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes të shqiptarve në Jug kunder sundimit Osman ne shekullin e XIX. Vellai i tij Pullumbi, u arratis nga Atdheu pas pushtimit komunist dhe emigroi ne Itali, Australi dhe Amerikë. Ai ka qenë punonjës në bazën atomike të Paqësorit dhe më von në Zerin e Amerikes. I dekoruar me flamurin e Kapitoli per merita ndaj Amerikës, e të tjera medalje. Motra e tij Rita ne moshen 18 vjecare, gjimnaziste u arrestua nga komunistet dhe u denua nga Gjykata ushtarake e Tiranes me 10 vjet burg ne Burrel, me akuzë kunder pushtetit komunist, grupazh, propagande etj. Genci ne tetor te vitit 1949 kur ishte 16 vjec, u arrestua dhe u përjashtua nga shkolla e mesme për qendrim jo te mirë politik dhe propagande antikomuniste. Pjesëtar grupazhi me shokët e tij të ngushtë Amik Kasoruho, Robert Shwartz, Vasil Melo, Milto Dado. Pas shume vitesh ju dha e drejta e shkolles perseri dhe mbaroi te mesmen. Pas vitit 1960 i dhanë të drejtën për të ndjekur studimet e larta, me shumë peripeci si i deklasuar, mbaroi dhe u diplomua Inxhinier Kimist, punoi si i tillë në Fabriken e Tullave të Vorës në afërsi të Tiranës deri ne vitin 1990, kur u aratis me gjith gruan dhe djemte, në fillim në Itali dhe tani prej 15 vjetesh ne SHBA, ku tani është shtetas amerikan. Jeton në Florida dhe është pensionist.

Vjehrri i tij Rexhë Meta nga Gucia i diplomuar ne 1933 nga Universitetin e Cambridge-it ( Angli ), ishte një nga Antarët e kryesise te Lidhjes se Dyte te Prizrenit, i denuar nga regjimi komunist ne Shqiperi me 20 vjet burg. Rexha ka ndërruar jetë në vitin 1995.