Gjendeni te artikulli Haxhilëku - isitucion islamik. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Ditët në Haxhxh

Haxhi ose Haxhilëku (arabisht: حج‎‎ Ḥaxhxh "pelegrinazh", turqisht: Hac) është pelegrinazhi i myslimanëveMekë. Si një nga pesë shtyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë muslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre.

All-llahu xh. sh. në suren Ali Imran, ajetet 96/97, thotë : "Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që ungrit në Bekë (Meke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut xh.sh., vizita e shtëpis (Qabes) është obligim pët ata që kanë mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". Këto dy ajete argumentojnë qartë mbi obligimin e haxhit, që duhet kryer sipas mundësive. Haxhi duhet kryer një herë në jetë, e kush ka mundësi edhe më shumë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit paqa qoft mbi të i cili thotë : "Haxhi, është një herë në jetë, e kush e përsëritë bën punë të mirë". Sipas mundësisë haxhin duhet kryer në atë kohë kur të arrijnë mundësitë materiale dhe shëndetësore. Nuk duhet vonuar edhe ky është urdhëri i pejgamberit alejhisselam i cili thotë: "Shpejtoni për në haxh, se askush nga ju nuk di se çka mund t'i ndodhë". Haxhi është bërë obligim në vitin e nëntë të hixhretit.

HistoriaRedakto

 
Një fotografi e Xhamisë së Shenjtë (viti 1907).

Forma e sotme e haxhit është themeluar nga Muhammedi.[1] Sidoqoftë, sipas Kuranit, elemente të haxhit datojnë që nga koha e Ibrahimit. Sipas traditës islame, Ibrahimi u urdhërua nga Allahu për të lënë vetëm në shkretëtirën e Mekës së lashtë, gruan e tij Haxheren dhe djalin e tij Ismailin. Në kërkim të ujit, Haxherja dëshpërimisht vrapoi shtatë herë mes dy kodrave, mes Safasë dhe Merves, por nuk arriti të gjej ujë. Duke u kthyer e dëshpëruar kah Ismaili, ajo pa që fëmija po gërryente tokën me këmbën e tij dhe një burim uji u hap nën këmbën e tij.[2] Më vonë, Ibrahimi u urdhërua të ndëroj Qabenë (të cilën e bëri me ndihmën e Ismailit) dhe të ftoj njerëzit që të bëjnë pelegrinazh aty.[3] Kurani i referohet këtyre ngjarjeve në ajetet 2:124–127[4] dhe 22:27–30.[5] Thuhet se meleku Xhebraili solli Gurin e Zi nga Qielli për ta vendosur në Qabe.[3]

Në Arabinë paraislame, në kohën e njohur si xhahilija, Qabeja ishte e rrethuar nga idhujt paganë.[6] Në vitin 630, Muhammedi udhëhoqi ndjekësit e tij nga Medina në Mekë, për të pastruar Qabenë duke shkatërruar të gjithë idhujt paganë.[7] Në vitin 632, Muhammedi bëri pelegrinazhin e tij të vetëm dhe të fundit së bashku me një numër të madh ndjekësish dhe i udhëzoi ata mbi ritualet e haxhit.[8] Ishte kjo pikë, ku haxhi u bë një nga pesë shtyllat e fesë islame.

Gjatë mesjetës, pelegrinët mblidheshin në qytetet e mëdha të Sirisë, Egjiptit, dhe Irakut për të shkuar në Mekë në grupe dhe karvane që përbëheshin nga dhjetëra mijëra pelegrinë,[9] shpesh nën kujdesjen e shtetit.[10] Karvanët e haxhit, sidomos me ardhjen e Sulltanatit Memluk dhe pasardhësit të tij, Perandorisë Osmane, u përcillte nga një forcë ushtarake e shoqëruar nga mjekë nën komandën e Emir el-haxhit (arabisht: أمير الحج‎‎, "komandanti i pelegrinazhit").[11][12] Kjo është bërë për të mbrojtur karvanet nga grabitës beduinë ose nga rreziqet natyrore,[11][12] dhe për të siguruar që pelegrinët janë furnizuar me dispozitat e nevojshme.[11] Udhpërshkruesit muslimanë si Ibn Xhubejri dhe Ibn Battuta kanë regjistruar me hollësi udhëtimet e haxhit gjatë mesjetës.[13] Karvanët ndoqën rrugë të mirëpërcaktuara, të njohura në arabisht si darb el-haxh (që do të thotë "rruga e pelegrinazhit").

Shih edheRedakto

ReferencatRedakto

  1. ^ "Hajj". Encyclopædia Britannica. 2014. Marrë më 12 gusht 2014. 
  2. ^ Haykal, Muhammad Husayn (1994). The Life of Muhammad. The Other Press. p. 29. ISBN 9789839154177. 
  3. ^ a b Peters, F. E. (1994). The Hajj: The Muslim Pilgrimage to Mecca and the Holy Places. New Jersey: Princeton University Press. pp. 4–7. ISBN 0-691-02120-1. 
  4. ^ Ajetet 2:124–127 124. Kur Allahu e provoi Ibrahimin me disa urdhërime, të cilat ai i plotësoi, Allahu i tha: “Unë do të të bëj ty imam (prijës) të njerëzve!” - “Po pasardhësit e mi?” - pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët.” 125. Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit, duke thënë “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vendfaljeje!” Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrijnë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur”. 126. Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai! 127. Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!
  5. ^ Ajetet 22:27–30 27. Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, 28. që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër! 29. Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le t’i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë. 30. Këto (janë urdhërimet). Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij. Ju janë lejuar bagëtitë, përveç atyre që ju janë thënë (se janë të ndaluara). Andaj, largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.
  6. ^ Al Mubarakpuri, Safi ur Rahman (2002). "Religions of the Arabs". The Sealed Nectar: Biography of the Noble Prophet. Darussalam. p. 45. ISBN 9960-899-55-1. Marrë më 6 October 2014. 
  7. ^ Husayn Haykal, Muhammad (2008). The Life of Muhammad. Selangor: Islamic Book Trust. pp. 439–40. ISBN 978-983-9154-17-7. 
  8. ^ Juan E. Campo, ed. (2009). Encyclopedia of Islam. Facts On File. p. 494. ISBN 978-0-8160-5454-1. 
  9. ^ Peters, F. E. (1994). The Hajj: The Muslim Pilgrimage to Mecca and the Holy Places. Princeton University Press. p. 164. ISBN 9780691026190. 
  10. ^ Juan E. Campo, ed. (2009). Encyclopedia of Islam. Facts On File. p. 283. ISBN 978-0-8160-5454-1. 
  11. ^ a b c Singer, Amy (2002), Constructing Ottoman Beneficence: An Imperial Soup Kitchen in Jerusalem, SUNY Press, p. 141, ISBN 9780791453513 
  12. ^ a b Phillipp, Thomas (1998), The Mamluks in Egyptian Politics and Society, Cambridge University Press, pp. 102–104, ISBN 9780521591157 
  13. ^ Peters, F. E. (1994). The Hajj: The Muslim Pilgrimage to Mecca and the Holy Places. Princeton University Press. p. 71. ISBN 9780691026190.