Rrno vetëm për me tregue është një vepër memuaristike e fratit françeskan Zef Pllumi, fillimisht si një trilogji që u botua në Tiranë nga shtëpia botuese "Hylli i Dritës". Në botimet e para të tri nënndarjeve të veprës në vëllime më vete u titulluan me nëntitujt libri i kujtimeve 1944-1951 i pari botuar më 1995, liria mes dy burgimeve 1950-1967 i dyti i botuar më 1997, dhe robnia e gjatë 1967-1990 i treti i botuar më 2001.

Ballina e ribotimit integral nga sh.b. 55

Botimet e veçuara të trilogjisë u redaktuan nga bashkëpunëtori i atëhershëm i autorit dhe redaktori i revistës Hylli i Dritës, Aurel Plasari, i cili i shkroi edhe parathënien. Me rastin e botimit integral më 2006 nga shtëpia botuese "55", veprës i kushtoi një parathënie Ismail Kadare.

Titulli

Redakto

Vepra e merr titullin nga një urdhër, e radhitur në vepër, që autori mori nga eprori i tij Marin Sirdani.[1][2] Urdhër të cilin autori e brendësoi si amanet.[3]

Përkthime

Redakto

Trilogjia e memuareve të tij Rrno vetëm për me tregue u përkthyen në gjuhën angleze nga Kathleen Schank dhe u botuan më 2008 me titullin Live to tell,[4] punim për të cilin qe interesuar që në gjallje të autorit nga miku i tij Petro Zheji.[5] Më 2013 u botua përkthimi në gjuhën italiane i po kësaj vepre, punuar nga Keda Kaceli me titullin Il Sangue di Abele - Vivi per testimoniare me mbështetjen financiare dhe parathënien nga Silvio Berlusconi.[6] Ndërsa më 2014 u botua në LozanëZvicrës përkthimi në gjuhën frënge nga Odile Daniel me titullin Vivre pour témoigner - récits du goulag en Albanie.

Referime

Redakto
  1. ^ Pllumi, Zef (2006). Rrno vetëm për me tregue. Tiranë: 55. fq. 253.
  2. ^ Shala, Kujtim M. (1 tetor 2019). "Zef Pllumi dhe librat e kujtimeve". telegrafi.com. Marrë më 28 gusht 2022.
  3. ^ Tufa, Agron (2011). "Përshpirtje për traditën letrare françeskane (mbi domethënien e librit "Rrno vetëm për me tregue" të At Zef Pllumit)". Kuja e Mnemozinës, studime. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 189.
  4. ^ Schank, Kathleen (24 gusht 2008). Intervistuar nga Elsa Demo. "Ç'na mëson miku ynë, at Zefi". Shekulli (2387): 11.
  5. ^ Demo, Elsa (27 shtator 2007). "Kurrgjë më shumë se liria: [intervista e fundit e At Zef Pllumit]". Shekulli (2061): 14–15.
  6. ^ Kaceli, Keda (23 mars 2013). "Át Zef Pllumi... e mbajta premtimin! Vlera e besës kapërcen edhe vdekjen..." radiandradi.com. Intervistuar nga Albina Gjergji. Marrë më 28 gusht 2022.