Aleksandër Sirdani
Aleksandër Sirdani (Gurëz, 1 mars 1891 - Koplik, 26 dhjetor 1948) ishte prift jezuit, folklorist, etnograf e publicist.
Dom Aleksandër Sirdani | |
Emri | Aleksandër |
Mbiemri | Sirdani |
Lindur më | 1 mars 1891 |
Lindur në | Gurrëzi, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 26 dhjetor 1948 |
Vdiq në | Koplik, Republika Popullore e Shqipërisë |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | prift, folklorist, publicist |
Biografia
RedaktoU lind në Gurëz të Bregmatës më 1 mars 1891,[1] i biri i Dakës dhe Marie Smajlit, me prejardhje nga Boga.[2] I ngelur jetim herët nga e ëma, i ati i kërkoi ndihmë hoxhës së Gucisë, i cili e mori me vete në Shkodër së bashku me të vëllanë, Nduen dhe i çoi te kleri katolik ku të vazhdonin rrugën e priftërisë.[3][4]
Qysh në vogëli i takoi të pësonte humbjen e së ëmës. I ati, Dakë Sirdani, mbetur i vejë e duke mos dashtë të martohej përsëri iu përshkushtua edukimit të të bijve, Marinit dhe Lekës. Shpërngulen për në Gucí ku kishin miq e të afërm. Varfëria e madhe e bëri Dakën me lypë ndihmë nga hoxha i Gucisë. Me të marrun vesh se djemtë i përkisnin një familje katolike, zbret me to në Shkodër duke trokitë ndër institucionet katolike.[4] Ku Leka 7 vjeçar pranohet në kolegjin Saverian. Më tej vijoi studimet në Innsbruck, Austri. Me të ardhur në Shqipëri, çoi meshën e parë më 24 prill 1916.[5] Shërbeu si famullitar në Malcí të Madhe, Reç, Shkrel, Bogë.
U përkushtua për mbledhjen e pasurisë shpirtërore kombëtare: legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat deri tek bestytnitë e lashta që ndesheshin nepër malësi. Bashkë me miqtë e tij klerikë, Donat Kurtin dhe Nikollë Gazullin mblodhën një pasuri shpirtërore që do ishte korpusi i vërtetë etnografik i popullit shqiptar. Më 1945 Dom Lekë Sirdani ishte famullitar në Bogë, kur dhe nisi hatashëm persekutimi dhe perndjekja.
Me datë 26 korrik 1948 duke parë rrjedhën e ngjarjeve pas çlirimit, në meshën e së djelës, atje në Bogën e tij, u tha besimtarëve:
“Vëllazën e motra, nji re e zezë na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do të kalojë e një re e bardhë do të vijë përsëri e na do të dalim përsëri në dritë si gurët e lumit mbas shiut kur dielli i shkelqen.”
Më 27 korrik 1948, duke gjetë si pretekst fjalët e predkut të një dite më parë, e arrestuan, e tërhoqen rrëshqanë mbas kalit prej Boge në Koplik, sa arriti në burgun famëkeq të Koplikut pa këpucë e veladon saqë nuk dallohej çfarë ishte, ku filluan mbi të, ashtu si edhe mbi meshtarë të tjerë, torturat më çnjerëzore.[6]
Prej torturave gjatë hetuesisë, së bashku me Dom Pjetër Çunin e futën në një gropë septike dhe i lanë aty deri kur ndërruan jetë.[7]
Vepra
RedaktoLibërthi i tij i parë qe përmbledhja Fjalë - ari (Shkodër, 1928),[8] më tej përkthimi nga gjermanishtja Shqyptari i vogël (Shkoder, 1930),[9] Kallxime popullore (Shkoder, 1933), përkthimi nga italishtja prej përmbledhjes Canti popolari religiosi të Atë Alfonso Iacobelli me titull në shqip Para fronit të hireve: Kangë të divoçme (Shkodër 1934);[10] Mbretnesha e vogël (Shkodër, 1934);[11] «Legjenda e gjethes së purrinit», «Frati i ri». Nder të tjera shkroi në poezi Dekalogun (Dhjetë Urdhnimet) për m'i ba ma të lehtë në mësi, po ashtu dhe «Martiri i Eukaristís» (Sh. Tarçizi).
Vepra të tjera: Nora e bukur (Shkodër, 1942),[12] Folklore botuar tek e përkohshmja «Leka» (Tiranë, 1940).[13]
Referime
Redakto- ^ Lulashi, Regjina (2007). "Due fratelli martiri" [Dy vëllezër dëshmorë]. archivioradiovaticana.va.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare (në latinisht). Shkodër: Botime Françeskane. fq. 130. ISBN 99927-789-1-1.
Marinus (P) Antonius Sirdani, f. Marci et Mariae Smajlja, n. Gusinae, d. Scodrensis 17 Jan. 1885 [...].
- ^ Ulqini, Kahreman (1999). Faktorë kulturorë e fetarë: nga kombësia tek kombi: sprovë. Shkodër: Idromeno. fq. 74. ISBN 9789992762332.
- ^ a b Pllumi, Zef (2006). Rrno vetëm për me tregue. Tiranë: 55. fq. 297. ISBN 9789994379989.
- ^ Antonio Borrelli "Servo di Dio Aleksander Sirdani Sacerdote e martire" Stampa:It
- ^ Gàzulli, Daniel (8 janar 2011). "Vëllaznit Sirdani: At Martin Sirdani & dom Aleksandër Sirdani". kosova.albemigrant.com. Metropol, 2554. fq. 10. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2010. Marrë më 13 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Martirët" (PDF). radiomaria.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 587.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 517.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 590.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 670.
- ^ Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 469. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 4 shtator 2021.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 588.