Grupi Ładoś (polonisht: Grupa Ładosia), ose grupi i Bernës (polonisht: Grupa berneńska) – është emërtim i dhënë diplomatëve polakë dhe aktivistëve hebrenj, të cilët së bashku krijuan në Zvicër gjatë Luftës së Dytë Botërore një sistem të prodhimit të paligjshëm të pasaportaveAmerikës së Jugut për të shpëtuar hebrenjtë evropianë nga shfarosja.[1]

Grupi përbëhej nga katër diplomatë të Misionit Polak, përfaqësues i komitetit RELICO (Komiteti i Ndihmës për Viktimat Hebreje të Luftës) krijuar nga Kongresi Botëror Hebre dhe një përfaqësues i Agudat-it izraelit. Pesë nga gjashtë anëtarët ishin shtetas polakë, gjysma syresh me origjinë hebreje.

Anëtarët e grupit:

Redakto
  • Abraham Silberschein (1881–1951), avokat, aktivist sijonist, deputet para luftës në Sejmin polak, themelues i komitetit të shpëtimit RELICO
  • Chaim Eiss (1876–1943), tregtar i lindur në Ustrzyki Dolne, aktivist i Agudat-it izraelit në Zurich
  • Stefan Ryniewicz (1903–1987), këshilltar i misionit polak në 1938–1945, zëvendës i deputetit Ladosia
  • Juliusz Kühl (1913–1985), atashé i misionit polak, ekspert për kontaktet me organizatat hebraike.

Grupi i Bernës ishte një rreth joformal, nuk kishte asnjë strukturë, dhe lidhjet midis anëtarëve të saj ishin asimetrike. Në prodhimin e drejtpërdrejtë të pasaportave, kontaktet kryesore mbaheshin midis konsullit Konstanty Rokicki, i cili ishte krijuesi i drejtpërdrejtë i shumicës së pasaportave dhe merrej me blerjen e tyre në tregun e zi, dhe Abraham Silberschein dhe Chaim Eis, të cilët kontrabandonin pasaporta, foto dhe të dhëna personale kontrabandë midis Bernës dhe Evropës së okupuar si dhe siguronin një pjesë të konsiderueshme të financimit për operacionet. Roli i Aleksander Ładoś dhe Stefan Ryniewicz ishte të siguronin mbështetjen e trupit diplomatik të Bernës dhe t i pamundësonin policisë zvicerane shpërbërjen e aksioneve. Të dy ndërhynë në këtë çështje në 1943, duke protestuar përkatësisht tek Ministri i Jashtëm Zviceran Marcel Pilet-Golaz dhe Shefi i Policisë Heinrich Rothmund. Nga ana tjetër, Juliusz Kühl, i cili në fillimin e luftës ishte një 26-vjeçar i sapodiplomuar me doktoraturë në Universitetin e Bernës, garatonte kontakte të sigurta midis organizatave hebraike dhe Misionit. Në vitet e mëvonshme ai kryente gjithashtu funksionin e zëvendës shefit të zyrës konsullore. Ai ndoshta ishte i përfshirë edhe në transportin e paligjshëm të formularëve për pasaporta.

Sfondi historik

Redakto

Në shtator 1939, Polonia u pushtua nga Gjermania Naziste dhe Bashkimi Sovjetik, dhe më pas u nda në dy zona okupimi. Pothuaj e gjithë popullsia prej 36 milion, duke përfshirë mbi 3 milion të komunitetit hebre, ishte nën sundimin gjerman dhe sovjetik. Në të njëjtën kohë, qeveria polake nuk pranoi të nënshkruante armëpushimin dhe më 17 shtator 1939 kaloi kufirin me Rumaninë, ku edhe u internua. Në bazë të kushtetutës së vitit 1935, Presidenti Ignacy Mościcki emëroi Władysław Raczkiewicz si pasardhësin e tij gjatë luftës dhe dha dorëheqjen. Qeveria e re polake u krijua në Paris dhe filloi të rindërtojë forcat e armatosura në Francë. Ajo mori gjithashtu nën kontroll të gjitha pasuritë e shtetit polak jashtë vendit, përfshirë rrjetin e misioneve të tij diplomatike. Pas pushtimit gjerman të Francës, qeveria me kryeministrin Władysław Sikorski u zhvendos në Londër, nga ku vazhdoi luftën kundër Gjermanisë. Në pjesën kontinentale të Evropës Perëndimore, qeveria polake në mërgim përfaqësohej nga misionet polake në Zvicër, Portugali, Spanjë dhe Suedi. Vende të tjera ose u futën nën okupimin gjerman ose – nën presionin e gjermanëve – mbyllën misionet diplomatike polake.

