Hasan Moglica (1854-15 qershor 1915), i njohur ndryshe si Hoxhë Moglica është një patriot e dijetar i shquar shqiptarë. Ai u lind në Moglicë/Okshtun, Dibër, Shqipëri (pas 1991-it nën administrimin e Prefekturës Elbasan) - në një familje me ndjenja të larta patriotike. Hasan Moglica është një hero shqiptarë, mësues, filozof, luftëtar dhe patriot i shquar [1], i cili: hapi shkollën e parë shqipe në distriktin e tij; dhe pasi refuzoi ofertën serbe që të shiste pjesë të truallit shqiptarë u torturua dhe varros për së gjalli [2][3].

Hoxhë Hasan Moglica

Hasan Moglica: Figurë Kombëtare Shqiptare

Redakto

Hasan Mogica (l. 1854- v. 1915) është një figurë kombëtare e kombit shqiptarë. Më 1876 mbario studimet e mesme në Elbasan duke marrë titullin "Hoxhë" ("Mësues"). Në vitin 1879 mbaroi studimet e larta në Stamboll, Turqi në degët inxhinjeri dhe teologji. Nga viti 1876 deri në rënjen heroike ai mbeti mësues i gjuhës shqipe kudo që shkeli. Ai thirret nga populli edhe me titullin Mësues/Hoxhë.[4][5] [6]

Burri i madh Hasan Moglica, ishte delegat i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si edhe me Abdyl Frashërin në Moglicë/Dibe dhe në Prizren. Ndërkohë, pas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit për çështjen shqiptare, ngjarjet në Ballkan rrodhën në mënyrë të atillë që të krijoheshin kushtet për mbajtjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku së bashku me delegatët e tjerë të Dibrës, mori pjesë dhe atdhetari Shqiptar Hoxhë Moglica. Ai shoqëroi në krahinën e Gollobordës dhe në Okshtun ideologun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Abdyl Frashërin, i cili pasi bujti dy netë në shtëpinë e Hasan Moglicës - udhëtuan dhe morën pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.[7][8]

Burri i madh Hasan Moglica e ushtroi veprimtarinë e tij patriotike kombëtare dhe arsimdashëse në gjuhën shqipe jo vetëm në Moglicë/Dibër, Okshtun, Gollobordë, Dibër, Librazhd, Elbasan, Tiranë, Shkodër, por edhe në Stamboll, Sofje, Dibra e Madhe, Prizren, etj.[9] Ai ka orgaznizuar Kuvendin tek Fusha e Moglicës (Okshtun) si edhe Kuvendin tek Fusha e Klenjës, si edhe ka marrë pjesë në të gjitha betejat e zhvilluara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si dhe ishte delegat në Kongresin e Manastirit, etj[10]

Atdhetari i shquar Hasan Moglica u torturua dhe varros akoma pa i dalë shpirti me 15 qershor 1915 tek "Ara e Shermetit" në Moglicë, (Zona e Okshtunit), Dibër. Me respekt të lartë nga dibranët - ai u rivarros me datë 17 qershor 1915 në varrezat e Moglicës së Dibrës.[1][11]

Republika e Shqipërisë e ka shpallur Dëshmorë i Kombit - dhe eshtrat e tij janë revarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Rrethit të Dibrës në Peshkopi.[11],[1]

Hasan Moglica është shpallur në anketën publike të gazetës Dibra Dibrani më i shquar i shekullit XXI.[12]

Amanetet e Hasan Moglicës

Redakto

Patrioti i madhërueshëm shqiptarë Hasan Moglica, pas torturave makabre serbe - është varrosur i gjallë nga armiqtë - duke lënë një amanet: Një Komb; Një Gjuhë; Një Flamur[1].

Amaneti i fundit Hoxhë Moglicës së Okshtunit: Rroftë Shqipëria![13]

Këngë dhe poezi dedikuar Hasan Moglicës

Redakto

Shkrimtari shqiptaro-kanadez Elliott Moglica, në Kapitullin e IX-të të librit akademik "Burri i madh Hasan Moglica (1854-1915)", nga faqet 566-567 i dedikon heroit, edukuesit, filozofit, rilindasit, luftëtarit dhe patriot të madhërueshëm shqiptar Hasan Moglica - edhe këto vargje vullkanike[1] :

