JOQ Albania
JOQ Albania (shkurt për Jeta Osht Qejf) është një medium informativ online i bazuar në Shqipëri, në pronësi të JOQ GROUP EO. Përgjatë 11 viteve që nga krijimi i saj, JOQ Albania është prodhuesi më i madh në trojet shqipfolëse i lajmeve ekskluzive, politike, aktuale, virale, argëtuese, e informative nga bota.[1]
Webfaqja | JOQ Albania |
---|---|
Tipi i faqes | Platformë e lajmeve |
Gjuha(t) e gjendshme | Shqip dhe anglisht |
Lëshuar më | 5 shkurt 2010 |
Gjendja e tanishme | aktive |
Rrjeti
RedaktoRrjeti mediatik i shtrirë në rrjetet sociale në Instagram dhe Facebook, publikon përmbajtje origjinale në faqet zyrtare nga materialet e dërguara me burim popullin shqiptar.[2] JOQ Albania numëron mbi 2 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Ajo përfshin edhe 5 nënkanale të tjera si JOQ News, JOQ Sport, JOQ Travel, JOQ Maqedonia dhe JOQ Kosovo.[3]
Çmimet
RedaktoNë vitin 2012, JOQ Albania mori një çmim Guiness për statusin më të komentuar në botë me mbi 1 milion komente. Media është gjithashtu e njohur për qëndrimet kritike e opozitare ndaj qeverisë dhe politikës në tërësi, gjë që çoi në censurimin e fjalës së lirë të saj më 28 nëntor 2019 nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë e për pasojë, domeni kryesor i medias u bllokua pa vendim gjykate. Drejtuesit e JOQ Albania u shpallën në kërkim nga policia duke sjellë kështu edhe reagimin e organizatave ndërkombëtare mbi mbrojtjen ndaj gazetarëve. Ngjarja e rëndë në fjalë u kritikua nga Freedom of The Press, Reporters Without Borders, Këshilli i Evropës, etj.[4]
Referime
Redakto- ^ Halla, Barbara (29 prill 2022). "Comment: Disinformation in Albania Is an Internal Affair" [Koment: Dezinformimi në Shqipëri është një çështje e brendshme]. Exit News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2022. Marrë më 13 maj 2022.
- ^ "Zemljotresi prodrmali veći dio Crne Gore, u Albaniji više desetina povrijeđenih" [Tërmetet tronditën pjesën më të madhe të Malit të Zi, me dhjetëra të lënduar në Shqipëri]. Vijesti (në boshnjakisht). 21 shtator 2019. Marrë më 13 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ύποπτη Αλβανική προπαγάνδα, για δήθεν 'Έλληνες εξτρεμιστές, που είναι έτοιμοι να καταλάβουν την Βορ. Ήπειρο!'" [Propagandë e dyshimtë shqiptare, për të ashtuquajturit ‘ekstremistë grekë, të cilët janë gati të pushtojnë veriun. Kontinenti!']. Euro Post (në greqisht). 17 qershor 2020. Marrë më 13 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Στην Αλβανία στήνουν προβοκάτσια κατά των Βορειοηπειρωτών με καμένες σημαίες" [Në Shqipëri po bëhen provokime ndaj Vorioepirotëve me flamuj të djegur]. Tribune (në greqisht). 17 qershor 2020. Marrë më 13 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)