Në Zvicër, Misioni diplomatik ishte vendosur në lagjen e diplomatëve, Elfenstrasse. Përveç kësaj, nga viti 1940 u mor me qira ndërtesa në Thunstrasse, e cila strehonte seksionin konsullor të misionit. Nga prilli i vitit 1940, shef i misionit ishte Aleksander Ładoś, i cili kishte qenë deputet para luftës në Letoni (1923–1926) dhe Konsull i Përgjithshëm në Mynih (1927–1931). Ładoś u largua nga Polonia në 1939 me urdhër të Władysław Sikorski dhe në vitet 1939–1940 për një periudhë të shkurtër ishte një anëtar i qeverisë së tij. Kur ai mori drejtimin e misionit në Berna, tre diplomatët e tjerë – anëtarët e grupit të Bernës – të cilët ishin tashmë aty – Ryniewicz-i prej vitit 1938, ndërsa Kühl dhe Rokicki prej 1939. Rokicki dhe Ryniewicz njiheshin me njëri-tjetrin nga puna e mëparshme në Riga (1934–1936) dhe me gjasë ishin miq të ngushtë. Mee Külhl dhe Ładoś u njohën vetëm në Berna. Në prag të luftës, Abraham Silberschein erdhi në Gjenevë nga Lvovi, i cili do të ishte përfaqësuesi i Kongresit Botëror Hebre. Menjëherë pas mbërritjes së tij, shpërtheu lufta dhe pas pak më shumë se një muaji Lvovi u gjend në zonën e okupimit sovjetik. Chaim Eiss, nga ana tjetër, ka qenë në Zvicër që nga fillimi i shekullit XX dhe kishte në pronësi një dyqan në Zurich. Të dy përfaqësuesit e organizatave hebraike nuk e njihnin njëri-tjetrin para luftës.

Origjina dhe modeli i prodhimit të pasaportave të Amerikës Latine

Redakto
 
Vendbanimi i Ambasadorit të Polonisë, Berna

Sipas Juliusz Kühl, idea e prodhimit të pasaportave false të Amerikës Latine lindi në kapërcyellin e viteve 1939/1940 dhe nuk kishte lidhje me Holokaustin e mëvonshëm. Dhjetëra dokumente paraguajane duhej të prodhoheshin në mënyrë që hebrenjtë me ndikim në territoret e okupuara nga Bashkimi Sovjetik të mund të largoheshin nga vendi përmes Japonisë. Misioni identifikoi konsullin e nderit të Paraguait, noterin e Bernës, Rudolf Hügli, i cili ishte i gatshëm të shiste pasaporta të paplotësuara duke blerë rreth 30 syresh. Nuk dihet kush i plotësoi dhe si u dërguan në Bashkimin Sovjetik. Sidoqoftë, duhet të merret në konsideratë që në kapërcyellin e viteve 1939/1940 në kufirin midis Bernës dhe Bashkimit Sovjetik kishte ende një rrip vendesh neutrale ndaj dhe kalimi i kufirit ishte formalisht i mundur. Fillimisht u mendua që ky lloj veprimi të ishte i një natyre thjesht individuale, sepse çështja mund të dekonspirohej. Vitet e mëvonshme, megjithatë, prodhimi okazional i dokumenteve të ngjashme vazhdoi. Shembulli më i njohur është marrja e një pasaporte të Eli Sternbuch për gruan e tij të ardhshme Guta Eisenzweig dhe nënën e saj në nëntor 1941. Familja Sternbuch e mori atë duke kontaktuar Julius Kühl. Nuk dihet kush e kompletoi këtë dokument. Sidoqoftë, një studim i Jad Vashemit i vitit 1957 sugjeron që u prodhuan edhe pasaporta të tjera – në veçanti në vitin 1941 gjatë sulmit gjerman mbi Bashkimin Sovjetik dhe pas krijimit të getove hebraike kishte posedues të veçantë pasaportash të tilla.

Në disa raste, persona të tillë u lanë të lirë nga detyrimi për të jetuar në geto dhe për të mbajtur shiritin me yllin e Davidit. Skema e prodhimit u rivendos plotësisht në vitin 1942, pas konferencës së Wannsee, kur filloi vrasja masive e hebrenjve evropianë. Prej atëherë, pasaportat e Amerikës Latine në thelb të shpëtonin nga dërgimi në kampet e shfarosjes, ndërsa poseduesit e tyre u dërguan në kampe internimi në Gjermani dhe në Francën e pushtuar. Fillimisht, operacioni u krye në mënyrë kaotike, gjë që rriste mundësinë e dekonspirimit. Kjo ishte ndoshta arsyeja pse Misioni inicioi operacionin e Abraham Silberschein në 1942.

