Hysen Qamili
Sulltan Hussein Kamel i Egjiptit (arabisht: السلطان حسين كامل, 21 nëntor 1853 – 9 tetor 1917) ishte Sulltan i Egjiptit nga 19 dhjetori 1914 deri më 9 tetor 1917, gjatë protektoratit britanik mbi Egjiptin. Ai ishte personi i parë që mbajti titullin Sulltan i Egjiptit që nga vrasja e Sulltan Tuman bay II nga osmanët në 1517 pas pushtimit të Egjiptit nga ana e tyre.
Husein Kamil | |
---|---|
Sulltani i Egjiptit dhe Sudanit | |
Mbretërimi | 19 dhjetor 1914 – 9 tetor 1917 |
Paraardhës | Abaz Pasha II (Hidivi i Egjiptit) |
Pasardhës | Fuad I |
Kryeministri | Husein Rushdi Pasha |
Bashkëshorte | Ain el-Hajat Ahmed (m. 1873; divorcuar) Melek Turhan (m. 1887) |
Fëmijë | Princi Kamal el Din Hussein Princesha Kazima Husain Princesha Kamila Husain Princi Ahmed Kazim Beu Princesha Kadria Husain Princesha Samiha Husain Princesha Badia Husain |
Dinastia | Dinastia e Muhamed Aliut |
I ati | Ismail Pasha |
E ëma | Nur Felek Kadën |
U lind | 21 nëntor 1853 Kajro, Ejaleti i Egjiptit, Perandoria Osmane |
Vdiq | 9 tetor 1917 (63 vjet) Kajro, Sulltanati i Egjiptit |
Varrimi | Xhamia el-Rifa'i, Kajro, Egjipt |
Jeta
RedaktoHussein Kamel ishte shqiptar dhe djali i dytë i hidivit Ismail Pashës, i cili sundoi Egjiptin nga viti 1863 deri më 1879. Ai u shpall Sulltan i Egjiptit më 19 dhjetor 1914, pasi forcat pushtuese britanike kishin rrëzuar nipin e tij, hidivin Abbas Hilmi II, më 5 nëntor 1914. Ndonëse paraqitej si rithemelimi i Sulltanatit të Egjiptit para-osman, sulltanati i sapokrijuar i Egjiptit do të ishte një protektorat britanik, me fuqi efektive politike dhe ushtarake të dhënë nga zyrtarët britanikë. Kjo i dha fund sovranitetit de jure osman mbi Egjiptin, i cili kishte qenë kryesisht nominal që nga marrja e pushtetit nga Muhamed Aliu në vitin 1805.
Pas vdekjes së Hussein Kamel, djali i tij i vetëm, Princi Kamal el Dine Hussein, refuzoi pasardhësin dhe vëllai i Husein Kamel, Ahmed Fuad u ngjit në fron si Fuad I.