Historia e fshatit Krivenik
Për historinë e vendbanimit Krivenik egzistojnë disa versione. Sot e këtë ditë nga më të moshuarit e vendbanimit por edhe banorët e tjerë mund të dëgjohen versione të ndryshme se si është krijuar vendbanimi, prej nga rrjedh emri Krivenik etj. Përveç gojëdhënave, historisë së Krivenikut i janë kushtuar rëndësi shumë të madhe sidomos në aspektin e luftës si vend historik. Kriveniku është një vendbanim i vjetër iliro – dardan , ku është zbuluar nekropoli (shek.II-III) në bregun e djathtë të lumit lepenc . Zbulimet e një llambe të qeramikës me ganiturë brezi të bronxit , pllaka stella prej guri, monedha bronxi në kët vendbanim tregojn edhe lashtësin e këtij vendi dhe autoktoninë e banorëve të saj. Në dokumentet e shkruara përmendet në regjistrin sumar turk të tokave të mëkëmbësit të Shkupit, Isa Beg-Is’hakut në vitin 1452 dhe kishte 30 shtëpi ,7 të veja e 2 beqarë , po ashtu në defterin e vitit 1468 kishte 33 shtëpi dhe 5 të veja. Sa i përket gjenezës së Emrit Krivenik, nuk ka të dhëna të mjaftueshme dhe të sakta për prejardhjen , mirëpo dihet se ky emër i vendbanimit Krivenikë është shumë i lashtë dhe baza eketij emir rrjedh nga fjala nikaj , në vilajetin e shkupit përmendet si vendbanim me emrin NIKAJ.
Historiku
RedaktoSipas një studimi të profesor Shaban Qupit Kriveniki e ka marë emrin nga një ndodhi në të kaluarën. Dy udhëtarë që e kishin marrë rrugën për të arritur në një vend të caktuar gjatë rrugëtimit të tyre janë ulur për të pushuar nën hyjen e një druri që ka qenë në oborr të xhamis, ati afër ka qenë një kro i ujit me mbishkrim NIKU që është ndërtuar nga banorët që në kohrat më të hershme .Me këtë rast ata e kanë shfryëtzuar kohën për të pushuar edhe për të ngrënë, ku me vete kishin vetëm bukë dhe gjat pirjes ujë në atë vend nga aj kro ata udhëtare u freskuan dhe vazhduan rrugën dhe pikrisht nga aj moment vendi ka shërbier si orientim për udhëtarët tjerë dhe është thënë “Mund të pini ujë tek kroji i nikut ,, Nga kjo mendohet se rrjedh edhe emri i vendbanimit Krivenik.
Gjatë shekujve të kaluar , ky vendbanim ka pësuar ndryshime si në numrin e banorëve të saj poashtu edhe në ngritjen ekonomike dhe shoqërore ,varësisht prej stuhive të kohës. Nëpër këto treva kanë kaluar shum ushtri pushtuese ,të cilat kanë lënë edhe gjurmët e veta ,por nuk kane arritur që ti shkulin shqipëtarët nga trojet e tyre të lashta. Shumë banorë të vendbanimit pas pushtimit serb të Kosovës dhe të këtyre trevave (1912),u vranë dhe udëbuan me dhunë për në Turqi, Maqedoni, Shqipëri dhe vende të tjera.
————————————————————
1.Prof.dr.Shaban Qupi dhe prof.sc. Emrush Dërnjani- “ Hani I Elezit me rrethinë ,, (2001) ,Prishtinë
Kjo dhunë dhe ky terror i pushtuesit serb mbi popullsinë e kësaj ane vazhdoi gjatë tër shek.XX-të. Gjatë këtij fundëshekulli , numri i popullsisë ka pësuar rënje pasi që shumë banorë migruan dhe disa u vranë ,kështu gjatë vitit 1991 Kriveniku kishte 789 banorë ndërsa në vitin 1999 kishte 411 banore shqipetar.
