Homsi
Homs ose Humus (Arabisht: حمص; më parë është quajtur Emesa (Greqisht: Ἔμεσα)[1] është qytet në perëndim të Sirisë, ndodhet 162 kilometra në veri të Damaskut. Para luftës, Homs ishte qendra kryesore e industrisë dhe popullësia ishte 652,609 në vitin 2004.[2] Homs ishte qyteti i tretë më i madh në Siri pas Alepos dhe Damaskut.
Homs حمص | |
---|---|
Njohur si | Qyteti i Bin Velidit |
Xhamia Halid bin Velidi | |
Koordinatat: 34°43′51″V 36°42′34″L / 34.73083°V 36.70944°L | |
Shteti | ![]() |
Sipërfaqja | 48 km2 |
Lartësia | 501 m (m.n.d.) |
Popullsia | 200,000 banorë |
Zona Kohore | EET (UTC+2) |
Verore | EEST (UTC+3) |
Prefiksi | +31 |
Koordinatat | 34° 43′ 51″ Veri 36° 42′ 34″ Lindje |
Homsi ose Himsi i njohur si Emisa është një qytet në Sirinë perëndimore dhe kryeqyteti Rajonit së Homsit . Është 501 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet 162 kilometra në veri të Damaskut. [3] I vendosur mbi lumin Oronte, Homsi është gjithashtu lidhja qendrore midis qyteteve të brendshme dhe bregdetit të Mesdheut.
DemografiaRedakto
Religjioni në Homs | ||||
---|---|---|---|---|
Synitët | 50 | % | ||
Krishterët | 30 | % | ||
Alevitë | 20 | % | ||
Në shekullin e 12-të, Homs ishte një nga qytetet më të mëdhaja në Siri me 7000 banorë. Në vitin 1785, popullësia në Homs ishte më shumë se 2000 dhe banorët janë ndarë mes krishterëve ortodoks të lindjes dhe muslimanëve. Në vitet 1860, popullësia u rrit në 15,000-20,000. Që nga viti 1907, popullësia u rrit në 60,000, e cila dy e treta e popullësisë kanë qenë muslimanë. Sipas regjistrimit të popullësisë më 2004, popullësia ka qenë 652,609, ku 51% kanë qenë meshkuj dhe 48.5% kanë qenë femra.[4]
SportiRedakto
Al-Karamah SC u themelua në vitin 1928 dhe është një nga klubet më të vjetër në Siri.[5] Ky klub ka fituar tetë tituj në ligën siriane dhe tetë tituj në kupën siriane. Klubi i dytë i cili është nga kjo qytet është Al-Wathba, e cila u themelua në vitin 1937. Stadiumi Halid Bin Velidi është stadiumi i tretë më i madh në Siri dhe ka 35,000 ulëse.
BinjakëzimetRedakto
ReferimetRedakto
- ^ Vailhé, Siméon (1909). "Emesa". Catholic Encyclopedia. Robert Appleton Company. Marrë më 26 shkurt 2009. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ 2004 census.
- ^ "Distance Between Main Syrian Cities". HomsOnline. 16 maj 2008. Marrë më 26 shkurt 2009. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ General Census of Population and Housing 2004 Arkivuar 31 korrik 2012 tek Archive.today. Syria Central Bureau of Statistics (CBS). Homs Governorate. (arabisht)
- ^ "Al-Karamah Sports Club". Welt Fussball Archive. Arkivuar nga origjinali origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 27 shkurt 2009. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)