Hamëz Jashari

ushtar kosovar

Hamëz Jashari (1950 – 1998) ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllau i kryekomandantit të UÇK-së Adem Jasharit. Lindi më 1950 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 Mars 1998 po në të njejtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas vdekjes, iu dha Urdhëri Hero i Kosovës.

Hamëz Jashari
Hamëz Jashari monument in Skënderaj - Srbica.jpg
Monumenti i Hamëz Jasharit në Shkollën e Mesme të Skenderajit
Lindi më 1950
Vendlindja Prekaz, Republika e Kosovës
Vdiq më 7 Mars 1998
Vendvdekja Prekaz, Kosovë
Profesioni Ushtarak
Vitet aktiv 1991 - 1998
Organizata UCK KLA.svg Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
Titulli Komandant
Çmime Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Hamëz Jashari ishte djali i dytë i mësuesit Shaban Jashari. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, Shkollën e mesme në qytetin e Skenderajit dhe i ndoqi mësimet në Shkollën e lartë Ekonomike. Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj. Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur. I pëlqente shumë edhe teatri, gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur. Ishte i martuar me Feride Mecinin nga Klina e Epërme e Skenderajit dhe patën nëntë fëmijë. Më 30 janar 1991 Hamëz Jashari iu bashkua vëllait të tij Adem Jasharit dhe s'ju nda deri në vdekje. Hamëz Jashari sëbashku më vëllain e tij Ademin morën pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake jugosllave.

Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Hamëz Jashari ra dëshmorë sëbashku me 56 anëtarët e familjes së tij, përfshirë edhe babai i tij Shaban Jashari dhe vëllai Ademi. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm vajza e tij Besarta Jashari e cila asokohe ishte vetëm 11 vjeçare. Ky është rast unikat në historinë e Luftës së Kosovës. Familja Jashari u bë gurthemel i fortë i Pavarësisë së Kosovës.

ReferimeRedakto