Islami në Zelandën e Re është relativisht pak i përhapur dhe numëron rreth 36.000 pjesëtarë.

Një djalë mysliman në Xhaminë Canterbury, South Island, 2006.

Islami në Zelanda e Re u përhap me ardhjen e myslimanëve kinez që punonin si minatorë në vitin 1870s. Nga një numër i vogël i emigrantëve mysliman nga India dhe Evropa Lindore në fillim të viteve 1900 deri në vitet 1960. Në shkallë të lartë emigracioni mysliman filloi në vitet 1990 me ardhjen e emigrantëve dhe refugjatëve nga vende të ndryshme të rrënuara nga lufta.

E para organizatë myslimane në Zelandë u regjistrua në vitin 1950. Xhamia e parë është ndërtuar rreth vitit 1979.

Federata e Shoqatave Islamike e Zelandës së Re, u regjistrua në vitin 1979. President i parë u zgjodh Mazhar Krasniqi, shqiptar nga Kosova. Në vitin 2002 qeveri e Zelandës së Re Krasniqin e nderoi me medalje të shërbimit Queens.

Ndërmjet 1982 dhe 1999 Marhum Sheik Khalid Hafiz ishte udhëheqës i lartë fetar. Hafiz ka lindur në Indi dhe është shkolluar në Arabinë Saudite.

Myslimanë me influencë në Zelandë janë Mazhar Krasniqi (1931-), dhe të ndjerit Nazmi Mehmeti (1918-1995) dhe Avdo Musovich (1919-2001).

Referime

Redakto