Halim Spahia
Halim (Shaqir) Spahia (1897 - 1946) lindi në Gjakovë.Ishte tregtar, industrialist, financier dhe mbi te gjitha një patriot.Halim Spahia ishte aktivist i Ballit Kombëtar, kryetar i Kshillit Qëndrorë të LNDSH-së, kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar (KNÇ) të Rrethit të Prizrenit dhe anëtar i Këshillit Krahinor Nacionalçlirimtar të Kosovës.
Veprimtaria e Halim Spahisë
RedaktoHalim Spahia rrjedhë nga një familje tregtare me tradita patriotike.Qysh në rini u detyrua ta braktiste vendlindjën e okupuar nga serbo-malazezët dhe u vendos ne Krumë,ndërsa më vonë ai vazhdojë të jetonte dhe të vepronte në Kukës.Halim Spahia duke qenë ne mesin e patriotëve te shquar shqiptarë si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Hysni Curri, Bajram Daklani, Nimon Ferizi, Avni Rrustemi etj. Qysh herët u pajis me një atëdhe dashuri të rallë dhe u kalit për betejat e mëvonëshme te cilat I mori mbi supet e veta për bashkimin kombëtar.
Halim Spahia luftoi dhe u angazhua vazhdimisht me tërë qenien e tij për çështjen kombëtare, për bashkimin e Kosovës dhe të tokave të tjera shqiptare në një tërsi kombëtare – Shqipërinë Etnike Demokratike , të integruar ne Botën e Lirë Perëndimore. Për këtë ai sakrifikoi me plotë vetëdije pasurinë, dijen dhe jetën e tij!.
Halim Spahia si tregtar, industrialist dhe financier i njohur që ishte, kontribuojë në ngritjen ekonomike dhe sociale te Lumës, të Hasit dhe të Malësisë së Gjakovës.Ai la gjurmë të pashlyeshme në ngritjen e industrisë, të rrjetit tregtar, të infrastrukturës, të arsimit dhe të shëndetësisë në këto treva shqiptare, si dhe në Kosovë.
Halim Spahia si deputet i Përfekturës së Kosovës në Parlamentin Shqiptar, qe angazhuar me konsekuencë për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe të pozitës së fshatarësisë së Veriut, si dhe angazhuar për injorimin dhe zhdukjen e kufirit që ndante dy pjesët e kombit shqiptarë. Halim Spahia së bashku me Selman Rizën,Ejup Binakun etj.themeluan më 1943 në Gjakovë, Lëvizjën Nacionale Demokratike Shqiptare (LNDSH-ën) dhe njëherit Halim Spahia ishte kryetar i parë i Komitetit Qendror të LNDSH-ës, të cilën e udhëhoqi guximshëm derisa qe gjallë. Njëherit ai ishte edhe delegate i Gjakovës në Kuvendin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit ku dha një kontribut të veçantë.
Halim Spahia në Konferencën e Këshillave Popullore të rretheve të Kosovës të zhvilluar më 19-24 mars 1945 në Prishtinë, iu kundërvua energjikisht aneksimit të Kosovës dhe të tokave të tjera shqiptare nga Jugosllavia e ANOJ-it(Këshilli anti-fashist popullorë për çlirimin e Jugosllavisë) , si dhe iu kundërvua kthimit të kolonëve serbo-malazezë ne Kosovë të cilët kishin grabitur tokat e shqiptarëve autoktonë gjatë sundimit të Mbretërisë së SKS nëpërmes të kolonizimit dhe të "Reformës agrare",dhe për këtë arriti që aty të bindë me fakte shumicën dërrmuese të delegatëve, që iu bashkangjitën këtyre kërkesave vendosura të Halim Spahisë.
Takimi me Josip Broz Titon
RedaktoNë Delegacionin e parë të shqiptarëve të Kosovës, i cili shkoi në Beograd te Josip Broz Tito më 4 prill 1945, merrte pjesë edhe Halim Spahia. Ai shprehu haptas mospajtimin dhe kundërshtoi vendosmërisht me fakte aneksimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale, duke kërkuar njëherit mbetjen e saj në përbërje të Shqipërisë etnike. Ai këtu në zemër të Serbisë, në prezencën e J.B.Titos dhe të udhëheqësve më të lartë jugosllavë e të Serbisë, kërkoi përfilljen e të së drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve të garantuar me Kartën e Atlantikut dhe Rezolutën e Konferencës së Bujanit, për realizimin e të cilës ishte garante edhe Jugosllavia e Re, pra kërkoi bashkimin e pjesës së ndarë me Amen e tyre.
