Historia e Austrisë
Pjesë të mëdha të Austrisë së sotshme në shekullin e VIII kanë qenë pjesë të Bavarisë gjatë Mbretërisë së Karlit Madh. Pjesa e sotmit e quajtur Austria e ulët ishte gjatë kësaj kohe pjesë lindore e mbretërisë frënge dhe që nga 856-ta ishte nën Marchia Orientalis (Karolie). Nga kjo pjesë edhe fillon krijimi i Austrisë së sotshme. Në të vërtet në vitin 907 këtë territor e marrin hungarezët. Me betejën në fushën Lechfeld më 995, mbretëria frënge ja arrin që të depërtoi në tokat e Austrisë në të cilat filluan të krijohen principata (gjer.:Herzogtürmen) dhe vendbanimet të feudalëve (gjer.: Markgrafschaften). Më këtë fillon edhe një vallë e popullzimit bavarianë.
962 - 1806
RedaktoNë vitin 976 Perandori Otto II ja dhuron tokat Marchia Orientalis një feudalit (Grafi) nga Babenberger-i dhe i epë këtyre tokave një titull (statut) (gjer.:Herzogtum). Në një dëftesë (dokument) të vitit 996 përmendet për herë të parë emri Ostarih (org.:Ostarrichi) për tokat Marchia Orientalis. Më vonë nga gjermanët kjo pjesë thirret Ystrajh (gjer.: Österreich) ndërsa në latinisht flitej për “tokën jugore” – Austria.
Pas feudalëve të Babenbergut më 1278 vijnë në fuqi Habsburgët, të cilët i zgjerojnë tokat e tyre deri në vitin 1526 dhe principatës ja japin titullin më të lartë (gjerm:: Erzherzogtum) dhe luajnë një rolë të rëndësishëm në klerin romakë të Papës. Që më parë feudali i Babenbergut i kishte bashkuar Austrisë tokat e krahinës Steiermark ndërsa Habsburgët ja bashkojnë asaj edhe krahinat: Kärnten, Tirol, Krain dhe disa toka tjera.
Që nga 1438 familja e principatës respektohej si të ishte një mbretëri gjermane e pranuar nga romakët. Ata në këtë kohë respektoheshin sikur të ishin perandor të gjermanëve.
Që nga fundi i shekullit XV e deri më 1690, tokat e Habsburgëve ishin gjithnjë të kërcënuara nga lufta me perandorin Osmane. Reformat e kishës filluara mirë, por ato ngadalësohen në shekullin e XVII . Me sanksionimin pragmatik në të gjitha tokat hynte në fuqi baza e një ligji të përbashkët. Në luftërat për trashëgimtarë të tokave në Austri si fitimtarë dalin familja e re Lothringen nga fisi i Habsburgëve.
Luftërat kundër Napolon Bonaopartes dhe kurorëzimi i tij shkaktuan që më 1804, perandori Franz II të marrë titullin e perandorit Franz I për tokat e trashëguara dhe më 1806 nën presionin e Napolonit të heq dorë nga titulli i perandorit të gjermanëve të pranuar nga kisha.
Perandoria Austro-Hungareze
Redakto- Shiko dhe : Beteja e Galicis
Perandoria e re Austriake përbëhej nga disa nacionalitete dhe shtrihej nga Böhmen-i dhe Mähren-i mbi republika e sotshme, Hungarinë deri në thellësinë e Ballkanit. Në vitin 1815 Austria e merr kryesin e Lidhjes Gjermane (gjer.:Deutsche Bund).
Pas shtypjes së revolucionit të marsit (1848) perandoria e siguron mbijetesën e saj për një kohë të gjatë. Po ashtu perandori ja arrin të shtypë kryengritjen e hungarezëve kundër zgjedhjes Austriake. Pas luftës së humbur të Lidhjes Gjermane të udhëhequr nga Austria kundër Prusisë më 1866 fituesi i luftës, Bismaku paraqet kërkesën e tij për shkapërderdhjen e lidhjes.
Më 1867 si kompensim thirret në jetë Perandoria e dyfishtë e Austro-Hungarisë nën perandorin austriak Kaiser Franz Joseph I i cili në të njëjte kohë merrej edhe si mbret i hungarezëve dhe ai duhej të mbetej në fuqi mi 40 vite. Pasi që gjatë këtyre vendimeve nuk ishin përfillur kërkesat e popujve “K.u.k” për më tepër pavarësi, vije deri te rrënimi po thuaj i perandoris.
Me atentatin e Sarajevës (1914) dhe me formimin e aleancave në Evropë fillon edhe lufta e parë botërore në fund (1918) të së cilës edhe shkatrohet “perandoria mbretërore”
Themelimi i Republikës (1918 – 1938) dhe aneksimi gjerman (1938 – 1945)
RedaktoNga mbeturinat e perandorisë Austro-Hungareze krijohen disa shtete si : Hungaria, Çekosllovakia si dhe Republika Gjermane e Austrisë. Në marrëveshjen Saint-Germain është futur ky emër i shtetit përkundër kërkesave për bashkimin me Republikën Gjermane. Më 21 tetor 1919-ës emri i saj ndryshohet në “Republika e Austrisë” dhe me kushtetutën e 1920-ës bëhet miratimi i saj. Gjendja e keqe ekonomike që e përfshiu pastaj Austrinë solli edhe krizën e cila përfundoj me fillimin e luftës qytetare më 1934.
Pas shpërndarjes së këshillit nacional më 1933 nga kancelari Engelbert Dollfuß në Austri krijohet një diktaturë austrofashiste. Më 1938 pason bashkimi i saj me Gjermanin fashiste. I linduri në Austri Adolf Hitleri e sakrifikon shtetin e vendlindjes për qëllimet e tija. Austri pastaj emërtohet si “Ostmarkt” e më vonë “ Donau-Alpen”.
Republika e re
RedaktoPas përfundimit të luftës së dytë botërore (1945) fuqitë fitues të luftës i rikthejnë shtetësinë Austrisë. Që më 27 prill u krijua qeveria në krye me kancelarin Karl Renner dhe proklamoi deklaratën e pavarësisë. Deri më 1955 kur nënshkruhet marrëveshja në mes të qeverisë dhe ushtrive fitimtare edhe Austria sikurse Gjermania ishte e ndarë në 4 zona të ushtrive fituese. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Austria deklarohet si shtet neutral dhe heq dorë nga bashkimi me shtetin e gjermanëve. Pas kësaj ushtritë e paktit e lëshojnë Austrinë si shtet sovranë. Me miratimin e “neutralitetit” më 26 tetor në kushtetutën e Austrisë në vitin 1967 vendoset që dita e nënshkrimit të jetë “Dita e Çlirimit”
Austria është njëra ndër themeluesit (1960) e EFTA-së. Për shkak të deklarimit si neutrale ajo kishte mundësin e këmbimit ekonomik me dy blloqet e krijuara pas luftës. Pas luftës së ftoftë (1991) çështja e neutralitetit e ka humbur rendësin në politiken e jashtme mirëpo kjo edhe më tutje ka rëndësi në qarqet e brendshme politike.
Më 1995 Austria hynë në Bashkësinë Evropiane dhe më 1999 futë në tregun e vetë euron si monedhë shtetërore.