Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla"

(Përcjellë nga Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla")
This is the stable version, checked on 18 qershor 2022. 1 pending change awaits review.

Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla" është një shkollë e mesme private katolike në Shkodër, vijuese e Kolegjit Saverian hapur nga Jezuitët më 1877. Është emërtuar pas Atë Pjetër Meshkallës, meshtar i Urdhrit Jezuit i përndjekur nga regjimi komunistShqipëri.

Historia

Redakto

Kolegja Saveriane

Redakto

Më 17 tetor 1877 në praninë e Arqipeshkvit Pooten e të Atë Zef Lombardinit hapi dyert shkolla me emrin e Shën Françesk Saverit, i njohur si Kolegja Saveriane në Shkodër. Ndër kontribuesit themelues qe edhe Atë Luigji Maca, që dhuroi nga pasuria e shtëpisë së vet 1100 napolona. Ndër laikë, ndihmëtare ishin familjet shkodrane: Muzhani, Sima, Suma, Saraçi e Shiroka.[1]

 

Shkolla në fillim pati drejtim tregtar, ma vonë mori drejtim klasik, por gjithmonë qe e barazvlershme me shkollat ma të mira të mesme të Evropës Perëndimore.

Sipas historianit italian Roberto Moroco dela Roka, shqipja përdorej lirisht në brendinë e kolegjit në periudhën e Perandorisë Osmane.[2] Me ribotimin e gramatikës së Junkut, vëllimi ishte për përdorim të të nxënit shqip në Kolegjë.[3] Në një njoftim që i bëhej Vjenës zyrtare nga konsullata austro-hungareze në Shkodër më 15 maj 1910, për një raport mbi shkollat e financuara nga Perandoria Austro-Hungareze për vitin shkollor 1909/1910 përmendt:[4]

«Kolegji i “Françesk Saverit”, që drejtohej nga jezuitët. Në kuadër të tij vepronin tre drejtime (shkolla): Shkolla fillore e fretërve për djem, e cila kishte 5 klasë, Shkolla reale, me tri klasë dhe Shkolla tregtare, me tri klasë. Në këto shkolla punën e mësuesit e ushtronin: P. Luigi Cattaneo, rektor i etërve jezuitë, 8 etër jezuitë që kishin mbaruar filozofinë, si dhe tre mësues shekullarë Kolë Thaçi, Pashko Gurakuqi dhe Lazër Gera.»

Shkolla "11 janari"

Redakto

Atë Pjetër Meshkalla

Redakto
 
Godina e vjetër e gjimnazit "At Pjetër Meshkalla"

Në vitin 1994 u ristrukturua një pjesë e pronave të vjetra ku kishte qenë edhe Kolegji Saverian, në vend të të cilin ishte ndërtuar një shkollë shtetërore. Me ndihmën e organizatës Renovabis, Provincës Italiane të Shoqërisë së Jezusit dhe nga shumë bamirës, u përshtat ndërtesa me kushte tjera për veprimtarinë arsimore.

Shkolla "Pjetër Meshkalla" që nga viti 1998 ka filluar të mbledhë një numër gjithnjë e më të madh djemsh e vajzash, derisa ka arritur numrin 500 (60 % vajza), që është edhe numri maksimal aktualisht i mundshëm. Nxënësit janë të ndarë në 18 klasa, të krishterë (75 %), pjesa më e madhe e të cilëve janë katolikë (ka pak ortodoksë) dhe myslimanë (25 %). Meqë kërkesat janë të shumta, nxënësit pranohen duke iu nënshtruar një konkursi. Nga pikëpamja e nivelit social, rreth 25 % e nxënësve vijnë nga fshati.

Figura të lidhura me shkollën

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Themelimi i Kolegjit Saverian në Shkodër më 1877". vaticannews.va. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 13 shkurt 2019.
  2. ^ Morozzo della Rocca, Roberto (1994) [1989]. Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944. Përkthyer nga Luan Omari. Tiranë: Elena Gjika. fq. 82–83.
  3. ^ Kazazi, Lindita (2014). "Pikëtakime dhe ndikime të italishtes me shqipen (punim doktorature)" (PDF). fq. 101. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2019. Marrë më 24 shtator 2019.
  4. ^ Ramadani, Fehari (2012). "Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj lëvizjes kulturore shqiptare gjatë vitit 1910" (PDF). Studime. 19: 144.