Pergjigje të rrepta të Halim Spahisë Pas arsyetimit të J.B.Titos "Se ishin marrë vesh (J.B.Tito) me Enver Hoxhën që për shkak të rrezikut që do t'u kanosej fryteve të LNÇ nga reaksioni shqiptar në Kosovë dhe Shqipërinë Veriore, të mbetet përkohësisht Kosova në përbërje të Jugosllavisë së Re". Atëherë, Halim Spahia parashtroi kërkesën për krijimin e një Republike të veçantë unike për shqiptarët e mbetur në Jugosllavi. Mirëpo edhe kjo kërkesë hasi në kundërshtim të J.B.Titos dhe të udhëheqësisë më të lartë Jugosllave e të Serbisë, me motivacion se shqiptarët nuk kanë të drejtë që të kenë republikën e tyre në Jugosllavi, pasi nuk janë komb, por pakicë kombëtare. Pas këtyre replikave të rrepta të Halim Spahisë me udhëheqësinë në të lartë Jugosllave e të Serbisë, ky e lëshoi këtë takim, duke deklaruar në dalje publikisht para tërë asaj turme që priste para rezidencës, rezultatet e këtij takimi historik për ardhmërinë e Kosovës, me këto fjalë: "Po ju njoftoi se prej sot e pati Kosova, sepse ajo është shitur". Kryetari i Delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, renegati Mehmet Hoxha, u mundua që të bind Halim Spahinë për të shkuar bashkarisht në Presidiumin e Serbisë që të nënshkruajnë hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale. Mirëpo, Halim Spahia pa u hamendur, iu drejtua anëtarëve të delegacionit që gjendeshin aty me këto fjalë: "Ne erdhëm te J.B. Titoja që t'i parashtrojmë kërkesat tona të vendosura që nuk u morën në shqyrtim dhe nuk kemi pse të shkojmë në Presidiumin e Serbisë, apo gjetiu në Beograd. Ejani burra të shkojmë sa më parë në Kosovën tonë, se na presin punë të mëdha dhe tejet urgjente për ardhmërinë e kombit tonë". (Nga deklarata e anëtarëve të Delegacionit: Qamil Luzha, Vesel Rexhepi dhe Ukë Sejdi Grabanica).
Takimi me Enver Hoxhën
RedaktoMenjiherë pas largimit nga rezidenca e J.B.Titos, Halim Spahia, së bashkut me Qamil Luzhën, vajtën në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku bisedoi haptas me Ambasadorin e atëhershëm të Shqipërisë- Hysni Kapon, Ramadan Çitakun (Atashe Ushtarak) dhe Vasil Konomin (Sekretarin e Parë të Ambasadës Shqiptare në Beograd). Ambasadori Hysni Kapo më këtë rast i tha Halim Spahisë: "Halim, pse kërkoni të bashkoheni me ne(Shqipërin), kur Shqipëria së shpejti po hyn në përbërje të Jugosllavisë së Re si Republikë e Shtatë". Me këtë rast, Halim Spahia reagoi shpejt dhe shumë ashpër me këto fjalë: "Shiqo Hysni Kapo, së parit të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një Shqipëri unike, dhe pastaj të shkojmë ku të shkojmë bashkarisht e jo kurrsesi kështu të coptuar". Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t'u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhes për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur.
"Gjyqi" ndaj Halim Spahisë
RedaktoHalim Spahiu edhe pse ishte shtetas shqiptar u ekstradua nga Shteti Shqiptar sipas një urdhëri sekret të koduar (shifruar) nga vetë Enver Hoxha.
Në deklaratën me shkrim e Zylfi Sali Lamit, shefit të SEMP-it për Qarkun e Kukësit: "Në muajin qershor 1945, erdhën në Kukës Shefi i OZN-ës për Kosovën Çedo Mijoviq e Nazmi Kursani dhe kërkuan që ta arrestoja dhe t'ua dorëzoja Halim Spahinë, që ato ditë ishte në Kukës. Sipas tyre, "do të gjykohej se paska krijuar një organizatë kundërshtare ndaj Shtetit. Unë nuk pranova që ta arrestoja Halim Spahinë dhe as nuk lejoja, sepse është shtetas shqiptar e nuk mundet të lejohet pa marrëveshje ndërkombëtare. Ata u zemëruan pa masë dhe thanë që edhe këtë do ta bëjmë...".
Pasi Zotëri Zylfi Lami nuk deshi që tua dorzoj Halim Spahiun, erdhi një telegram nga ish-Ministëri i Punëve të Brendshme Koçi Xoxe i cili urdhëronte arrestimin dhe dorëzimin e Halim Spahisë te jugosllavët.
Zylfi Lami i tha Halim Spahisë për këtë ,dhe poashtu i tha që të largohej sa më parë, mirëpo Halim Spahia nuk deshi të largohej sepse besonte në pafajsinë e tij.
Autoritet shqiptare ua dorëzuan Halim Spahiun në Kukës oficerëve te OZN-ës(Shërbimi sekret Jugosllav): Çedo Mijoviqit dhe Nazmi Kursanit.
Halim Spahia u gjykua nga Gjyqi Ushtarak në Procesin e Prizrenit më 27.IX.1945, ku prokuror ishte Ali Shukriu, kurse kryetar gjyqi ishte Hivzi Sylejmani, ndërsa gjykatës ishin: Qamil Brovina, kolonel i APJ-së dhe Kolë Shiroka. Këta e dënuan atë me vdekje.
Halim Spahia u pushkatua më 16 shkurt 1946 në vendin e quajtur “Shenjtaria” ne Taukbahqe në Prishtinë.Ai u pushkatua bashkë me Anëtarët e KQ te LNDSH-së: Tahir Dedën, Rexhep Kabashin, Rifat Krasniqin, Kajtaz Ramadanin dhe Sefedin Ahmetin