Sipas regjistrimit të fundit tani vendbanimi ka mbi 850 banorë me 250 shtëpi. Sipas rrëfimit të Musa Vilës ish imam i xhamis me vite të tëra tash në moshën 95 vjeqare thot se Banorët e Krivenikut asnjëher nuk janë dërzuar për vendin e tyre as në kohrat më të lashta as sot edhe pse kanë pasur një historik të hidhur , ata kan qen gjithmon nën sundimin e shum ushtrive siq ishin ushtria turke dhe ajo jugosllave ku në vitin 1690 vendi u djeg tërsisht.
Dashuria për atëdhen dhe vendlindjen nga banorët ka bërë që të kthehen në vendlindje dhe të mirren me bujqësi dhe blegtori ,ndërsa një numër i vogël ishin punësuar në ,,SHARR” në Han të Elezit dhe në ndërmarrje tjera prej nga e siguronin ekzistencën e familjeve të tyre. Në vitet e shtatëdhjeta, me hapjen e Universitetit të Prishtinës fillon ngritja e vetëdijes dhe përmirsimi i kushteve të shkollimit tek të rinjët e kësaj ane ,ku një pjesë e tyre i vazhduan studimet nëpër fakultete të profileve të ndryshme .Kjo bëri që vendbanimi Krivenik të jet njëri prej vendbanimeve më të shkolluara të rrethit të Hanit të Elezit , i cili ka kuadra të të gjitha profileve.
————————————————————
2.Po aty.
Poashtu me organizimin e lëvizjes për çlirim Kombëtarë nga pushtuesit serbosllavë , studentët dhe të rinjët e këtij vendbanimi dhanë një kontribut të rëndësishëm në luftën çlirimtare të UÇK-së ku shumë të rinjë morën pjes në luftimet me forcat serbe nëpër fronte të ndryshme të luftës nëpër Kosovë. Në altarin e lirisë ranë shumë dëshmorë , ku në mesin e tyre ishte edhe mësuesi Ilaz Thaçi i cili me vite të tëra sakrifikoi dhe nxjerri gjenerata të shumta nga ky vendbanim. Vendbanimi ndahej në dy pjesë më saktësisht në dy lagje që njiheshin si “mëhalla e epërme” dhe “mëhallën e poshtme ,,
Mëhallën e epërme e përbëjnë familjet e Berishve ,Thaçve ,Krasniqve ndërsa mëhallën e poshtme e përbëjnë familjet e Qajanve dhe ajo e Lecve. Si familje më të vjetra në vendbanim llogariten familja Krasniqi qe e tregon edhe vendosja e hershme e këtyre familjeve rreth lumit lepenc.Me kalimin e shekujve banorët e vendbanimit Krivenik kanë ndërtuar shtëpi në mënyr që sot vendbanimi të ketë këtë shtrirje hapësinore.
Përveç lagjeve që kanë toponimet e tyre, në vendbanimin Krivenikë edhe fushat, malet dhe bjeshkët i kanë toponimet e tyre. Kryesisht dominojnë fjalët shqipe në emërtimin e tyre mirëpo nuk mungojnë edhe sllavizmat. Sa i përket maleve dhe Fushave janë të njohura vendet si : Fusha e Frashnit,Ara te Vorret,Arat në Kisha,Shullani i Isbegut,Lapgjani,Ara e Biznakut,Kepi i Shipës,Lama e Spahisë,Lugi i Megjeve,Te Krojnat,Lugi i Sharovit,Kodra e Hurdhës,Shullani i Vneshtave,Arat e Katunit,Kodra e Rrahit,Arat e Gjata etj.
————————————————————
3. Rrëfimi I Imamit të xhamis Musa Vila në moshën 95 vjeqare.(15 maj 2012).
4.Prof.dr.Shaban Qupi dhe prof.sc.Emrush Dernjani ,,Hani i Elezit me rrethinë” (2001),Prishtinë -Toponimet në Vendbanimin Krivenik ..fq.61-64