Gjuetari i balonave
Gjuetari i balonave është romani i parë nga shkrimtari afgano-amerikan Khaled Hosseini.[1] I botuar në vitin 2003, tregon për jetën e Amirit, një djalë nga Kabuli, shoku i ngushtë i të cilit është Hasani, djali i shërbëtorit të babait të tij që është hazara. Ngjarja është e vendosur në një sfond të ngjarjeve të trazuara, që nga rënia e Mbretërisë së Afganistanit, luftës sovietike në Afganistan, eksodit të refugjatëve në Pakistan dhe Shtetet e Bashkuara, dhe ngritjen e regjimit të Talibanëve.
Autor | Khaled Hosseini |
---|---|
Titulli origjinal | The Kite Runner |
Përkthyes | Ledia Agolli |
Artist i kopertinës | Honi Werner |
Shteti | SHBA |
Gjuha | Anglisht |
Zhanri | |
Botoi |
|
Faqe | 372 |
ISBN | ISBN 978-99927-52-98-2 |
Hosseini e konsideronte Gjuetarin e balonave si një histori mes ati e biri, duke theksuar aspektet familjare të rrëfimit, një element që vazhdoi ta përdorë në shkrimet e mëvonshme. [2] Motivi i ndjenjës së fajit është element i rëndësishëm i romanit. Skenë kryesore është një akt dhune ndaj Hasanit që Amiri dështon ta ndalojë. Pjesa tjetër e librit ka në qendër përpjekjet e Amirit për të shlyer fajin për këtë mëkat duke shpëtuar djalin e Hasanit pas dy dekadash.
Gjuetari i balonave ishte bestselleri numër një i New York Times për mbi dy vjet, me më shumë se shtatë milion kopje të shitura në Shtetet e Bashkuara.[3] Kritikat ishin në përgjithësi pozitive, edhe pse disa pjesë të tregimit nxitën polemika në Afganistan. Romani është përshtatur edhe në film në vitin 2007.
Krijimi dhe botimi
RedaktoKhaled Hosseini punoi si mjek internist në një spital në Mountain View, California për disa vite para se të publikonte Gjuetari i balonave.[4][5] Në vitin 1999, ai mësoi përmes lajmeve se Talibanët kishin ndaluar fluturimin e balonave në Afganistan,[6] dhe kjo ishte mizore për të sepse ai ishte rritur me këtë sport derisa jetonte në Afganistan. Ai u motivua të shkruante një histori të shkurtë prej 25 faqesh për dy djem që fluturonin balona në Kabul.[6] Ai e rigjeti shkrimin në garazhën e tij në vitin 2001 dhe filloi t’a zgjerojë për ta bërë roman pas sugjerimit të një shoku të tij.[6] Sipas Hosseini-t, tregimi u bë "më i errët" sesa ai kishte menduar.[6] Redaktorja e tij, Cindy Spiegel, "e ndihmoi atë ta ripunoi pjesën e tretë të shkrimit", çka ajo e përshkruan si shumë të zakonshme për romanin e parë.
Sikurse edhe romanet pasardhëse të Hossein-it, Gjuetari i balonave është shumë kohor dhe fokusohet në marrëdhëniet e prindërve me fëmijët. [2] Pjesa tjetër ishte e paqëllimshme; Hosseini zhvilloi motivin në procesin e shkrimit.[2] Ai më vonë zbuloi se ai shpesh vizatonte ngjarjen para se të shkruante.[5] Për shembull ai nuk kishte vendosur t’i bënte Amirin dhe Hasanin vëllezër derisa "e skicoi atë".[5]
Sikurse Amiri, personazhi i romanit, Hosseini ka lindur në Afganistan dhe e la vendin e tij shumë i ri, duke mos u kthyer deri në vitin 2003.[7] Kështu ai shpesh është pyetur se sa është libri autobiografik. Ai u përgjigj se një pjesë e tij është e dukshme që ka elemente autobiografike" Ai e kishte lënë vendin e tij pas pushtimit sovjetik, dhe e shoqëronte një ndjenjë faji: "Sa herë që dëgjoi lajme për Afganistanin reagimi im është si fajtor. Shumë nga shokët e fëmijërisë kanë kaluar kohë të vështira. Njëri ka vdekur në një kamion karburanti duke u përojekur të arratiset nga Afganistani. Ai ishte një nga fëmijët me të cilët u rrita duke fluturuar balonat."[2][8] Sidoqoftë ai thekson se ngjarja është e trilluar.[6] Më vonë, kur po shkruante romanin e dytë, Një mijë diej vezullues, Hosseini u shpreh i lumtur që personazhet kryesore janë femra dhe kështu "duhet t’i vë fund pyetjes për autobiografi një herë e përgjithmonë".
Gjuetari i balonave, u botua më 29 maj, 2003. Hosseini mori një vit pushim nga praktikimi i mjekësisë për të promovuar librin,dhënë autografe,mbajtur fjalime në ngjarje të ndryshme, dhe mbledhur fonde për Afganistanin. Libri origjinal është shkruar në gjuhën angleze, dhe më vonë është përkthyer në 42 gjuhë për t’u botuar në 38 vende.[9]
Përmbajtja
RedaktoPjesa I
RedaktoAmiri, një djalë i pasur Pashtun, dhe Hasani, një Hazara që është djali i Aliut, shërbëtorit të babait të Amirit, kalojnë ditët duke luftuar me balona në qytetin e atëhershëm paqësor të Kabulit. Hasani është "gjuetar i balonave" për Amirin dhe është shumë i zoti; ai e di se ku do të bie balona pa e shikuar atë. Babai i Amirit, një tregtar i pasur të cilin Amiri e thërret Baba, i do të dy djemtë, por shpesh është kritik ndaj Amirit, pasi e konsideron të dobët dhe pa kurajë. Amir gjen një figurë atërore te Rahim Khani, shoku i ngushtë i Babës, i cili e kupton dhe e përkrahë në dëshirën e tij për të shkruar.
Asefi, një djalë më i madh i njohur si i dhunshëm, e përqesh Amirin për shoqërimin me një Hazara, që sipas tij është racë inferiore. Një ditë ai do ta sulmojë Amirin e një grusht të hekurt, por Hasani e mbron Amirin, duke kërcënuar Asefin se do ta godas në sy më llastikun e tij. Asefi tërhiqet por premton se do të hakmerret.
Një ditë, Amiri fiton turneun e luftimeve me balona dhe më në fund fiton respektin e Babës. Hasani vrapon për të gjetur balonën e fundit humbëse, si një trofe për Amirin. Sidoqoftë pasi gjen balonën, Hasani përballet në rrugë me Asefin. Hasani refuzon t’i japë balonën, dhe Asefi e rrah dhe përdhunon. Amir është dëshmitar i ngjarjes por ka frikë të ndërhyjë. Ai e di se nëse nuk e merr balonën, Baba do të jetë më pak krenar për të. Kështu ai rri i fshehur dhe më pas nuk flet për incidentin. Ndjenja e fajit e pengon që të sillet me Hasanin si më parë.
Amiri fillon të besojë se do t’a kishte më të lehtë sikur të mos ishte Hasani në shtëpinë e tij, prandaj ai vendos disa para nën jastëkun e Hasanit me shpresën se Baba do ta largojë. Hasani i pyetur nga Baba nëse kishte vjedhur paratë, pranon edhe pse në të vërtetë nuk e kishte bërë. Edhe pse Baba beson se "nuk ka veprim më të keq se vjedhja", ai e fal Hasanin. Sidoqoftë Aliu dhe Hasani largohen përkundër përpjekjeve të Babës për t’i bindur të qëndrojnë. Amiri lirohet nga të përkujtuarit e përditshëm të dobësisë dhe tradhëtisë së tij, por vazhdon të jetojë në hijen e tyre.
Pjesa II
RedaktoNë vitin 1979, pesë vite më vonë, ndodh ndërhyrja e Bashkimit Sovjetik në Afganistan. Amiri dhe Baba arratisen për në Peshavar, Pakistan, dhe më pas në Kaliforni, ku vendosen në një apartament të shkatërruar. Baba fillon të punojë në një stacion karburanti. Amiri i përkushtohet shkrimit dhe ndonjëherë e ndihmon të atin që të shes në tregun e vjetërsirave. Atje Amiri takon refugjatë të tjerë në mesin e të cilëve edhe Soraja Taherin dhe familjen e saj. Baba diagnostifikohet me kancer por është akoma i aftë që t’i bëjë një shërbim të fundit: i kërkon babait të Sorajës lejen që të martohet me Amirin. Ai pajtohet dhe pak pas martesës së tyre Baba vdes. Amiri dhe Soraja kanë një martesë të lumtur, por nuk mund të bëjnë fëmijë.
Amiri fillon një karrierë të suksesshme si shkrimtar. Pesëmbëdhjetë vjet pas martesës, Amiri pranon një telefonatë nga Rahim Khani, i cili po vdiste, dhe i kërkon të shkojë në Peshavar. Në fund të telefonatës ai i thotë Amirit, "Ka një mënyrë për t’u bërë pësëri i mirë ."Kështu Amiri shkon.
Pjesa III
RedaktoNga Rahim Khani, Amiri mëson se Aliu ishte vrarë nga një minë dhe se Hasani dhe gruaja e tij ishin vrarë pasi Hasani kishte refuzuar që të linte në duart e Talibanëve shtëpinë e Babës në Kabul. Rahim Khani pastaj i tregon Amirit se Aliu ishte steril dhe nuk ishte babai biologjik i Hasanit. Hasani ishte në fakt djali i Babës dhe vëlla i Amirit. Në fund, i thotë Amirit se arsyeja pse kishte kërkuar të vinte në Pakistan ishte për të shpëtuar Sohrabin, djalin e Hasanit, nga një jetimore në Kabul.
Amiri, i shoqëruar nga Faridi, një taksist Afgan dhe veteran i luftës me Sovjetikët, vihet në kërkim të Sohrabit. Ata mësojnë se një zyrtar Taliban vjen shpesh në jetimore, sjell para, dhe zakonisht merr një fëmijë me vete. Një ndër ta kishte qenë edhe Sohrabi dhe drejtori i tregon Amirit si ta gjejë, kurse Faridi cakton një takim në shtëpinë e tij.
Amiri takohen me njeriun, i cili në fakt është Asefi. Sohrabi mbahej në shtëpi, ku abuzohet. Asefi pranon t’a lirojë me kusht që të rrahë Amirin. Sohrabi ndërhyn duke e qëlluar Asefin në sy me llastikun e tij, duke përmbushur kërcënimin e Hasanit që e kishte bërë para disa viteve.
Amiri i tregon Sohrabit se dëshiron t’a dërgojë në Amerikë dhe mundësisht t’a adoptojë. Mirëpo autoritetet amerikane kërkojnë prova se Sohrabi është jetim. Amiri i thotë Sohrabit se mund t’i duhet që përkohësisht të thyejë premtimin e tij për të mos e dërguar në jetimore, dhe Sohrabi tenton të vetëvritet. Amiri arrin ta marrë me vete në Shtetet e Bashkuara. Pas adoptimit, Sohrabi refuzon të komunikojë me Amirin dhe Sorajën derisa Amiri i rikujton Hasanin dhe balonat dhe tregon disa nga lëvizjet e Hasanit. Në fund, Sohrabi buzëqeshë, dhe Amiri vrapon që të gjuajë balonën për Sohrabin, duke thënë, "Për ty, edhe një mijë herë."
Personazhet
Redakto- Amiri
- Hasani
- Asef
- Baba
- Aliu
- Rahim Khani
- Soraja
- Sohrabi
- Sanaubar
- Faridi
Kritikat
RedaktoLibri filloi të shfaqet në listat best seller në shtator të vitit 2004 dhe arriti pozitën e parë në New York Times best seller në mars të vitit 2005,[10] duke ruajtur pozitën në listë për dy vite.[11] Deri në botimin e romanit të tretë të Khaled Hosseinit, mbi shtatë milion kopje u shitën në Shtetet e Bashkuara.[3] Libri mori çmimin Jugafrikan Boeke Prize në vitin 2004.[12][13]
Tony Sims nga Wired Magazine vlerësoi se libri "zbulon bukurinë dhe dhimbjen e një kombi të vuajtur meqë tregon historinë e një miqësie të pamundur ndërmjet dy djemve nga skaje të kundërta të shoqërisë, dhe të marrëdhënies së trazuar por të qëndrueshme atë e bir".[14] Amelia Hill e The Guardian e cilësoi librin si "njëkohësisht të shkatërrues dhe frymëzues."[15] Një vlerësim i ngjashëm u publikua në Publisher's Weekly.[16] Drejtorja e marketingut Melissa Mytinger u shpreh, "Është thjesht një tregimi i mrekullueshëm. Një pjesë e tij është bazuar në një botë që nuk e njohim, një botë që mezi po fillojmë t‘a njohim. I shkruar mirë, botuar në 'kohën e duhur' nga një autor që është i këndshëm dhe i zhytur në mendime në paraqitjet personale për librin."[10] Said Tayeb Jawad, ambasadori i 19-të Afgan në Shtetet e Bashkuara, miratoi publikisht Gjuetarin e balonave, duke thënë se libri do të ndihmonte publikun amerikan që të kuptoi më mirë kulturën dhe shoqërinë Afgane.[17]
Sarah Smith nga The Guardian vlerëson se romani filloi mirë por filloi të ngec në fund. Ajo ndjeu se Hosseini ishte shumë i fokusuar në shlyerjen e plotë të fajit të personazhit në Pjesën e tretë dhe kështu krijoi shumë rastësi jo reale që i mundësuan Amirit të zhbëj gabimet e të kaluarës.[18]
Pështatje
RedaktoFilm
RedaktoKatër vite pas botimit të, Gjuetari i balonave u adaptua si film me aktorë kryesorë Khalid Abdalla si Amiri, Homayoun Ershadi si Baba, dhe Ahmad Khan Mahmoodzada si Hasani. Fillimisht ishte parashikuar premiera e filmit në nëntor të vitit 2007, por data e lëshimit u shty për gjashtë javë për të larguar fëmijët afganë që luanin në film nga vendi pasi morën kërcënime.[19] Me regji të Marc Forster dhe skenar të David Benioff, filmi mori disa shpërblime dhe ishte i nominuar për një Academy Award, BAFTA Film Award, dhe Critics Choice Award në vitin 2008.[20] Derisa kritikat ishin në përgjithësi pozitive, me vlerësim mjaft të mirë të Entertainment Weekly,[21] përshkrimi i tensioneve etnike dhe skena e përdhunimit ngjalli zemërim në Afganistan.[19] Hangama Anwari, komisionere për të drejtat e fëmijëve për Komisionin e Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan, komentoi, "Ata nuk duhet të luajnë me jetët dhe sigurinë e njerëzve. Populli Hazara do ta marrë këtë si ofendim."[19]
Hosseini ishte befasuar nga polemikat e shkaktuara nga skena e përdhunimit, por besonte se skena ishte e nevojshme për të "ruajtur integritetin" e ngjarjes.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Noor, R.; Hosseini, Khaled (shtator–dhjetor 2004). "The Kite Runner". World Literature Today. 78 (3/4): 148. doi:10.2307/40158636.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "An interview with Khaled Hosseini". Book Browse. 2007. Marrë më 31 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Siblings' Separation Haunts In 'Kite Runner' Author's Latest". NPR. 19 maj 2013. Marrë më 3 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jain, Saudamini (24 maj 2013). "COVER STORY: the Afghan story teller Khaled Hosseini". Hindustan Times. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2014. Marrë më 31 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Miller, David (7 qershor 2013). "Khaled Hosseni author of Kite Runner talks about his mistress: Writing". Loveland Magazine. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2013. Marrë më 31 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e "'Kite Runner' Author On His Childhood, His Writing, And The Plight Of Afghan Refugees". Radio Free Europe. 21 qershor 2012. Marrë më 30 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Grossman, Lev (17 maj 2007). "The Kite Runner Author Returns Home". Time Magazine. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2008. Marrë më 30 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Young, Lucie (19 maj 2007). "Despair in Kabul". Telegraph.co.uk. Marrë më 31 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tonkin, Boyd (28 shkurt 2008). "Is the Arab world ready for a literary revolution?". The Independent. Marrë më 11 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Guthmann, Edward (14 mars 2005). "Before 'The Kite Runner,' Khaled Hosseini had never written a novel. But with word of mouth, book sales have taken off". San Francisco Chronicle. Marrë më 30 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Italie, Hillel (29 tetor 2012). "'Kite Runner' author to debut new novel next year". NBC News. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2013. Marrë më 31 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lea, Richard (7 gusht 2006). "Word-of-mouth success gets reading group vote". The Guardian. Guardian News and Media Limited. Marrë më 11 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pauli, Michelle (15 gusht 2007). "Kite Runner is reading group favourite for second year running". guardian.co.uk. London. Marrë më 23 prill 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sims, Tony (30 shtator 2011). "GeekDad Interview: Khaled Hosseini, Author of The Kite Runner". Wired. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2013. Marrë më 31 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hill, Amelia (6 shtator 2003). "An Afghan hounded by his past". The Guardian. Marrë më 31 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Kite Runner". Publisher's Weekly. 12 maj 2003. Marrë më 1 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wilson, Craig (18 prill 2005). "'Kite Runner' catches the wind". USA Today. Marrë më 30 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Smith, Sarah (3 tetor 2003). "From harelip to split lip". The Guardian. Marrë më 1 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Halbfinger, David (4 tetor 2007). "'The Kite Runner' Is Delayed to Protect Child Stars". The New York Times. Marrë më 1 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hollywood Foreign Press Association 2008 Golden Globe Awards". goldenglobes.org. 13 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2007. Marrë më 2 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schwarzbaum, Lisa (9 janar 2008). "The Kite Runner". Entertainment Weekly. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014. Marrë më 1 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)