Xhamia e Madhe e el-Nurit
Xhamia e Madhe el-Nuri (arabisht جامع النوري الكبير) e quajtur edhe Xhamia el-Nurit, është një xhami në Homs të Sirisë . Ajo është vendosur jashtë rrugës a-Shuhada, ngjitur me sukët historikisht të mbuluara të qytetit ("tregjet").
Xhamia e Madhe el-Nuri | |
---|---|
Emri amëtar جامع النوري الكبير | |
Lloji | Arkitekturë Islame |
Vendndodhja | Homs, Siria |
Stili arkitekturor | Zengide |
Historia
RedaktoFillimisht, nën Perandorinë Romake, Xhamia e Madhe ishte vendi i tempullit pagan të qytetit për perëndinë e diellit (" El-Gabal "). Tempulli i dha Emesas (Homsit) rëndësi në rajon si një qendër e rëndësishme paganizmi dhe një nga priftërinjtë e tij, Elagabalus, u bë Perandori i Romës . Tempulli i El-Gabalit u ndërtua nga Aureliani pasi ia atribuoi fitoren ndaj Zenobisë hyjnisë. [1]
Më vonë gjatë fazës bizantine të Perandorisë, tempulli u shndërrua në një kishë kushtuar Shën Gjon Pagëzorit gjatë sundimit të Teodosit I si pjesë e persekutimit të krishterëve ndaj paganizmit . Pasi qyteti u pushtua nga muslimanët, një e katërta ose gjysma e kishës u transformua në Xhaminë e së Premtes ( Jama'a Masjid ) të Homsit. Sipas gjeografëve të shumtë myslimanë, të cilët vizituan qytetin gjatë shekujve të sundimit islamik, një hajmali e bërë prej guri të bardhë qëndronte mbi portën e xhamisë përballë kishës. Ai përshkruante një imazh të një njeriu, të cilit pjesa e poshtëme e trupit i ngjante nje akrepi, dhe tradita vendase pretendonte se nëse një njeri do të goditej nga një akrep, ai duhet të merrte argjilën, ta shtypte mbi imazhin, pastaj ta shpërndante baltën në ujë dhe ta pinte . Më pas, dhimbja nga goditja do të pushonte dhe ai shpejt do të shërohej. [2]
Në vitin 1154, gjeografi mysliman el-Idrisi shkroi se xhamia ishte "një nga më të mëdhatë e të gjithë qyteteve të Sirisë". [3] Gjatë sundimit të sulltanit ZengidNuredin , midis 1146 dhe 1174, u ndërtua pjesa më e madhe e strukturës moderne dhe kështu i atribuohet emri "el-Nuri". Xhamia e Madhe i është nënshtruar një modifikimi të gjerë gjatë shekujve. [1]
Arkitektura
RedaktoStruktura e trupit të Xhamisë së Madhe të el-Nuri është e madhe dhe drejtkëndëshe dhe brenda xhamisë është oborr i së njëjtës formë. Objekti përfshin një tarracë të ngritur përgjatë murit, ndoshta duke përfaqësuar një pjesë të podiumit në të cilën do të qëndronte cella e tempullit pagan. Struktura të tjera të pavarura në oborr përfshijnë një shatërvan basalti të zbukuruar rëndë, ndoshta duhet të ketë qenë një sarkofag i vjetër. Kolona me kapitole Korinti rreshtohen pëgjatë murit, disa prej të cilave janë qartë me origjinë romake. Mihrabi i xhamisë përmban mbetje të mozaikut në harkun e tij. Hyrja kryesore e xhamisë është e harkuar, e zbukuruar me gurë të zinj dhe të bardhë, dhe të gdhendur me mbishkrime arabe në të dy anët. [1]
Referime
RedaktoBibliografi
Redakto- Dumper, Michael; Stanley, Bruce E.; Abu-Lughod, Janet L. (2007), Cities of the Middle East and North Africa: A Historical Encyclopedia (në anglisht), ABC-CLIO, ISBN 978-1-57607-919-5
- Mannheim, Ivan (2001), Syria & Lebanon Handbook: The Travel Guide (në anglisht), Footprint Travel Guides, ISBN 978-1-900949-90-3
- le Strange, Guy (1890), Palestine Under the Moslems: A Description of Syria and the Holy Land from A.D. 650 to 1500 (në anglisht), Committee of the Palestine Exploration Fund.