“Jam gdhendur nga Shqiponja!”:
Jam stërnip i Hasan Moglicës së Shqipërisë,
brez pas brezi për çlirimin e tokave të Arbërisë
Këndon vajtueshëm Dibra për groposjen të gjallë:
“Qoftë bekuar shpirti i këtij burri të rrallë!”
Viti njëmijë e tëtëqind e pesëdhjetë e katër ishte,
në një konak Dibre, gëzim t’madh kishte.
Në kullën prej njëzet e tetë dhomash prej guri,
u lind Hasan Moglica: dijetari, patrioti e burri.
Abetaret shqipe n’thasë sheqeri i solle,
lulzimin e diturisë shqiptare e mbolle.
Abetaren shqipe i fshehe tek Shkëmbi i Patës,
s’ju besove as rrezeve t’ditës e as yjeve t’natës.
Përjetë do të mbetesh një kandil i ndezur i lirisë!
Si pjesëtar i gjakut gurgullues së Shqipërisë,
mpreha penën për bashkimin e tokave të Arbërisë
-Qofsh bekuar o trualli i Nënë Shqipërisë!
Jam stërnip i Hasan Moglicës së mençurisë,
I atij që ktheu shtëpinë e vet në vatër të diturisë.
Jam sërnipi i atij që e hapi edhe gropën vetë,
Që toka shqiptare të rrojë përjetë!
Betohem se natë e ditë të zgjuar më ke,
Qofsh bekur i argjendi -Atdhe!
Betohem se kurrë s’e harroj se ku kam le’,
Qofsh bekuar i ëmbli Mëmëdhe!
Si pjesëtar i gjakut shekullor të Shqipërisë,
jam si vullkani për bashkimin e tokave të Arbërisë
Si stërnip i Hasan (Hoxhë) Moglicës së Shqipërisë,
jam si tërmeti për shkundjen shekullore të padrejtësisë.
O babagjysh, shpirtit tënd po i betohem:
Do bëhem i fortë si guri e s’do të lotohem,
pasi kam qenë, do të jem e do të mbetem:
një këmborë në kërkim të drejtësisë!
një kandil i ndezur i lirisë!
gjithmonë ballëlart bir i Arbërisë!
-Qofsh bekuar, o trualli i Nënë Shqipërisë! [14]

Bibliografi

Redakto
  • Zotaj, Bernard. Prof. as. Dr. "Hoxhë Hasan Moglica Klerik dhe luftëtarë i shquar për lirinë dhe gjuhën shqipe". Rruga e Arberit korrik 2012: 21.
  • Ramçi, Valbona. Hoxhë Hasan Moglica Klerik dhe luftëtarë i shquar për lirinë dhe gjuhën shqipe (monografi). Tiranë: Geer, 2012
  • Traboini, Kolec. "Amaneti i Hoxhë Moglicës së Okshtunit: Rroftë Shqipëria!" nëntor 2008.
  • Cami, Sakip. Hoxhë Moglica, klerik dhe luftëtarë." Tiranë: Rruga e Arbërit,qershor 2011, 19, 21.
  • Moglica, Elliott. Burri i madh Hasan Moglica (1854-1915). (Biografi e plotë: historike, akademike dhe referuese - 684 faqe). Toronto & Tiranë: shtator 2012: 22. [9]
  • Shoqata Stebleva. Hasan Moglica klerik dhe dijetar i shquar. [10].
  • Bibloteka e Kongresit Amerikan/ Library of Congress Online Catalogue. Online. [11]

Zinxhirë të jashtëm

Redakto
  • Facebook: Hasan Moglica (1854-1915) [12]
  • Twitter: Burri i madh shqiptarë Hasan Moglica (1854-1915) [13]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e [1] "Burri i madh Hasan Moglica (1854-1915)". (Biografi e plotë: historike, akademike dhe referuese - 684 faqe) shkruar nga autori shqiptaro-kanadez Elliott Moglica). Tiranë: Rruga e Arbërit, shtator 2012: 22.
  2. ^ Valbona Ramçi. Hoxhë Hasan Moglica - Klerik dhe luftëtarë i shquar për lirinë dhe gjuhën shqipe (monografi). Tiranë: Geer. fq. 160. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Elliott Moglica (2001). Gjithë bota në Kosovë (vëllim poetik). Tiranë: Lumo Skendo. fq. , 95-96. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Burri I ndritur me gjykim atdhetar. Stebleva, korrik 2012:5
  5. ^ [2] Arkivuar 5 tetor 2012 tek Wayback MachineHasan Moglica: Klerik dhe dijetar i shquar
  6. ^ [3][lidhje e vdekur]Burri I ndritur me gjykim atdhetar. Stebleva, korrik 2012:5
  7. ^ [4] Arkivuar 25 janar 2016 tek Wayback Machine "Hoxhë Moglica, Klerik dhe luftëtarë". Tiranë: Rruga e Arbërit, qershor 2011, 19, 21
  8. ^ Burri I ndritur me gjykim atdhetar. Veterani, 14-31 gusht 2012:1, 8
  9. ^ "Shoqata Stebleva: Hasan Moglica klerik dhe dijetar i shquar.". Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2012. Marrë më 23 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ [5]
  11. ^ a b [6] Arkivuar 25 janar 2016 tek Wayback Machine "Rruga e Arbërit", qershor 2011, 19, 21
  12. ^ [7] Arkivuar 25 janar 2016 tek Wayback Machine"Rruga e Arbërit",qershor 2011, 19, 21
  13. ^ [8]
  14. ^ Library of Congress Online Catalogue. Online