Ismet Mustafa (22 Dhjetor 197016 Prill 1999) ishte një ushtar dhe luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 22 Dhjetor 1970 në fshatin ÇerkezKomunës së Kumanovës, në Maqedoninë e Veriut dhe ra dëshmorë më 16 Prill 1999Betejën e Koshares, gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në mbrojtje të kufirit Shqiptaro–Shqiptar.

Ismet Mustafa
Lindur më22 Dhjetor 1970
Çerkez, Komuna e Kumanovës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
Vdekur më16 Prill 1999
Koshare, Komuna e Gjakovës, Kosovë
Në aleancë me Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
GradaLuftëtar i Lirisë
NjësiaBrigada 138 "Agim Ramadani" (Koshare, Kosovë)
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Ismet Mustafa rrjedh nga një familje e varfër, por shumë bujare dhe me tradita patriotike. Babai i tij Esati dhe Nëna Kadrije kishin tre djem, Ahmetin, Ismetin, Sametin dhe një vajzë, Feriden, të cilët i rritën duke punuar punë mjaft të rënda.

Frymëzim i madh i Ismetit ishte edhe vepra e heroit kombëtar dhe Komandantit legjendar Ismet Jashari–Kumanova, i cili në vitin 1998 në KleçkëDrenicës kishte rënë dëshmorë. Ai ishte një idil për shumë të rinj e të reja të Kumanovës dhe rrethinës së saj, se si duhet luftuar kundër armikut. Vepra e tij kishte ndikuar shumë edhe te Ismet Mustafa.

Ismet Mustafa merr rrugë të mundimshme, së pari futet në Shqipëri, për t’iu bashkuar Brigadës 138 "Agim Ramadani”. Ai së bashku me shumë shokë tjerë zhvillojnë përgatitjet e duhura ushtarake dhe luftarake dhe më pastaj hyjnë në front kundër armikut. Alpet Shqiptare dhe rrugët e thepisura nëpër të cilat kalonte nuk paraqitshin ndonjë vështirësi, edhe pse Ismeti kishte jetuar në një ambient të rrafshët dhe krejt tjetër.

Por, dashuria ndaj atdheut dhe lirisë së saj e bënin granit dhe kurrë nuk dinte të lodhej. Ai kishte një moral të fortë dhe shpesh gjatë ndonjë problemi në front dinte t’ia thoshte edhe këngës. Ai nuk dinte të kthehej mbrapa, vullneti dhe dëshira për të hyrë në tokën e Kosovës për të zhvilluar beteja me armikun ishte e madhe. Dëshira e tij e madhe ishte që armikut t’i shkaktohet dëm i madh. Ai bashkë me shumë shokë tjerë të lirisë mori pjesë nëpër beteja të ndryshme që zhvilloheshin për rreth kufirit shqiptaro-shqiptar. Pas çdo fitore shtohej gëzimi dhe krenaria e tij për luftën e lavdishme të UÇK-së, kësaj ushtrie të lavdishme, e cila po luftonte me një armik më të fortë, por edhe shumë barbar.

Ëndrra e tij e madhe ishte liria e Kosovës, por edhe bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët, mirëpo më 16 prill 1999 gjatë Betejës së Koshares në Rrafshin e Dukagjinit, kjo ëndërr ishte shkëputur. Ai në betejë ballë për ballë me armikun serb ra dëshmorë heroikisht, duke ujitur këtë tokë edhe me një pikë gjaku më shumë. Trupi i tij i ri ra në altarin e lirisë, por ai mbeti përgjithmonë i pavdekshëm, sepse vepra e tij do të jetë mësim për gjeneratat e ardhshme. Tani trupi i tij pushon në varrezat e fshatit të tij të lindjes në ÇerkezKumanovës.

Burimi i të dhënave Redakto