Ndërdisiplinariteti
Interdisiplinariteti ose ndërdisiplinariteti (studimet ndërdisiplinore) përfshijnë kombinimin e dy ose më shumë disiplinave akademike në një aktivitet ose projekt shkencor hulumtues.[1] Ai përmbledh njohuri nga disa fusha të tjera si sociologjia, antropologjia, psikologjia, ekonomia etj. Më konkretisht interdisiplinariteti konsiston në një veprimtari krijuese e cila shkon përtej kufizimeve disiplinare. Interdisiplinariteti është i lidhur me një interdisiplinë ose një fushë ndërdisiplinore, e cila është një njësi organizative që kalon kufijtë tradicionalë midis disiplinave akademike ose shkollave të mendimit, pasi lindin nevoja dhe profesione të reja. Ekipet e mëdha inxhinierike zakonisht janë ndërdisiplinore, si p.sh. një central elektrik ose telefon celular apo një projekt tjetër që kërkon koordinimin e disa specialiteteve disiplinore. Megjithatë, termi "ndërdisiplinor" nganjëherë është i kufizuar vetëm në mjediset akademike.[2]
Përkufizimi
RedaktoTermi interdisiplinar (ndërdisiplinor) zbatohet në kuadër të fushës së arsimit, edukatës dhe pedagogjisë (shkencës mbi edukimin) për të përshkruar studimet që përdorin metoda dhe njohuri të disiplinave themelore ose fushave tradicionale të studimit. Interdisiplinariteti përfshin hulumtuesit, studentët dhe mësimdhënësit me qëllim të lidhjes dhe integrimit të disa shkollave akademike, profesioneve ose teknologjive - së bashku me perspektivat e tyre specifike - në ndjekjen e një detyre të përbashkët. Probleme të tilla si epidemiologjia e HIV / AIDS-it ose ngrohja globale kërkon të kuptuarit dhe njohjen e disiplinave të ndryshme për të zgjidhur probleme komplekse. Interdisiplinariteti mund të zbatohet kur lënda konsiderohet të jetë lënë pas dore ose edhe e keqinterpretuar në strukturën tradicionale disiplinore të institucioneve kërkimore, për shembull, studimet gjinore apo fusha e studimeve etnike. Interdisciplinariteti mund të zbatohet po ashtu edhe në tema komplekse që mund të kuptohen vetëm duke kombinuar perspektivat e dy ose më shumë fushave të caktuara shkencore.
Mbiemri interdisiplinare (ndërdisiplinore) përdoret më shpesh në qarqet shkencore e arsimore, kur hulumtuesit nga dy ose më shumë disiplina shkencore bashkojnë dhe modifikojnë qasjet e tyre në mënyrë që ato të jenë më të përshtatshme për problemin e caktuar. Në këtë mënyrë duke përfshirë mësimin ekipor, nga nxënësit kërkohet të kuptojnë një temë të caktuar në terma të disiplinave të shumëfishta tradicionale. Për shembull, tema e shfrytëzimit të tokës mund të duket ndryshe kur shqyrtohet nga disiplina të ndryshme, për shembull, biologjia, kimia, ekonomia, gjeografia dhe politika.
Shumica e disiplinave akademike i kanë rrënjët e tyre në sekularizimin e universiteteve në mes të shekullit XIX, kur kurrikulat tradicionale u plotësuan me mësimin e gjuhës dhe literaturës jo-klasike, shkenca shoqërore, shkencat politike, ekonomia, sociologjia, administrata publike, shkencat natyrore si dhe në disiplinat si teknologjia, fizika, kimia, biologjia dhe inxhinieria.
Para shekullit XX, kategoritë shkencore ishin të gjera dhe të përgjithshme, gjë që pritej për shkak të mungesës së interesit në shkencë në atë kohë. Me përjashtime të rralla, praktikuesit e shkencës prireshin të ishin amatorë dhe referoheshin si "historianë të natyrshëm" (historianë natyralë) dhe "filozofë të natyrshëm" (filozofë natyralë) - emërtime këto të cilat datojnë që nga koha e Aristotelit - në vend të emërtimit "shkencëtarë".[3] Historia natyrore i referohet asaj që tani i quajmë shkencat e jetës dhe filozofia natyrore që i referohej shkencës fizike aktuale. Pak mundësi ka ekzistuar për shkencën si një profesion jashtë sistemit arsimor. Arsimi i lartë ka ofruar strukturën institucionale për hulumtimin shkencor, aq sa edhe mbështetjen ekonomike. Vëllimi i informacionit shkencor ishte rritur shpejt dhe njerëzit e kuptuan rëndësinë e përqendrimit në fushat më të vogla të veprimtarisë shkencore. Për shkak të kësaj, u shfaqën specializime të reja shkencore. Ndërsa këto specializime u zhvilluan, disiplinat moderne shkencore në universitete u përmirësuan gjithashtu. Përfundimisht, disiplinat e identifikuara akademike u bënë themele për njerëzit me interesa dhe ekspertizë specifike të specializuara.[4]
Shih edhe
RedaktoBibliografia
Redakto- Association for Integrative Studies
- Center for the Study of Interdisciplinarity
- Centre for Interdisciplinary Research in the Arts (University of Manchester)
- College for Interdisciplinary Studies, University of British Columbia, Vancouver, British Columbia, Canada
- Callard, Felicity; Fitzgerald, Des (2015). Rethinking Interdisciplinarity across the Social Sciences and Neurosciences (në anglisht). Basingstoke: Palgrave Macmillan.
