Hasmik Papian (lindur në 2 shtator 1961)[1] është një soprano armene. Ajo u nderua me çmimin Artistja e vitit për Armeninë në 2014. Papian u emërua si Ambasadore e Kulturës për Armeninë në botë nisur nga kontributet e saj në kulturën armeniane në 2005.[2]

Hasmik Papian
Background information
Lindi(1961-09-02)shtator 2, 1961
OrigjinaYerevan
Websitewww.Hasmik-Papian.com

Ajo është përshkruar nga The Washington Post si "Norma më e mirë që jeton"[2]

Biografia Redakto

Hasmik Papian lindi në Jerevan, Armeni (dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik) në 2 shtator 1961. Ajo nisi të kultivojë dashurinë për muzikën kur nisi dhe të luajë violinën në moshën 5 vjeçare. Papian përfundoi gjimnazin “Akademia Komitas” në Jerevan në fillim si violiniste e më pas si këngëtare. Miqtë e saj e nxisnin vazhdimisht që ajo ti dedikohej këndimit, sikurse dhe Tatevik Sazandaryan, drejtues i Departamentit të Vokalit në Komitas, i kishte thënë Papiasit që të studionte këndim pasi e dëgjoi disa herë duke kënduar.[3]

Pas debutimit të saj në Operën Ndërkombëtare në Armeni, ajo u ftua si soliste në Operën në Bonn si dhe në “Deutsche Oper am Rhein”, Düsseldorf, Gjermani. Së shpejti ajo nisi dhe karrierën ndërkombëtare duke bërë paraqitje në dhjetëra teatro, duke përfshirë dhe skena operistike dhe salla koncertesh prestigjioze në botë sikurse “Metropolitan Opera” dhe “Carnegie Hall” në Nju-Jork, “San Francisco Opera”, “Washington National Opera”, “La Scala” në Milano, “Opéra Bastille” në Paris, “Gran Theatre del Liceu” në Barcelonë si dhe shumë opera në Mynih, Stuttgart, Hamburg, Dresden dhe Berlin.[4]

Momentalisht ajo jeton në Vjenë, Austri së bashku me bashkëshortin Konrad Kuhn, një dramaturg i cili punon pr dhjetëra teatro evropiane sikurse janë “Opera House” në Zyrih,[5] si dhe së bashku me vajzën e tyre Siranoush, lindur në 2001.Bashkëshorti i saj shkruajti një libër që përfshin përkthimin në gjermanisht të një serie poemash për poeten armeniane Yeghishe Charents. Papian e konsideron Jerevanin si qytetin më të dashur për të dhe është shprehur se “Kurrë nuk e kam braktisur Armeninë. Gjithnjë e shoh mungesën time në Armeni si një udhëtim biznesi”. Ajo e viziton rregullisht vendlindjen e saj dhe planifikon të jetojë në Armeni në fund të karrierës së saj.

Repertori Redakto

Repertori i saj varion nga Donna Anna (Don Giovanni) e Mozartit, Mathilde (William Tell) nga Rossini, Rachel (La Juive) nga Halévy dhe Micaëla (Carmen) nga Bizet, duke kaluar tek Mimì (La Bohème) nga Puccini, Magda (La Rondine), Tosca, Madama Butterfly, Ponchielli's Gioconda (La Gioconda), dhe Margareta/ Elena (Mefistofele) nga Boito deri tek Lisa (The Queen of Spades) e Çajkovskit dhe Senta (The Flying Dutchman) e Richard Wagner. Ai përmban dymbëdhjetë role të Verdit: La Traviata, Desdemona (Otello), Aida, Leonora (Il Trovatore dhe La forza del destino), Elisabetta (Don Carlo), Elena (I vespri siciliani), Amelia (Simon Boccanegra), Elvira (Ernani), Lady Macbeth, Abigaille (Nabucco), Odabella (Attila) si dhe Requiem. Një pjesë qendrore për të është Norma e Bellinit; ajo është shfaqur në këtë rol, ndër të tjera, në Volksoper në Vienë, Regio të Torinos, në Montreal, Baltimore, Detroit, Denver, Washington, DC dhe në Metropolitan Opera në Nju Jork, në Opéra de Marseille, Opéra de Montpellier, në festivale Chorégies d'Orange (jug të Francës) dhe Luglio Trapanese (Sicilia), në Mannheim, Stuttgart, St. Gallen, Split, Rotterdam dhe në De Nederlandse Opera Amsterdam. Prodhimi i Amsterdamit është publikuar në DVD në tetor 2006. Në janar të vitit 2009, ajo ka shtuar një rol të ri të këngës në repertorin e saj: Mbretëresha Elizabeta I në Roberto Devereux të Donizetti (debutuar në The Dallas Opera).

Referime Redakto

  1. ^ ՀԱՍՄԻԿ ՊԱՊՅԱՆ Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine (Armenian)
  2. ^ a b Joy, Negar (2003). "Diva with a Heart Supports Women in Armenia" (PDF). Washington, D.C.: Armenian American Cultural Association. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 prill 2014. Marrë më 10 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Avanesian, Tenny (10 maj 2008). "Soprano Hasmik Papian reigns supreme" (PDF). Armenian Reporter. Washington, D.C. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 dhjetor 2010. Marrë më 10 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Papian biography". Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2014. Marrë më 7 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Hasmik Papian hones Vancouver Opera's high priestess, Norma". Straight.com. 25 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2014. Marrë më 10 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

External links Redakto