Gjergj Koleci
Monsinjor Gjergj Koleci (Kallmet, 28 janar[1] 1868 - 2 janar 1928) qe prift, veprimtar i çështjes kombëtare, ipeshkëv, senator dhe ministër i shtetit shqiptar[2].
Imzot Gjergj Koleci | |
---|---|
Ministër i Jashtëm | |
Në detyrë 6 janar, 1925 – 31 janar, 1925 | |
Paraprirë nga | Iljaz bej Vrioni |
Pasuar nga | Myfid bej Libohova |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 28 janar, 1868 Kallmeti, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 2 janar, 1928 |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Arsimimi | filozofi-teologji |
Punësimi | famullitar, ipeshkëv |
Jeta
RedaktoLeu në Kallmet në mesin e një familjeje nga Selita, qe i dyti vëlla pas Dodës me priftërinë si thirrje jete[3].
Mësimet e para dhe të mesme i mori në Shkodër pranë Kolegjit Saverian, ndërsa të lartat në "Propaganda Fide" në Romë. Shërbeu në famullinë e Mirditës si krah i djathtë i Abat Doçit[2]. Më 1 nëntor 1890 dorëzohet prift, më 21 shtator shugurohet ipeshkëv i Sapës, ku do të shërbejë deri në ndërrim të jetës.
Më 1910-1912 formon çetat e para kundër sundimit osman[2]. Zgjedhet senator i Prefekturës së Shkodrës në Senatin e Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920[4].
Më 1925 Ahmet Zogu e emëroi ministër të Punëve të Jashtme, por e refuzoi dhe më pas këtë zyrë e mori Myfid bej Libohova.
Ndërroi jetë më 2 janar 1928[2].
Referimet
Redakto- ^ Sipas sitit catholic-hierarchy.org, marrë më 17 dhjetor 2017.
- ^ a b c d Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 156-157. ISBN 978-99943-56-22-5
- ^ Osmani T., Ma e para gramatikë gegnishte për shkollat shqipe" (1901), Shqip. - Nr. 325, 28 nëntor, 2011, f. 14 - 15.
- ^ Estrefi, D., Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 14 maj 2011 tek Wayback Machine - Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005 fq. 8-9.