- Frodeman, R.; Mitcham, C. (vjeshtë 2007). "New Directions in Interdisciplinarity: Broad, Deep, and Critical". Bulletin of Science, Technology & Society (në anglisht). 27 (6): 506–514. doi:10.1177/0270467607308284.
- Franks, D.; Dale, P.; Hindmarsh, R.; Fellows, C.; Buckridge, M.; Cybinski, P. (2007). "Interdisciplinary foundations: reflecting on interdisciplinarity and three decades of teaching and research at Griffith University, Australia". Studies in Higher Education (në anglisht). 32 (2): 167–185. doi:10.1080/03075070701267228.
- Frodeman, R., Klein, J.T., and Mitcham, C. Oxford Handbook of Interdisciplinarity. Oxford University Press, 2010.
- Hang Seng Centre for Cognitive Studies Arkivuar 27 qershor 2006 tek Wayback Machine
- Harriss, John (2002). "The Case for Cross-Disciplinary Approaches in International Development". World Development (në anglisht). 30 (3): 487–496. doi:10.1016/s0305-750x(01)00115-2.
- Henry, Stuart (2005). "Disciplinary hegemony meets interdisciplinary ascendancy: Can interdisciplinary/integrative studies survive, and if so how?" (PDF). Issues in Integrative Studies (në anglisht). 23: 1–37.
- Interdisciplinary Arts Department, Columbia College Chicago
- Interdisciplinary Studies Project, Harvard University School of Education, Project Zero
- Jacobs, J.A.; Frickel, S. (2009). "Interdisciplinarity: A Critical Assessment" (PDF). Annual Review of Sociology (në anglisht). 35: 43–65. doi:10.1146/annurev-soc-070308-115954.
- Klein, Julie Thompson (1996) Crossing Boundaries: Knowledge, Disciplinarities, and Interdisciplinarities (University Press of Virginia)
- Klein, Julie Thompson (2006) "Resources for interdisciplinary studies." Change, (Mark/April). 52–58
- Kleinberg, Ethan (2008). "Interdisciplinary studies at the crossroads". Liberal Education (në anglisht). 94 (1): 6–11.
- Kockelmans, Joseph J. editor (1979) Interdisciplinarity and Higher Education, The Pennsylvania State University Press ISBN 9780271038261.
- Lipton, Michael (1970). "Interdisciplinary Studies in Less Developed Countries". Journal of Development Studies (në anglisht). 7 (1): 5–18. doi:10.1080/00220387008421343.
- Gerhard Medicus (2017). Being Human – Bridging the Gap between the Sciences of Body and Mind, Berlin VWB
- NYU Gallatin School of Individualized Study, New York, NY
- Rhoten, D. (2003). A multi-method analysis of the social and technical conditions for interdisciplinary collaboration.
- School of Social Ecology at the University of California, Irvine
- Siskin, L.S. & Little, J.W. (1995). The Subjects in Question. Teachers College Press. about the departmental organization of high schools and efforts to change that.
- Stiglitz, Joseph (2002) Globalisation and its Discontents, United States of America, W.W. Norton and Company
- Sumner, A and M. Tribe (2008) International Development Studies: Theories and Methods in Research and Practice, London: Sage
- Thorbecke, Eric. (2006) "The Evolution of the Development Doctrine, 1950–2005". UNU-WIDER Research Paper No. 2006/155. United Nations University, World Institute for Development Economics Research
- Trans- & inter-disciplinary science approaches- A guide to on-line resources on integration and trans- and inter-disciplinary approaches.
- Truman State University's Interdisciplinary Studies Program
- Peter Weingart and Nico Stehr, eds. 2000. Practicing Interdisciplinarity (University of Toronto Press)
- Peter Weingart and Britta Padberg, eds. 2014. "University Experiments in Interdisciplinarity - Obstacles and Opportunities", Bielefeld: transcript Verlag
Referime
Redakto- ^ Nissani, M (1995). "Fruits, Salads, and Smoothies: A Working definition of Interdisciplinarity". The Journal of Educational Thought (JET)/Revue de La Pensée Éducative (në anglisht). 29(2): 121–128 – nëpërmjet JSTOR.
- ^ Klein, Julie Thompson (1990). Interdisciplinarity: History, Theory, and Practice (në anglisht). Detroit: Wayne State University.
- ^ "How The Word 'Scientist' Came To Be". npr.org (në anglisht). National Public Radio. Marrë më 3 nëntor 2014.
- ^ Cohen, E. "Disciplinary Evolution and the Rise of Transdiscipline" (PDF) (në anglisht). Informing Science: the International Journal of an Emerging Transdiscipline.