Efikasiteti i grupit

Redakto

Abraham Silberschein raportoi në janar 1944 se synimi I veprimtarisë së grupit ishte për të kursyer jetën e rreth 10,000 njerëzve para transportit masiv në kampet shfarosëse gjermane. Sipas tij, këta njerëz ishin në kampe internimi në Tittmoning, Liebenau dhe Bölsenberg në Gjermani por edhe në kampin Vittel në Francë. Në mars të vitit 1944, gjermanët likuiduan kampin Vittel, duke vrarë midis 200 dhe 300 të burgosur, por shumica e kampeve të përmendura nga Silberschein nuk u likuiduan. Një dokument vlerësonte se kishte më shumë se 1100 mbajtës të pasaportave pak para çlirimit vetëm në nën-kampin Bergen-Belsen. Silberschein gjithashtu shkroi se ai u takua me shumë prej tyre gjatë vizitës së tij në Poloni në maj 1946. Sipas ambasadës polake në Berna, janë lëshuar mbi 1050 pasaporta paraguajane për së paku 2.100 njerëz.

Përkujtimi

Redakto
 
Uri Strauss, e ruajtur nga Grupi Ładoś

Më 28 dhjetor 2018, në vigjilje të përvjetorit të vdekjes së deputetit Aleksander Ładoś, në varrezat Powązki në Varshavë u mbajt një përshpirtje me pjesëmarrjen e ministrit polak të Punëve të Jashtme Jacek Czaputowicz, nënsekretarit të Shtetit në Ministrinë e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare Magdalena Gawin, si dhe të të afërmëve të ministrit Aleksander Ladoś, konsullit Konstaty Rokicki, kol. Włodzimierz Cieszkowski, ushtarëve të njësive të Armatës polake në Perëndim të internuar në Zvicër. Në varreza ishin të pranishëm rabini Oriel Zaretsky nga Komuniteti varshavian i Besimeve, përfaësuesi I Shoqatës Social-kulturore të Hebrenjve të Varshavës, përfaqësues të American Jewish Committee. Nga grupi i ambasadorëve të ftuar erdhi vetëm i Ngarkuari me punë i Ambasadës zvicerane. Veçanërisht befasuese ishte mosprania e diplomatëve të Izraelit.

Kundërthëniet e Institutit Yad Vashem

Redakto

Në prill të vitit 2019, instituti Yad Vashem njoftoi dhënien e titullit të të Drejtit midis Kombeve të Botës për konsullin Konstanty Rokicki, të cilin e njohu si drejtues të Grupit të Bernës, si dhe mbi mirënjohjen shprehur "konsujve" Aleksander Łados dhe Stefan Ryniewicz. Vendimi që përmbante gabime serioze faktike (Ładoś dhe Ryniewicz ishin eprorët e Rokicki-it, jo vartësit e tij dhe asnjëri prej tyre nuk ishte konsull) u atakua me protestën e familjes Rokicki, përfaqësuesja e së cilës refuzoi të pranonte medaljen deri në sqarimin e çështjes së dy diplomatëve të tjerë. Vendimi shkaktoi gjithashtu një reagim të mbi 30 të mbijetuarve nga Grupi i Bernës, të cilët i dërguan një letër proteste Yad Vashem. Po kështu ambasadori i Republikës së Polonisë në Zvicër, Jakub Kumoch, e përshkroi vendimin e Yad Vashem si një "keqkuptim", duke nënvizuar se Rokicki ka vepruar nën udhëheqjen e Ładoś dhe Ryniewicz. Kundër vendimit në fjalë ka protestuar edhe një nga zbuluesit e Grupit të Bernës, konsulli i nderit të Polonisë në Zurich, Markus Blechner.

Shiko edhe këtë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Szwajcaria - Karczewski: oddajemy cześć tym, którzy tworzyli łańcuch dobrych serc". pap.pl (në polonisht). 2018-02-12. Marrë më 2019-10-08.
  2. ^ Kumoch, Jakub (2018-10-09). "Jakub Kumoch: 70 lat nieistnienia Konstantego Rokickiego". wiadomosci.dziennik.pl (në polonisht). Marrë më 2019-10-08.

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto