Helenizimi i emrave
Greqizimi i emrave është greqizimi i emrave të vendeve dhe emrave vetjakë jogrekë në Greqi, Qipro, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Greqizimi bashkëkohor i emrave ka ardhur pas pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane, me qëllim heqjen e ndikimeve kulturore osmane dhe sllave (bullgare). Por greqizimi i emrave ka ndodhur edhe më herët, me emrat shqiptarë në të gjithë Epirin (duke përshirë Çamërinë).
Greqizimi i emrave shqiptarë është pjesë e strategjisë së grekëve për të zhdukur dhe asimiluar shqiptarët, me qëllim pushtimin e tokave shqiptare. Ky greqizim ka lidhje me nacionalizmin dhe irredentizmin grek, dhe ka si qëllim frenimin e kulturës shqiptare, duke e dëmtuar rëndë atë.
Për të luftuar këtë prishje të kulturës nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë domethënëse, qoftë shqiptare apo e huaj. Në fakt, politikat e jashtme dhe të brendshme kanë penguar një mbrojtje shqiptare kundër kësaj shfarosjeje, dhe për më tepër janë akuzuar shqiptarët si shkatërrues kulture, përmes rivendosjes së emrave shqiptarë në toka shqiptare ku banojë shqiptarë.
Emrat vetjakë
RedaktoShqiptarët e Epirit janë detyruar të ndërrojnë emrat dhe mbiemrat në gjegjëset e tyre në greqisht, ose të paktën t’i greqizojnë ato duke shtuar mbaresa të tilla greke si -s. Në shumë emra vetjakë grekë historikë dhe bashkëkohorë mund të dallohet rrënja shqipe e emrit, pas heqjes së mbaresës. Edhe në kohët bashkëkohore, shumë shqiptarë, për të emiguar në Greqi, detyrohen nga shteti grek të marrin edhe identitet grek, duke greqizuar emrin.
Emrat e vendeve
RedaktoEdhe emrat shqip të vendeve në Epir janë greqizuar, sipas dëshirës së shtetit grek. Jo vetëm që sot s’ka sanjë emër shqip në Çamëri, por shteti grek po detyron edhe emërtimin në greqisht të shumë vendbanimeve shqiptare në Epirin e Veriut, pra në Shqipëri. Për më tepër, emrat historikë të vendeve, që dallohet që kanë prejardhje shqiptare, Greqia i quan greke. P.sh. emri Epir, që vjen nga fjala epër (epërsi), pretendohet se ka origjinë greke.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- Julius (3 maj 2014). "Jani dhe Gjoni". Peizazhe të Fjalës.
- Çabej, Nelson R. (4 tetor 2021). "Ka ardhur koha t'u kthejmë vendeve emrat origjinalë shqip!". Gazeta TEMA.